Nga Ditmir Bushati/ TË PRETENDOSH TË (PA)MUNDURËN
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...

Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në opozitën shqiptare u krijua një gjendje pezullie e përgjithshme!
Si ka mundësi?!
Beniamini i Berishës, i përzgjedhuri, trashëgimtari, doli i pispillosur në televizion dhe, pa iu dridhur zëri, deklaroi që PD distancohet nga Sali Berisha pasi aleanca me Amerikën është mbi gjithçka!
Pati kurajën që, jo vetëm ta përjashtonte Berishën që po i prishte biografinë partisë së tij, por, më e çuditshmja, të rrinte vetë kryetar i partisë!
Personalisht kam qenë kritikues konsekuent i vendimeve të Lulzim Bashës. Ndër të tjera edhe i rikandidimit të tij për kryetar pas humbjes së 2021-shit. Mendoja se Partia Demokratike kishte nevojë për një frymë të re, një njeri të fortë që të përbashkonte sa më shumë njerëz dhe të lindte shpresën e humbur.
Por Sali Berisha mendonte ndryshe. Ai po fillonte të ndërtonte PD-në si kështjellë personale dhe nuk kishte kandidat më të sigurtë sesa Lulzim Basha.
Me pak hije dyshimi aty-këtu.
Kuraja e Bashës për të qëndruar kryetar i PD-së pas përjashtimit të Berishës, më bëri të rreshtohem hapur me Berishën. Sepse Basha ishte produkt i Berishës, ai duhej të binte sapo Berisha të goditej. Qoftë edhe për t’i hequr alibinë e “besëprerit”. Unë nuk jam në gjendje të bëj profetin se si do të zhvilloheshin ngjarjet pas dorëheqjes së njëkohshme të Basha-Berisha dhe shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të partisë, por një gjë jam i sigurtë: Basha nuk do ta kishte urrejtjen që pati nga militantët. Ai do të vishte rrobën e të bashkësakrifikuarit dhe do t’i hiqte kartën politike çdo lëvizjeje berishiste për shpagim.
Si gjithmonë, dritëshkurtri Basha nuk kishte ndonjë ide se çfarë do të ndodhte pas tre muajsh. Në mendjen e tij, Amerika ishte një fuqi e natyrës dhe të ishe kundër saj ishte një budallallëk. Kështu mendonin edhe shumë prej përkrahësve të tij asokohe.
Por jo edhe Berisha dhe mbështetësit e tij.
Me kartën e tradhtisë dhe besëprerit, Sal Berisha arriti t’u tregojë shqiptarëve që PD është “ai dhe ca të tjerë”. Në ditën më të keqe politike, të paktën 300 mijë shqiptarë do të votonin Sali Berishën përpara një PD-je pa bekimin e tij.
Ishte 6 marsi i vitit 2022. Berisha nuk ishte ai qyqari që mezi kishte marrë 5600 vota në Tiranë 10 muaj më parë, por ishte pronari de fakto i shumicës së elektoratit demokratikas. Dinjiteti i nëpërkëmbur nga shteti më i fuqishëm i botës dhe beniamini i tij besëprerë, u vu në vend.
Ky ishte zeniti politik pas rënies në humnerë! Momenti më i mirë për të shijuar pensionin politik dhe për të lëshuar mesazhe përbashkuese, tolerance, faljeje. Nuk ka gjë më fisnike sesa falja e fitimtarit.
Por ky ishte vetëm një skenar idealist. Ndodhi krejt e kundërta. Berisha u vu vetë në krye të PD-së dhe zgjodhi gardën berishiste si elitë të Partisë. Besnikëria dhe qëndresa heroike u bënë kriteret bazë për të qenë në grupin drejtues. Në qershorin e 2022-shit gjithçka ishte e qartë: Sali Berisha kishte vendosur të bënte partinë e tij, jo të opozitës.
Masa politike opozitare që është jashtë kontrollit të tij, nuk e pëlqen, nuk ka kurrfarë reaksioni me masën e berishistëve. Berisha e ka humbur aftësinë gjeniale të dikurshme për të afruar në stanin e tij të gjithë, urrejtësit e tij më së pari. Pas një përpjekjeje gjigante, pas një harxhimi të pafund energjish, shumë pak kohë përpara zgjedhjeve, në Partinë e tij mbërritën edhe deputetët pragmatistë. E blenë me përkrahje publike, ndonjëherë edhe me poshtërim publik vendin e tyre në listat e mbyllura.
Por vakumi është i madh.
Berisha nuk është më ai i 2005-ës, është 20 vjet më i madh. Opozitarët jashtë tij nuk kanë kurrfarë shprese që Berisha do t’i risjellë në pushtet. Shkërmoqja opozitare ka qenë e fortë, nuk ka zot që e mbledh në magje më atë miell të hapërdarë. Uji që e ngjit brumin është tharë.
Ai miell ka vendosur të shkojë në magje të tjera. Njerëz të rinj, ndoshta jo më të mirët e mundshëm, por sigurisht më të pranueshëm sesa Berisha.
A janë antiopozitare këto parti?
Nëse votuesit e tyre, po të mos ishin ato parti do të votonin PD, atëherë PO, janë antiopozitare.
Por, personalisht unë mendoj që ata votues që do votojnë fjala vjen Lapajn, Shehajn, Qorrin, Bashën, Shehin etj., nuk janë votues berishistë. Ata NUK do votonin Sali Berishën si Kryeministër për asnjë arsye. Me shumë mundësi ata do të bojkotonin këto zgjedhje duke lënë në fuqi binomin e 2008-ës, Rama-Berisha, të parin Kryeministër e të dytin “të vetmen alternativë”.
Kurrë më nuk do të ketë një terren të tillë për suksesin e një partie të vogël. Nëse LSI mori 20 deputetë në 2017-ën ishte sepse PD e Bashës në ato zgjedhje bëri operacionin e ndarjes së PD-së dhe mori koston. Fitimtari ishte LSI.
E njëjta situatë është edhe sot. Konflikti politik 4-vjeçar e ka stërdobësuar PD-në ndaj premisa për sukses e të voglave është si asnjëherë. Shto këtu ikjen e LSI-së.
Pra, si konkluzion, partitë e vogla do të marrin votat e njerëzve që duan përfaqësim. Uroj shumë që të gërvishtin vota edhe në mullarin e PS-së dhe të çajnë dikotominë e 2008-ës “O me mua o me atë”.
Jo dajë, iku ajo kohë.
Fituesi i këtyre zgjedhjeve, fatkeqësisht, duket do të jetë përsëri Edi Rama. Për herë të katërt radhazi.
Por shpresoj shumë që PD të marrë mësimin e duhur. Të respektojë të ndryshmit, të dalë nga fisi, besa dhe injoranca.
Përndryshe do të shtojë “antopozitarizmin” çdo herë e më shumë. Derisa një ditë të zvogëlohet aq shumë, sa dikush ta akuzojë atë për antiopozitar./ Marrë nga rrjetet sociale të Ermal Mulosmanit
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...