Si po kërkon me çdo kusht PD, të fusë në burg numëruesit e vet
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...

Shfaqjet e arrogancës së opozitës pas një humbjeje të përmasave të rrezikshme për fatin dhe vetë ekzistencën e saj, vijojnë të përsëriten në çdo hapësirë ku ka kamera.
Sot ishte shfaqja e radhës në Komisionin e Ankesave të KQZ-së.
Përfaqësuesi i opozitës, Marash Logu, nisi një debat me stafin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me kontratën e votimit nga dispora.
Për rreth 10 minuta Logu bënte pyetje dhe përfaqësues të administratës së KQZ-së i përgjigjeshin me durim për sqarimet që kërkonte, megjithëse pyetjet e Logut dukej se nuk kishin lidhje me çështjen që po diskutohej, ku në fokus ishte ankimimi i opozitës për Qarkun e Elbasanit.
Sekuenca pyetje-përgjigje-komente vazhdoi deri kur drejtoresha e KQZ-së i kujtoi Logut që diskutimi, të cilin ai po bënte nuk kishte lidhje me rendin e ditës, por me kontrata dhe tenderime të KQZ-së.
Logu insistonte të vijonte debatin me stafin e KQZ-së deri në ndërhyrjen e Relatorit të Çështjes, Rusmajli, i cili u kërkoi të dyja palëve që të qetësoheshin.
Duke qenë se Logu vijonte të fliste me arrogancën që huazohet e transportohet nga çdo segment i opozitës, relatori në cilësinë e drejtuesit të seancës deklaroi 10 minuta pushim derisa Logu të qetësohej.
Megjithëse transmetimi direkt u ndërpre, nga salla rrodhën regjistrime nga të cilat dallohet Logu që ngrihet nervoz dhe kërcënon Rusmajlin duke deklaruar se ai nuk ka për të shkuar dot kështu në Gjykatën Kushtetuese.
Nuk dihet nga buron "informacioni" që publikon Logu.
Por është interesante se përpara pak ditësh të tjerë zyrtarë të PD-së kërcënuan Rusmajlin se kështu si e ka nisur duhet ta harrojë Avokatin e Popullit.
Duket sikur çdo vakancë që krijohet alarmon opozitën se mos ajo vakancë do të mbushet nga Rusmajli.
4 nga anëtarëve të KAS-it, sipas dispozitave kalimtare të Kodit Zgjedhor të vitit 2020, u përfundonte mandati në vitin 2025.
Me ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2024, të gjithë trupës iu konfirmua mandati edhe për 4 vjet të tjera deri në vitin 2029.
Logu paska frikë se mos Rusmajli largohet nga KAS-i përpara vitit 2029 dhe ndaj i thotë: ta harrosh se shkon diku tjetër!
Redaksia e CNA.al tentoi të kontaktonte zotin Rusmajli për ta pyetur nëse ai planifikon të ndërpresë antazhimin e tij në KAS përpara vitit 2029, por telefoni i tij ishte i padisponueshëm deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Por përtej hallit se ku do të punojë Rusmajli pas KAS-it, që duket se i ka shqetësuar Logun dhe Bardhin, halli i demokratëve lidhet me fatin e punësimit të atyre vetë.
Demokratët kanë 12 vjet rrugëve. Dhe pas çdo palë zgjedhjesh nuk dallojnë dot zgjidhjen te fobitë e Logut dhe Bardhit që rrotullohen rreth punësimit të Rusmajlit.
Zgjedhjet janë humbur thellë. Më thellë sesa në vitin 2021 dhe edhe më thellë sesa në vitin 2017.
Çfarë u zgjidh demokratëve debati i Logut dhe Bardhit për angazhimet personale të Rusmajlit?
Partia Demokratike dikur përfaqësohej edhe në KQZ pikërisht nga personalitete si Rusmajli dhe Gumi.
Sot PD-në e kanë marrë në dorë Gazment Bardhi dhe Marash Logu. Dhe duket sikur këta e vetmja gjë që bëjnë për të shtuar votat është të rrinë e të kontrollojnë se ku punon ose ku mund të mendojë të punojë Rusmajli.
Dhe pastaj presin të fitojnë!/ CNA
Dy anëtarë të KAS, vendosën që të përdorin të drejtën e re...
Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgj...
Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...
Pas 12 vitesh, ende diskutohet se kush e zgjodhi Lulzim Ba...
Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për ...
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...