web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama I (Pjesa e dytë)

Një cikël shkrimesh se si opozita, përtej aksioneve të saj, po i bën një shërbim politik dhe elektoral Edi Ramës. Çfarë ndodhi dhe ku po shkon PD me qëndrimet e saj, disa analiza që sjellin më shumë fakte dhe të vërteta përballë opozitarëve dhe ndoshta mundësitë e ndryshme për reflektim dhe zgjidhje.

29 Maj 2025, 11:51, Editorial Elvi FUNDO

Edi Rama I (Pjesa e dytë)

Edi Rama po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2029, nuk po flasim për zgjedhjet lokale, të cilat me reformën administrative, ku opozita nuk ka marrë pjesë, dhe me këtë situatë elektorale Partia Demokratike do t’i humbë në mënyrë dërrmuese bashkitë.

Mund të ketë ndonjë fitore tek-tuk, por duket qartazi se socialistët e kanë zgjidhur problemin e tyre organizativ në bazë, strukturat u funksionojnë, ndërsa PD-ja i ka të shpartalluara. Ky është një problem thelbësor. Shkëputja e kontaktit nga njerëzit, mungesa e mbulimit dhe njohjes së zonave elektorale, të strukturave që nga seksionet, grup-seksionet e saj, ndërkohë që socialistët vazhdojnë t’i ruajnë këto qeliza.

Evoluimi organizativ i lidhur edhe me teknologjinë, gjë që në Partinë Demokratike thuajse nuk funksionon. Emrat e rinj, të cilët ngjallin shpresë tek opinioni publik.

Edi Rama ka ndryshuar gjysmën e grupit parlamentar, ndoshta edhe më tepër. Emrat e vjetër mund të numërohen me gishtat e dorës.

PD-ja vazhdon të qëndrojë në mënyrë stoike me të njëjtat figura, me të njëjtët persona, me të njëjtët besnikë, ndaj edhe Edi Rama I do ta ketë më të lehtë.

Çfarë është Edi Rama i I-rë?

Edi Rama i I-rë është më jetëgjatë në pushtet sesa Ahmet Zogu, mbreti i shpallur i shqiptarëve më 2 shtator 1928, pasi ishte kryeministër dhe qëndroi në pushtet deri më 8 prill 1939, kur u largua nga vendi.

Edi Rama është në pushtet që nga viti 1998. Ka 27 vite të pandalshme në pushtet, si ministër i Kulturës, si kryetar i Bashkisë Tiranë, si kryetar i Partisë Socialiste dhe tani po gëzon mandatin e 4-t si kryeministër, pasi bëri 3 mandate si drejtues i Tiranës dhe është bërë gati për mandatin e 5-të, për Shqipërinë 2030. Zgjedhjet janë në vitin 2029.

Gjatë fushatës, Edi Rama pati edhe një moment sinqeriteti, kur tha se shqiptarët mund të kenë një kryeministre së shpejti. Prandaj edhe Edi Rama është i qartë. Që të ekzistojë ende Edi Rama i I-rë, me 5 mandate, mund të ishte e papranueshme për ndërkombëtarët, për rajonin, për vendin. Por ky nuk është problemi i tij. Ai do të punojë për atë qëllim.

Në çfarë forme?

Format janë nga më të ndryshmet; ndryshimi i sistemit politik, duke i dhënë më shumë kompetenca presidentit, duke u bërë president i vendit, duke emëruar një kryeministër, siç është në Francë apo gjetkë, ku peshën e ka Presidenti i Republikës, apo në Turqi, me një reformë të re.

Për këtë do të marrë nga pas opozitën, do t’i japë ndonjë kockë, opozita do ta marrë dhe shumë shpejt do të formohet “Republika e Edi Ramës së I-rë”, njeriu më jetëgjatë në pushtet.

Kjo jo vetëm se i blen votat, jo vetëm se ka një parti më të madhe, por edhe për shkak të një opozite të lodhur, të drobitur, të sakatuar, të pafokusuar, të paqartë, jovizionare, pa qëllime të mirëfillta elektorale, por që vepron sot për nesër, që ka një turbullirë, të cilën ende nuk po e kupton, që thelbësisht është lidhja me shqiptarët, me bazën, përtej demokratëve, përtej strukturave, është qenia alternativë, e cila në fakt, në këto zgjedhje erdhi si program, por jo si zgjidhje politike për shqiptarët. (vijon)





12:16 Editorial Elvi FUNDO

Edi Rama I

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dje uroi popullin shqiptar pë...

16:07 Editorial CNA

Humbje therëse

Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...

15:25 Editorial

"Per Jorida"

Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...

Lajmet e fundit nga