
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryesor të kryebashkiakut, përveç prokurorëve, kanë gjetur dhe median, e cila nuk ka bërë asgjë më shumë sesa detyrën, por thjesht dhe vetëm materialet i ka publikuar pasi kanë shkuar në gjykatë. Siç publikohet për çdo dosje, ditë pas dite. Gjithsesi, janë kaq “spektakolarë” avokatët e tij dhe mënyra se si reagojnë, se si veprojnë, kaq të lexueshëm në strategjitë për të shkuar në Strasburg, sikur media ka bërë ndonjë krim të madh që ka publikuar korrupsionin e Erion Veliajt apo akuzat ndaj tij, por gjithsesi kjo i përket një tjetër analize.
Ne po sjellim disa fakte spektakolare sot pas publikimit të disa pretendimeve se nuk është Erion Veliaj përgjegjës për paratë që ka marrë Ajola Xoxa për të zhvilluar evente, po është Këshilli Artistik-Kulturor. Këshilli artistik i Tiranës, që është një grup kolegjial, i cili miraton projektet dhe fajin nuk e ka Erioni, po e ka këshilli, që i ka dhënë lekë gruas së Erionit, nënës së Erionit apo dajës, apo nuses së dajës.
Në fakt, e gjithë kjo është për t’i bërë një sfidë kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe studios së tij ligjore. Se janë gati duke ia lënë fajin, po marrim shembull Robert Ndrenikën apo ndonjë nga zotërinjtë intelektualë artistë që janë pjesë e Këshillit Artistik-Kulturor. Ka thjesht dhe vetëm një gjë që këta avokatët apo Erioni janë të sfiduar publikisht të na e thonë. Me firmën e kujt janë dhënë lekët? Ka firmosur Robert Ndrenika apo ka firmosur Erion Veliaj për të dhënë paratë?
Për ata që nuk e dinë dhe që duan të mësojnë të vërtetën, Këshilli Artistik patjetër do të miratojë projektet.
T’i vëmë pikat mbi “i”.
Për ata që nuk e dinë është Bashkia e Tiranës dhe kryetari përgjegjës për fondet që paguhen, sepse i ngarkon me përgjegjësi ligji për pushtetin vendor.
Që ta mësojnë “shqip” se e kanë përmendur shpesh këtë broçkullën e Këshillit Artistik në media, e përmend dhe ndonjë gazetar nga këto “këllirat” e tij mediatike, që i ka bërë miliarderë me hotele dhe u punësonte fëmijët, se në rast se Erion Veliaj nuk ka firmosur nuk do ta akuzonte dot askush.
Dhe për argumentin se “cila është zgjidhja, këshilli e ka miratuar, Erioni s’dinte gjë, vetëm ka firmosur urdhër-pagesat”, përgjigjja është shumë e thjeshtë: në momentin që Erion Veliaj firmos urdhër-pagesat dhe shikon që është bashkëshortja e tij, vjehrra e tij, daja i nuses, nusja e dajës së bashkëshortes dhe persona të tjerë që lidhen me rrethin e tij familjar, ai në bazë të ligjit nuk duhet ta firmosë.
Në asnjë lloj rasti, por duhet të deklarojë direkt konfliktin e interesit dhe t’ia kthejë këshillit, duke e deklaruar se personat që po përfitojnë këto fonde janë familjarët e tij, ky është ligji. Duke u justifikuar se i ka miratuar këshilli dhe Erioni s’ka faj që firmosi, pra fajin e ka Robert Ndrenika.
Avokatët “fantastikë të Erionit apo “këllirat” mediatike të tij mendojnë se do ta zaptojnë opinionin publik me të tilla gënjeshtra apo do të gjejnë ndonjë gjykatës budalla që nuk do ta lexojë përgjegjësinë e kryetarit të bashkisë në lidhje me konfliktin e interesit, me përgjegjësinë që kanë për fondet publike, me gjithçka tjetër.
Pra, është e thjeshtë përgjigjja, këshilli mund t’i miratojë projektet, por në fund ka firmosur Erion Veliaj, i cili nuk duhet t’i firmoste fondet në momentet që ka parë se përfitues janë familjarë dhe të afërm të tij dhe të bashkëshortes së tij. Këtu merr fund e gjithë përgjigjja që duan t’i japin opinionit, se s’ka faj Erioni, po Robert Ndrenika.
Në fakt, Erioni nuk është fajtor, por ka përgjegjësi penale në të gjitha rastet që ka firmosur fonde për familjarët e tij dhe të bashkëshortes së tij.
Sa për avokatët dhe mënyrën si po sillen, deri tani jemi të qartë. Armiqtë e parë janë prokurorët, të cilët i pamë dhe në përgjime si sulmoheshin, me mashtrime, me intriga, me shkrime të cilat më pas fshihen etj.
Së fundi, para disa ditësh u publikua dhe një lajm se ishin prokurorët që kishin shtyrë hetimet deri më 24 shtator dhe pastaj u tha se janë vetë avokatët e Erionit që kërkojnë të shtyhet akoma afati, pasi duhet të njihen me materialet voluminoze. Pra, nuk ka një shtyrje nga prokurorët.
Në mënyrë sistematike, “armiku” i Erion Veliajt na qenka media, e cila ka nxjerrë materiale dhe ka publikuar të dhënat e dosjes hetimore pasi ato janë sekrete dhe nuk duhet të publikohen. Media thjesht la bërë detyrën.
Në fakt, ka edhe diçka tjetër, disa nga këto materiale mund t’i kenë nxjerrë dhe vetë avokatët e Erion Veliajt dhe ka raste të konfirmuara nga kolegët tanë gazetarë, që ndonjë prej tyre u ka dhënë vetë materiale, që më pas të publikohen dhe ta kenë si një “As nën mëngë” më pas për të shkuar në Strasburg dhe për të thënë se i nxori media.
Në fakt mund të jenë dhe ata vetë burim i nxjerrjes së materialeve. Është e thjeshtë përgjigjja: armiqtë e Erionit, qofshin mediat, qofshin prokurorët, nuk marrin dot vendim edhe për firmat e Erionit që kërkon t’ia faturojë Robert Ndrenikës apo Këshillit Artistik-Kulturor. Është gjykata ajo që vendos dhe Erion Veliaj ka 13 akuza të rënda penale dhe kujton se drejtësia është e ndërtuar mbi budallenj apo mbi “ushtarë” që të bëjnë atë që thotë Erioni për ta nxjerrë të pafajshëm për paratë që ai ka firmosur, që kanë shkuar në xhepat e bashkëshortes së tij.
Në fakt, kjo çështja e fondeve dhe projekteve të Ajolës është njësoj si historia që u tentua të ngrihej mbi brekë, kur në fakt ishin 860 mijë euro blerje dhe kjo është një mënyrë propagandistike për të hequr vëmendjen nga e vërteta, kur kemi të bëjmë me akuza mjaft të rënda, me fshehje vilash, apartamentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Akuza për të cilët duhet sa më shpejt të shkonim në seancën gjyqësore dhe t’i dëgjonim, por që avokatët kanë kërkuar të shtyhet deri më 24 shtator. Sa më shumë e shtyjnë avokatët aq më shumë vonon drejtësia e gjyqtarit, pasi dëgjon prokurorët dhe vetë palën e paditur. Kjo e fundit deri dje nëpërmjet studiove të ndryshme ligjore dhe mediave na thoshte se Erioni mbahej në burg pa akuzë. Tani është me akuzë dhe ditët ia vonojnë vetë studiot e tij ligjore. Prandaj avokatët e Erionit janë vërtet “fantastikë”./ CNA
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...