Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas një qëndrimi që mbajti Agron Shehaj, kryetari i Partisë “Mundësia”, i cili përpara godinës së televizionit publik tha se duhet të mbyllej pasi keqpërdorte 30 milionë euro në vit.
Pati shumë reagime nga artistë, këngëtarë. Ka qëndrime të ndryshme. Dikush pretendon se vërtetë duhet mbyllur se janë 30 milionë euro të hedhura kot, dikush tjetër thotë se duhet reformuar, dikush tjetër thotë se duhet ndryshuar koncepti i menaxhimit të tij e kështu me radhë.
Edhe Sali Berisha kur erdhi në pushtet në vitin 2005 premtoi se do ta ndryshonte RTSH-në. Kështu premtoi edhe Edi Rama, por në fakt as njëri as tjetri nuk bënë asgjë.
RTSH është konsideruar jo vetëm si një hambar votash por si hambar punësimi ku njerëzit e politikës kanë futur soj e sorollop.
Ministrat, prindërit, deputetët, kushërinjtë, bashkëshortet, njerëzit e tyre të afërm etj.
Një përgjigje e shkurtër dhe e thjeshtë: “RTSH ka nevojë të shkundet.”
Sot, buxheti i televizionit publik shqiptar është realisht rreth 28 milionë euro. Është ndoshta aty-aty, ndoshta dhe më i madh se buxheti që ka “Top Channel” apo “Tv Klan”. Audiencën e kanë televizionet private por në fakt televizioni publik duhet në vend.
Duke lënë mënjanë dhe më kritikët, një media publike e cila ka prodhuar më dekada jo vetëm festivalet dhe koncertet e vitit të Ri, kur dikur ka qenë dhe ekrani i vetëm ku partia njoftonte popullin e kështu me radhë, një media publike i duhet vendit, por jo me të tilla kosto dhe jo i keqmenaxhuar.
RTSH-ja përdor rreth 28 milionë euro, nga të cilat shumicën e fondeve i merr nga taksa që paguajnë qytetarët në faturën e energjisë, shuma e të cilës shkon rreth 17 milionë euro në vit dhe 8 milionë jepen nga buxheti i shtetit, bëhen 25 milionë euro dhe 3 milionë euro merren nga reklamat shkojnë në 28 milionë euro.
Ndërkohë që po të shikosh buxhetet e televizioneve publike shumica e të ardhurave janë direkt nga reklamat.
Pra, RTSH ka një problem me audiencën ka një problem me reklamat.
Në momentin që nuk ka reklama do të thotë që audienca është e ulët sepse tregu nuk e kërkon reklamën te RTSH, nuk shkon atje të shfaqet dhe për këtë ka një përgjigje të thjeshtë, audienca është thuajse inekzistente.
Por le ta shohim me një sy tjetër.
Nuk është turp të thuhet, po ka pasur një moment të artë me më pak para, pra, jo me 28 milionë euro, por me më pak fonde.
Gjatë kohës që televizioni publik u drejtua nga Thoma Gëllçi mori gjithë të drejtat sportive dhe shqiptarët e kthyen ekranin nga RTSH-ja.
Në atë kohë u krijua dhe një aplikacion “RTSH tani” që më vonë nuk funksionoi.
Gjatë kohës që ishte në drejtimin e Thoma Gëllçit është e vërtetë që pamë më shumë programe dhe pamë më shumë produksion në RTSH dhe në shtëpitë tona u kthyen diku për sport diku për diçka tjetër.

Nuk ishte vetëm Eurovizioni dhe Festivali i fundivit për tu parë në RTSH por diçka duhet të ndryshojë.
RTSH-ja u fut në treg, në konkurrencë.
Sherret e një Këshilli Drejtues të paaftësh i drejtuar nga një njeri në konflikt interesi nga një “pensionist i çmendur” e shkatërruan këtë televizion.
Filluan përplasjet me drejtorët, konfliktet, sherret. Anëtarët e Këshillit Drejtues donin projekte për xhepat e tyre e kështu me radhë.
Ndërkohë vit pas viti iknin 20 e kusur milionë euro.
