
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media të huaj të një lajmi që në thelb të tij kishte reagimin e nënë Shqiponjës, zonjës Veliaj, për djalin e saj, i cili po vuante forma kafkiane.(LEXO KETU)
Në fakt, kjo bisedë imagjinare me zdromsin (siç është vetëquajtur) vjen në një moment mjaft delikat. Pas pak ditësh kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në burgun e Durrësit do të ketë vendimin e Gjykatës së Lartë. (LEXO KETU)
Ne e kemi deklaruar strategjinë e tij, e kemi shkruar dhe çdo dyshim na është vërtetuar. Sot po e bëjmë këtë bisedë imagjinare sepse prisnim që të ndodhnin të tilla gjëra. (LEXO KETU)
Nuk dyshojmë, mund të nxjerrë Ajolën, mund të nxjerrë djalin, do të përsërisë prapë Kafkën etj., por kjo bisedë imagjinare na duhet për të njohur një stil të ri të kavieve mediatike politike në Shqipëri.
Nënë Shqiponjën ne e përmendëm në një shkrim ku i thamë mendohu pak për nënën e Ardit Gjoklajt.
Megjithëse është prezumimi i pafajësisë, pasi gjykata nuk ka vendim, ne djalin ta kemi quajtur hajdut për shkak të provave dhe dokumenteve që ne kemi nxjerrë sipas hetimeve nga SPAK-u apo dhe akuzave nga politika dhe vetë segmente të PS-së.
Ka 14 akuza nga SPAK-u, por është në burg, ti mund ta takosh, kurse Ardit Gjoklajn nëna e tij nuk mund ta takojë dot. (LEXO KETU)
-I dashur zdroms, po si mundet që Jeff Bezos të bëjë dasmën më të madhe se ti? Të bllokojë gjithë Venecian, të çojë Kim Kardashian atje, ndërsa ti në Gjirokastër more Mero Bazen?
-Unë kam bërë një dasmë legjendare, bllokova gjithë Gjirokastrën. Nuk kisha vetëm Mero Bazen, kisha edhe një tufë me biznesmenë që çfarë dhuratash nuk më sollën. Dasmën e bëra me lekët e pensionit të nënë Shqiponjës.
Komenti ynë është se përtej bisedës imagjinare, ka një të vërtetë. Ku i gjeti paratë e dasmës? Pse nuk i ka të deklaruara, sa ka kushtuar ajo dasmë që në fakt është e vërtetë? U bllokua gjithë Gjirokastra dhe është dasma më e famshme në Shqipëri që zgjati një javë, sa në Gjirokastër e Tiranë, dasmë pas dasme. Ku është SPAK-u, Altin Dumani dhe Ols Dado në këtë rast se dosja hetimore nuk e ka përfshirë dasmën më mashështore të dekadës së shkuar?!
-I dashur zdroms, ku e lexoi nënë Shqiponja Franc Kafkën se ajo ka qenë një kaptere ushtrie. Në kohën e Enverit, Kafka ishte i ndaluar.
-Ju jeni provokativ. Mund të ketë qenë e ndaluar, por nëna ime e ka lexuar Franc Kafkën.
Ka lexuar edhe “Metamorfozën” e tij, edhe “Lumenjtë e qelbur” dhe shumë vepra të tjera.
Ajo i lexonte gjatë kohës që punonte me shpirt revolucionar për partinë e punës dhe proletariatin.
Mund ta kapnin dhe ta burgosnin siç më kanë burgosur mua, por ajo nuk u ndal kurrë dhe Kafkën e lexoi pafundësisht.
Këtu mund të themi se e vërteta e kësaj më sipër lidhet me diçka tjetër.
Erion Veliaj e përdor shpesh Kafkën në artikulimet e tij politike, këtë e kemi treguar me fakte dhe postime konkrete.
Ne besojmë se nënë Shqiponja nuk i ka ditur as emrin Kafkës ose i di emrin si tërësia e kockave të kokës që i rrethojnë trutë, ose thjesht si kockë e jo më ta ketë lexuar Franc Kafkën.
E shkreta është përdorur për pensionin e saj për dasmë, është përdorur për letrën dje, është përdorur për Kafkën.
Nuk e ka fajin ajo, tjetërkund është përgjegjësia.
Po e lëmë me kaq, nuk mund të shkojmë më tej se nuk do të lodhnim vetëm imagjinatën tonë dhe të lexuesit, por çdo gjë që të imagjinoni shkon përtej një mendjeje që qëllim në vetvete ka propagandën dhe imazhin.
Ndërkohë që ndodhet në burg dhe nuk kursen së përdoruri fëmijën, nënën, bashkëshorten dhe këdo, thjesht dhe vetëm se nuk është aq burrë sa të përballet me fatin e tij, me akuzat, me provat dhe me drejtësinë.
Ai vazhdon me propagandën, me intrigat, me Franc Kafkën, me dasmat, të cilat ende nuk i ka sqaruar, që janë bërë me pensionet e nënës, me vrasjen e Ardit Gjoklajt që nuk u kërkua të paktën një ndjesë, me inceneratorët që nuk ekzistojnë, për të cilët janë paguar 130 milionë euro nga qeveria dhe biznesi dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi ende.
Këto të gjitha për zdromsin nuk vlejnë, vlen Franc Kafka, propaganda dhe e shkreta nënë Shqiponja që me pensionin e saj martoi djalin për një javë të tërë./ CNA
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Këto ditë në media u shpërnda nga zyra e propagandës se Er...
KAS ka filluar rinumërimin e votave pas ankimit të bërë kr...
Mediat e pushtetit, por dhe ato specifikisht të paguar...
Ditën e martë do nisë rinumërimi i votave për kutitë e dis...
Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përm...
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...