
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ministrit që prezantoi nismën, duhen analizuar edhe në një këndvështrim tjetër.
Kur të gjithë duket se po rendin pas berihait duke gjetur tek-tuk nene e duke zhbiriluar se nga i kanë kopjuar autorët, opinionit publik i bën mirë sqarimi për disa çështje.
Së pari, juristët që kanë punuar me draftin, nuk i ka përzgjedhur ministri që po e akuzojnë sot disa eksponentë të zgjedhur si me dorë, njësoj siç janë zgjedhur edhe juristët që thuhet se kanë punuar me draftin.
Grupi i punës që Ulsi Manja ka gjetur duke punuar për Kodin e ri Penal është ky:
- kryetar i grupit Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës;
- pedagogu i të Drejtës Penale, Skënder Kaçupi;
- gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj;
- gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Tereza Merkaj;
- gjyqtari i Shkallës së Parë të Posaçme, Erjon Bani;
- gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha.
dhe prokurorët:
-Kujtim Luli,
-Arqile Koça,
-Ylli Pjetërnika,
-Andi Pogaçe.



Ky grup ishte kompozuar dhe u ishte kërkuar të kontribuuonin për një draft Kodi Penal, që prej vitit 2019, kur jo Ulsi Manja, por Etilda Gjonaj ishte ministre e Drejtësisë.
Etilda Gjonaj ka qenë Ministre e Drejtësisë në periudhën 2017-2021.
Me mbërritjen në Ministrinë e Drejtësisë, Ulsi Manja thjesht ka formalizuar një grup që kishte kohë që kishte nisur punën.
Grupi duket ka punuar deri në mesin e vitit 2023, kur drafti iu dorëzua Manjës dhe aty ai mbeti në sirtar për gati dy vite.
Ky draft u bë publik më 25 korrik 2025 dhe këtu ka pikëpyetje për kohën që ministri Manja gjeti për ta hedhur për diskutim publik. Në muajt e fundit të mandatit, kur shtatori pret formatimin e kabinetit kjo duket se ishte koha më e papërshtatshme për të hedhur në treg draftin e një Kodi Penal.
Por ca më shumë të pakuptimta janë qëndrimet e titullarëve të institucioneve të drejtësisë.
Sokol Sadushi, deklaroi gjatë një konference se as ai dhe as komuniteti i juristëve nuk ishin njohur me versionin përfundimtar të projektit.
Sokol Sadushi nga karrikja që mban nuk flet dot në emër të komunitetit të juristëve, megjithëse opinioni është i mbushur me debatin për pushtetin e pajustifikuar nga posti që Sadushi ka siguruar nga reforma në drejtësi. Sa i takon postit që mban zyrtarisht e jo nën rrogoz, Gjykata e Lartë ka qenë e përfaqësuar nga një nga gjyqtarët e asaj gjykate, i cili nuk ka vendosur vetë, por vetë Sokol Sadushi e ka përcjellë si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
E njëjta gjë mund të thuhet për Gjykatën e Shkallës së Parë, për Gjykatën e Posaçme si dhe për Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrën e prokurorit në SPAK.
Po pse vrapuan të gjithë të fshiheshin nga drafti që gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë se Drejtësisë?
Pse u organizua sulmi kundër Manjës kur lista e ekspertëve ka vulën e Fatmir Xhafajt?
Në krye të Sekretariatit Teknik të grupit të punës, ishte caktuar përgjegjësi i sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, ish-prokurori Bledar Mustafaraj.
Pas largimit nga sistemi i drejtësisë, në qershor 2024, Mustafaraj u emërua drejtor i Drejtorisë Juridike në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Pas kësaj u pa të rikthehej në skenën publike si një ekspert i nivelit të lartë në komisionin “antikorrupsion” të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj.
Zyrtarisht nuk ka dokumente për procesin e rekrutimit të Mustafarajt në pozicionin e ekspertit si dhe procedurën e ndjekur për përzgjedhjen dhe verifikimin e ekspertëve.
Por është fakt i njohur se si i përzgjedh Fatmir Xhafaj "ekspertët e pavarur" që nuk i shterrojnë kurrë.
Nëse vëreni listën e njerëzve të angazhuar me hartimin e draftit të Kodit të Ri Penal, ata janë ose njerëz te identifikuar qartë si afër Fatmir Xhafajt, ose si persona në afinicion dhe pranë Berishës.
Dmth të gjithë njerëzit e draftit janë të Fatmirit dhe Berishës, por Kodin e paska bërë keq Ulsi Manja!
Prokurori i Përgjithshëm që besoi se lau duart nga drafti ka qenë i përfaqësuar në grup nga Kujtim Luli. Kujtim Luli sot nuk është më magjistrat, sepse është përjashtuar nga vetingu në vitin 2023, por jo përpara se drafti të dorëzohej tek ministri.
Vetë Prokurori i Përgjithshëm thotë se në mesin e 2023 i kemi përcjellë komentet për pjesën e përgjithshme, pra kur Kujtin Luli ishte ende prokuror.
Çdo ditë bëhet më se e qartë se gjithë debati ka vetëm një qëllim që duket nuk po fshihet më.
Opozita duhet ta ndajë tani se çfarë do: do Komisionin “Xhafa”, që kërkon të dalë me rekomandime për të reformuar politikën penale dhe aktet represive me tendencë politike që janë shfaqur, ku prokurorët e SPAK-ut nuk nisen nga çështjet, por nisen nga emrat dhe gjejnë problemet, apo do këtë Kodin e ri Penal të Ulsiut.
Berisha nuk ka folur akoma, por për nxehje nxori te flasë Albana./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...