Që nga ajo kohë e deri më sot pas largimit të Thoma Gëllçit, në pranverën e 2021, më pas vjen Enkelejd Joti, vjen Alfred Peza, tani në drejtim është Aurora Polo, vazhdoi të funksiononte një Këshill Drejtues shkatërrimtar që e çoj këtë televizion drejt rrënimit.
Pra, RTSH është rasti kur ndërtimi i një Këshilli Drejtues për interesa politike me vendosjen e një njeriu të papërgjegjshëm në krye të tij mund të sjellë këto pasoja.
Thoma Gëllçi iku, erdhi Enkelejd Joti, iku edhe ai pas konflikteve me Këshillin Drejtues, vjen Alfred Peza, ikën dhe ai pas një skandali dhe ai sërish në konflikt me Këshillin Drejtues dhe Këshilli Drejtues më pas u shkri fare, pasi u kap në konflikt të pastër interesi dhe u kuptua se ishte ai problemi.
Nuk është se bënte luftë kundër korrupsionit Këshilli Drejtues, jo. Këshilli Drejtues kërkonte që projektet t’i merrte t’i fuste në xhepat e tij.
RTSH-ja ka nevojë të shkundet, ka nevojë për një reformë të thelluar strukturore, e cila duhet të pasohet me një tjetër reformë, atë të menaxhimit të institucionit në mënyrë efiçente me pak fonde, për ta bërë televizionin më të ndjekur dhe si më i ndjekur të ketë më shumë marketing, të zgjerojë të ardhurat e tij dhe në rast se ka më shumë të ardhura nga vetë puna e punonjësve nga marketingu, nga produksioni, atëherë mund të thellojë dhe investimet.
Por nuk mund të ndodhë që të marrë thasë me para nga buxheti i shtetit dhe taksat e shqiptarëve dhe të qëndrojë si një ngrehinë që lëngon pa bërë asgjë ku ka korrupsion dhe vidhen para me projekte se gjoja konkurronin në treg me emra të paaftësh që vegjetojnë, por dhe me emra talentesh që ndoshta paguhen shumë më pak se sa ata vlejnë.
I duhet një reformë e thellë strukturore edhe për ta bërë më konkurrent në treg për pagat, jo vetëm për marketingun apo reklamat, por për të pasur njerëz më të aftë dhe më të talentuar që të prodhojnë emisione, programacion, siç i takojnë një medie komëtare publike dhe të ketë një produkt i cili të tregëtohet.
Në rast se nuk e sheh kush, nuk i duhet askujt. I vetmi shpëtim i RTSH-së është që të shkundet njëherë e mirë.
Është e pashpresë. Ka për të vazhduar sërish njësoj. Kështu është premtuar gjithmonë për RTSH-në dhe ajo ka vazhduar rrugën e saj. Askush nuk ka dalë ende të ketë kurajon dhe forcën që ta godasë pozitivisht televizionin publik shqiptar jo thjeshtë dhe vetëm duke menaxhuar strukturën dhe kapacitetet që ka por duke hyrë në një reformë shumë të thellë, e cila duhet ta bëjë të konkurueshëm në treg që nga çmenduria e qindra antenave që shikojmë mal më mal të Shqipërisë, disa i vendos "Klan"-i disa i vendos "Top Channel", disa i vendos RTSH-ja, disa i vendosin kompanitë celulare, kulla mbi kulla.
Kur thjeshtë të gjithë mund të ndanin kostot dhe RTSH-ja të shtonte të ardhurat dhe të dilte me fitim shumë të madh.
Përtej kësaj që përmendëm më lart marketingun, administratën, talentet prodhimin, RTSH-ja tani ka më pak vlerë se kurrë, ashtu siç e përmendëm edhe shembullin e mësipërm që në kohën e Thoma Gëllçit me më pak para ishte telvizioni më i ndjekur, sot me më shumë para nuk e shikon askush.
Ja ky është problemi që ka RTSH-ja. Nuk ka një vizion të qartë për ta menaxhuar, për ta mirëdrejtuar dhe për ta bërë konkurrente në treg./ CNA
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...