Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, ka reaguar për gënjeshtrën e italianit Gabriele Tarroni Longinotti.
“Për italianin, që as më njeh e as e njoh, por që nisi një zinxhir jetëshkatërrues ngjarjesh, që të kuptojë se nuk jam hakmarrës, por ai dhe kushdo tjetër këtu në Shqipëri, duhet të kuptojë që fjalët kanë peshë, e kur janë të rreme thyejnë karriera, qytete e familje, që do të duan dekada të rikuperohen. Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi, dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen time. Shpresoj që të keni fuqi të çliroheni nga burgu i ligësisë suaj ku keni mbyllur veten, pasi e vërteta e rrëfimi do t’ju bëjnë të lirë”, shkruan ndër të tjera Veliaj.
Se ç’faj kanë mediat shqiptare që një italian gënjen, i cili tani thotë që unë gënjeva, në fakt, ai duhet marrë i pandehur, megjithëse ai është pjesë e inceneratorëve dhe i përfshirë në skema në atë grup të strukturuar kriminal pavarësisht kohës së ndarjes së tij.
Në fakt, Erion Veliaj më shumë sesa të shqetësohet për italianin që paska thënë një të pavërtetë që e paska takuar apo jo Veliajn, duhet të na thotë sa herë e ka takuar Mirel Mërtirin dhe ku e ka takuar, duhet të na thotë sa herë e ka takuar Klodian Zoton dhe ku e ka takuar.
A ka përgjegjësi penale Erion Veliaj për drejtorët e tij të cilët kanë firmosur për një dokument që e shikoni më poshtë që kanë krijuar 60 milionë euro të ardhura për koncesionarin për inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë?




A ka përgjegjësi Veliaj për sabotimin dhe shkatërrimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit?
A ka përgjegjësi Erion Veliaj për monitorimin dhe ndjekjen hap pas hapi të ndërtimit të landfillit të inceneratorit që reklamohej si një histori e madhe suksesi kur në fakt ai bridhte rrugëve të Tiranës cep e më cep, nuk e dinte se çfarë bëhej në Sharrë te landfilli.
Ama shkonte dhe inauguronte kopshtet duke lënë gojëhapur Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.


A ka përgjegjësi Erion Veliaj për dokumentin që firmos dhe bie dakord në parim drejtuar Alqi Bllakos para se të mblidhte Këshillin Bashkiak?

A ka përgjegjësi Erion Veliaj për masakrën dhe ndotjen që ka ndodhur në kryeqytet?
Për kompanitë zinxhir të blera nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe njerëzit e tyre të cilat shkonin te "Meg Albania", te kompjuteri i Ajola Xoxës?
Një italian që gënjen dhe ndërron dëshminë e tij i blerë nga televizioni apo nga të tjerë nuk është problemi i vërtetë i landfillit dhe inceneratorit të munguar në Tiranë.
Problemi i vërtetë janë 130 milionë euro të paguara nga transfertat e pakushtëzuara dhe Bashkia e Tiranës për një incenerator që nuk ekziston ku pretendohet se paguhet 29 euro për ton për përpunim mbetjesh, por më pas iu firmos dhe një kontratë shtesë për dherat, pa pyetur askënd.
Ndërkohë kërkohet një incenerator nga vetë Erion Veliaj, nga qeveria dhe nuk pyetet Këshilli Bashkiak. Firmosen dokumente, kalojnë para nëpër media, paguhen kompani, gjenden emrat e një pjese të tyre dhe te kompjuteri i Ajolës, bashkëshortes së Erion Veliajt.
Kryebashkiaku del dhe reagon dhe halli i tij i madh është gënjeshtra e një italiani, një gënjeshtër pa pasoja, pa asnjë lidhje me veprën penale dhe hetimin e bërë për inceneratorët.
Dokumentet e tjera janë aty, i ka në dosje SPAK-u, i ka në dorë Dritan Prençi, prokurori që ka frikë të hetojë Erion Veliajn, ku shpërdorimi i detyrës është i provuar me dhjetëra e dhjetëra dokumente dhe fakte.
Por të mos bëjmë as rolin e gjyqtarit dhe as të prokurorit, më poshtë po sjellim këtë dokument siç kemi sjellë dhe të tjera për shkrimet tona për gjithçka që kemi renditur më sipër.



Problemi i Erion Veliajt me inceneratorët nuk është italiani, problemi i Erion Veliajt me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston është shkelja e ligjit që ka bërë kryetari i Bashkisë së Tiranës i burgosur në Durrës, i quajtur Erion Veliaj./ CNA
Mediat, të cilat kanë qenë pjesë e propagandës së kryebash...
Nga përsëritës lajmesh që i lexojnë nëpër portale, ende dë...
Kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit, E...
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili t...
Mediat kanë filluar të mbajnë një këngë, atë të avokatëve ...
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i incenerator...
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...