
Investitori strategjik i qeverisë dhe ortaku i inceneratorëve, media që është akuzuar si gjobaxhie nga vetë punonjësit e saj, kujtojmë këtu rastin e Endrit Habilajt, dje ka bërë një emision të gjatë me një panel alla “Përputhen”, ku qershia mbi tortë ishte Ilir Vrenozi që i delegoi një jashtëqitje një të ftuari në panel në prani të kënaqësisë së përjetshme të Ervin Salianjit, G.D.-së së famshme të dikurshme.
Një emision i tillë nuk i përket nivelit të një televizioni kombëtar, çfarëdo të kishte ndodhur, nuk mund ta bënte, por në “Top Channel” mesa duket jashtëqitja që përmend Vrenozi ka një standard fiks si ajo që tha ai.
Në rast se “Top Channel” do të kishte bërë kaq shumë emisione për inceneratorët, jo nga ato emisionet kur gënjente dhe sulmonte prokurorët, por për abuzimet, nëse do të kishte bërë kaq shumë emisione për vjedhjet dhe abuzimet me “5D”-në, kompaninë e drejtorëve të Veliajt, nuk do të kishim kaq shumë njerëz në burg dhe korrupsion nga bashkia e kryeqytetit.
Në qoftë se “Top Channel” do të kishte bërë më shumë emisione të vërteta sesa lëpirje ndaj Erion Veliajt, me gjoja lajme ekskluzive që do të shkohej në Strasburg kur atë e di dhe lopa, do të ishte më mirë për kryeqytetin ndoshta dhe për vetë Erionin.
Në rast se “Top Channel” do të ishte media në rolin e saj të vërtetë, do të bënte oponencë, nuk po themi të bashkohej me Berishën, se në fakt është bërë më keq se opozita e Saliut, jo për nga përballja me pushtetin, por nga katandisja që ka të bëjë me një televizion kombëtar.
Televizion të cilin tani e menaxhon kënaqësia e përjetshme e Ervin Salianjit dhe e katandis te jashtëqitja duke diskutuar një dasmë në Romë të Genar Topallit, djalit të Jozefinës, i cili është lidhur me një vajzë që jeton në Amerikë e që i ka prindërit biznesmenë.
Për këtë arsye kanë bërë një event familjar të kushtueshëm, ku nuk ka lidhje Jozefina, as Grida që ndoshta do ta ëndërrojë ndonjë dasmë të tillë me Salianjin në Lozhan, aty ku Ervini ka “vilën” e tij si ajo e marrë me qira në Romë.
Në fakt, ishte një dasmë që ia plasi zhurmën një vajzë nga xhelozia. Nuk e dimë si do të kishte përfunduar nëse Genari do të ishte martuar me Eva Muratin dhe jo me Cindy Marinën. Dasma mund të kishte qenë në periferi të Tiranës, por ja që lumturinë e jetës e zgjodhi me Cindy-n dhe kjo e fundit bëri një dasmë dinjitoze.
Nuk është kaq madhështore me shpenzimet sa thonë, në fakt, është më pak, por gazetarët le ta shohin e ta investigojnë.
Genari dha një përgjigje, televizionet përfunduan në jashtëqitje, portalet kanë avazin e tyre, veçse kjo dasma e Genarit është asgjë në atë që duhet të kishte bërë “Top Channel” me dasmën e Erion Veliajt, që shkonte nga kalaja në kala dhe u martua me pensionin e një nëne dhe të një djali që kishte shitur fiq.
Në Kalanë e Gjirokastrës, me mijëra persona, në Tiranë, kudo. Ndoshta kishte vlerën e miliona eurove, por këtë duhet të na e thotë SPAK-u se nuk e dimë sa ka shkuar vërtet.
Ama, me pensionin e mamit është bërë, por “Top Channel” nuk bëri kurrë një emision, siç bëri tani për Genar Topallin, djalin e Jozefinës, e cila ka 13 vite në opozitë dhe fundja ka të drejtë të martohet me kë i do zemra e tij, ta bëjë dasmën si i do zemra e tij dhe të shkojë e t’i gjejnë një qindarkë të vetme Genarit që ka punën e tij, aktivitetet e tij në biznes. Genar Topalli nuk është as Ervin Salianji, as Grida Duma, nuk është as Erion Veliaj.
Është një djalë, që përtej politikës dhe çfarë përfaqësonte e ëma, ka jetën e tij private.
Zoti ta bekojë dhe të ketë një jetë të lumtur se, siç thotë një fjalë “sa herë Zoti do të bëjë një gjë të mirë, djalli do të jetë aty për të bërë të keqen e tij”.
Ndaj dhe djajtë tanë mediatikë ose jo kanë avazin e tyre, por të katandiset “Top Channel” për të mbyllur emisione duke ngrënë m**, vaj medet ku ka katandisur “Top”-i i inceneratorëve si strategjik i qeverisë, thjesht strategji m**./ CNA
Mero Bazes apo doktor Zeqo Pilafit, siç ne e quajmë për sh...
Në një dalje mediatike, i ftuar në “A Krasta Show”, jo pa ...
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Socialistëve, nuk ka...
Sot ka qarkulluar një qeveri që mund të quhet qeveria e “W...
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskut...
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...