Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dokumente të tjera të siguruara nga institucionet, këqyrje telefonash, informacione sekrete, të cilat i kanë rrjedhur SPAK-ut, pra hetime për personazhe të ndryshme apo fraksione dosjesh hetimore, ranë në duart e medias.
SPAK-u ka arrestuar dy persona, Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn. CNA e ka raportuar ditë më parë ndalimin e tyre nga SPAK-u, pasi u konstatua se në telefonat e tyre ata kishin dokumentacione sekrete dhe këto ishin shpërndarë edhe te njerëzit e medias.
Le ta shikojmë skemën më qartë.
Të dy personat ishin punonjës në shtet. Njëri ish-drejtues i burgut të Vlorës dhe tjetri punonjës i IMT-së së Vlorës.


Pra, nuk kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë, por kemi të bëjmë me njerëz, drejtues institucionesh. Pa folur që janë rilindas të thekur, pjesë e administratës së qeverisë Rama. Këta persona kanë mundur të sigurojnë dhe shpërndajnë dokumentet.

SPAK-u ka shkuar më tej dhe ka kontrolluar në zyrën, e cila ndodhet në godinën e ETC-së, diku në kat të nëntë, që “rastësisht” në të njëjtin kat ka zyrën edhe Fatmir Xhafaj, deputeti socialist, njeriu që e quajti veten babai i reformës në drejtësi dhe tani po e quan atë të fundit dështim. "Ora News" raportoi disa javë më parë edhe vizitat e Erion Veliajt në katin e 9-të të ETC.
Në fakt, edhe dy të arrestuarit nga SPAK, Gjoni dhe Rrokaj kanë lidhje direkte dhe indirekte me Fatmir Xhafajn. Personi që i drejton këta njerëz dyshohet se është shtetasi Agim Ismaili, ish-zyrtar i lartë i PS-së, ish-drejtor i Burgjeve, ish-drejtor i AKU-së dhe ish-drejtor i IMT-së.
Të dy personat e arrestuar nga SPAK-u, njëri është te burgjet dhe tjetri tek IMT.
Të dyja institucionet i ka drejtuar Agim Ismaili, bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Fatmir Xhafajt, edhe në këtë rast “rastësisht”.
Pra, në zyrë në kat të nëntë te Fatmir Xhafaj është vetë miku i tij, Agim Ismaili, që ka drejtuar edhe Drejtorinë e Burgjeve dhe IMT-në, dhe të arrestuar janë dy persona të punësuar prej tij në këto institucione.
Në fakt, Ismaili dyshohet se ka pasur një zyrë private investigimi, ku mblidhte dokumente, materiale, dosje për biznesmenë, për politikanë dhe jo vetëm hetimet e SPAK-ut.
Dyshohet se ka pasur dhe pajisje përgjimi, mjete të tjera të sofistikuara, pra një grup të strukturuar kriminal, siç e quan SPAK-u.

Një person tjetër që është thirrur më pas nga SPAK-u është shtetasi Dritan Palnikaj. Dritan Palnikaj ishte sekretar i Ministrisë së Brendshme, ku ministër ka qenë Fatmir Xhafaj, për ata që nuk e dinë, dhe është nipi i Agim Ismailit. Dritan Palnikaj është thirrur në SPAK dhe në telefonin e tij janë gjetur materiale të rëndësishme hetimore.
Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me një aludim, se Agim Ismaili është shoku i Fatmir Xhafajt. Jo.
Nipi i Agim Ismailit ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Fatmir Xhafajt, zyra është në krah të zyrës së Fatmir Xhafajt, njerëzit e punësuar janë lidhje të afërta të Fatmir Xhafajt dhe të punësuar nga Agim Ismaili ku ai drejtonte IMT-në dhe Drejtorinë e Burgjeve. Dhe është njeriu i ngushtë i Fatmir Xhafajt.

Çuditërisht në të gjithë skenarët ka një lidhje me Fatmir Xhafajn. Dyshohet që ky grup të jetë ngritur pikërisht me qëllimin që Xhafaj kishte dhe atë që bëri kryebashkiaku Erion Veliaj nga burgu, sulmin në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa paralel mblidhen materiale dhe kjo nuk ka filluar tani, por kohë më parë.
Pikërisht ditën e gjyqit të Erion Veliajt rrodhën materiale për të dalë në media që më pas të ngriheshin akuza të tjera. Skenarë të mirëfilltë individësh që vijnë vërdallë Fatmir Xhafajt apo të tjerë që shkojnë deri tek avokatët e kryebashkiakut Veliaj.
Por në rastin konkret, Agim Ismaili është miku i Fatmir Xhafajt, në rastin konkret zyra e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij është në katin e nëntë të ETC-së afër Fatmir Xhafajt, personat që janë arrestuar janë bashkëpunëtorë të Agim Ismailit, mikut të ngushtë të Xhafajt. Dokumentat sekrete i disponon edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Fatmir Xhafajt dhe nipi i Agim Ismailit, Dritan Palnikaj.
Skema duket të jetë më e qartë politikisht. Ndoshta zyrtarët e lartë të PS-së janë në dijeni se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, pse ka ndodhur, kur ka ndodhur dhe kush është koka e këtij grupi të strukturuar kriminal./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçar...
Adriatik Lapaj, njeriu që e ka pranuar publikisht se është...
Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligji...
Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar një tjetër rast kur kri...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka tra...
Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “O...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mi...
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin ...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku rapor...
Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën...
Kompania “5D” e drejtorëve të Erion Veliajt të arrestuar n...
Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88...
Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 ...
Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsio...
E rithemeluar pas 32 vitesh, në janar të vitit 2023 me një...
Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” në Tv...
Pak javë më parë u publikua një lajm se disa rrjete social...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, njëherësh...
Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veli...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...