Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeruar apo kishin marrë materiale për dosjet hetimore të SPAK-ut. Pra, kishte një rrjedhje informacioni, e cila më pas u shpërnda në disa duar.
Ka një reagim të disa mendjendriturve që sillen vërdallë në ekrane se këto hetime të SPAK-ut, këto akte që u shpërndanë në disa duar, duhet të ishin publikuar.
Gjithashtu vazhdohet me tezën se përgjimet e djeshme që CNA ka nxjerrë janë siguruar nga brenda SPAK-ut, ashtu siç u tha dhe për daljen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Kemi të bëjmë me çështje krejt të ndryshme dhe për çdo pyetje që shtrohet nga disa koka boshe ka gjithmonë një përgjigje kur ke të vërtetën me vete.
Së pari, nuk është publikuar asnjë dokument i vjedhur nga SPAK-u. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është publik. U është dhënë të gjithë avokatëve. Vendimi i gjykatës ka bashkëngjitur komunikimet, veprimet, procedurat e kryera nga prokurori dhe vendimi i gjyqtarit. Merret ky vendim i zbardhur dhe më pas pjesë të tij publikohen.
Gazetarët që munden t’i gjejnë nga burimet e tyre ia shpërndajnë njëri-tjetrit.
Kështu ka ndodhur edhe me rastin e Erion Veliajt me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por i vetmi ndryshim ishte se vetëm CNA dhe ndonjë media tjetër, “Syri” apo “Ora”, publikuan vendimin e gjykatës.
Të tjerët asnjë publikim, thjesht dhe vetëm thoshin që janë dokumente që i kanë rrjedhur SPAK-ut. Se nga “rrodhën” po e kuptojmë nga përgjimet e Veliajt në burgun e Durrësit.
Nga përgjimet e bëra nga qelitë e burgut të Durrësit rezulton që këta urdhra që të sulmoheshin prokurorët dhe të mos publikoheshin materialet i jepte Erion Veliaj, i cili gjatë gjithë kohës urdhëronte që të sulmohej prokurori Ols Dado dhe gjatë kohës që ato pak media publikonin vendimin e gjykatës, të tjerat, që ishin në kontroll të Erion Veliajt, vijonin dhe raportonin se dokumentet i ka nxjerrë SPAK-u.
Këtë gjë kanë bërë “Tema”, “Shqiptarja.com”, këtë kanë bërë të gjitha mediat, të cilat janë përdorur nga kryebashkiaku, që ne do të vazhdojmë t’i nxjerrim në vijim.
Në rastin e parë nuk ka një vendim për të mos publikuar pjesë të asaj që ka zbardhur gjykata, nuk ka një urdhër prokurori. Nuk ka një vendim gjykate që ne të ndalojmë që të publikojmë vendimin, që media të publikojë vendimin.
Por disa media e jepnin dhe disa të tjera jo dhe gjithçka tashmë u sqarua nga përgjimet.
Ato media që nuk e transmetonin, që nuk e jepnin vendimin e gjykatës, të cilin, në fakt, e kanë pasur në dorë, ka një detaj: Urdhëroheshin nga burgu nga Erion Veliaj, urdhëroheshin nga pushteti.
Janë mediat që i paguan vëllai i Erion Veliajt, me paratë që merr nga kompanitë private apo nga kompani koncesionare të pushtetit.
Kaq është e gjitha.
Në rastin e dytë nuk kemi të bëjmë me një vendim gjykate, por kemi të bëjmë me një fakt. Akte dhe hetime të SPAK-ut kanë shkuar në telefona nga persona të caktuar.
Këta persona janë lidhje të forta të pushtetit që shkojnë deri te drejtorë të rëndësishëm apo sekretarë të Përgjithshëm të qeverisë së rilindjes. Shkojnë deri tek Agim Ismaili, ish-drejtor i IMT-së, ish-drejtor i Burgjeve, ish-drejtor i AKU-së dhe te Dritan Palnikaj, i cili i ka pasur këto materiale në dorë, sot sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, dje sekretari i Përgjithshëm i Fatmir Xhafajt, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm.
Pra, këto akte të SPAK-ut kanë pasur dhe një hile brenda.
Janë nxjerrë pikërisht në datën 12 mars. Kujtojmë se më 12 mars ka qenë gjyqi në Apelin e GJKKO-së, i kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe fillimisht është kuptuar që këto materiale janë shpërndarë në disa media që të publikoheshin pikërisht atë ditë (nga kritikët e Veliajt), por kush garanton se ato ishin akte të vërteta, nuk ishin dokumente të manipuluara, të përpunuara, pasi ishin në format ëord, ishin në format të editueshëm, pra që mund të ndryshoheshin.
Si mund të publikoheshin ato materiale pa kaluar më parë në një filtër, pa mbledhur pak informacion, pa pyetur palët. Më pas ka dalë një urdhër prokurori për ndalimin e publikimit të tyre që është ditën e nesërme.
Në rastin e parë ka një vendim gjykate (publikimi i vendimit për Veliajn) dhe në rastin e dytë ka një vendim prokurori (aktet që i hakeruan në SPAK) që ndalon nxjerrjen e sekretit.
Në rastin e tretë, që janë dalja e përgjimeve të Erion Veliajt në burg, nuk ka një vendim prokurori apo gjykate për ato përgjime, nuk duhen publikuar, ato janë pjesë e vendimit të gjykatës sepse janë pjesë e akuzës së tretë që i është çuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe juristi më budalla e kupton se çfarë ka ndodhur dhe sa e thjeshtë është të sigurohen këto materiale.
Në rastin e parë shumica e gazetarëve i morën, i shpërndanë me njëri-tjetrin, shumë nuk i publikuan, sepse kështu ishte urdhri nga burgu i Durrësit. Të sulmoheshin e të shaheshin prokurorët e pamë në përgjime.
Kurse tani që po dalin përgjimet, kush mendon që nuk i kanë, e kanë gabim. Shumë gazetarë i kanë, por nuk i publikojnë sepse nuk i lejojnë redaksitë e tyre.
Kjo është e vërteta dhe ndryshimi midis një vendimi gjykate të zbardhur dhe faktit pse nuk publikohen ato akte të SPAK-ut, të cilat janë përgjimet e një zyrtari, të një biznesmeni dhe bashkëpunëtores së tij, që në fakt nuk kanë asgjë të rëndësishme brenda, thelbësore.
Për dikë duhet të dalin me patjetër, por për dikë që zbaton dhe respekton ligjin ato janë akte që duhen verifikuar më parë, duhet të kalojnë një filtër gazetarie profesionale dhe më pas të bëhen publike.
Dhe, këta flamurtarët pse ka një urdhër prokurori për të mos publikuar aktet që u hakeruan në SPAK, ky nuk është rasti i parë, më mirë do ishte të gjejnë një jurist dhe të ankimojnë vendimin e prokurorit Bledar Maksuti./ CNA
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...