Fatmir Xhafaj u shfaq si një krokodil që me lotët e tij donte të na tregonte se ishte një politikan i pastër e i ndershëm dhe në këto vite politike ai nuk kishte lidhje me korrupsionin, nuk kishte akuza ndaj tij, nuk kishte lidhje të dyshimta.
Për më tepër, Xhafaj u përpoq të justifikonte dënimin e vëllait të tij, duke e quajtur si një gjë të kotë, të ndodhur para 22 vjetësh dhe në 22 vjet nuk kishte shkelur asnjëherë ligjin.
Ai tentoi të thoshte se italianët ia kishin dëbuar vëllain me një çështje të thjeshtë se po të ishte ndryshe…, në qoftë se Agron Geron Xhafaj do të kishte problematika me ligjin, Sali Berisha dhe PD-ja që në atë kohë kishte edhe SHIK-un edhe policinë do ta bënte copash.
Xhafaj tha se PD ishte 8 vite në pushtet dhe mund t’i përdorte kundër vëllait të tij, por çfarë ndodhi në fakt.
Xhafaj gënjeu sërish në emisionin “Opinion” edhe me pretendimin se mund ta kishte hetuar PD-ja, SHIK-u, etj.
Ai ra vetë brenda me këmbët e tij. Xhafaj tha se vëllait të tij i kishte ndodhur ngjarja 22 vite më parë, qe dëbuar nga Italia dhe gjyqi më pas kishte vazhduar. Por, sipas të dhënave të paraqitura vetë nga Xhafaj, vendimi i Gjykatës së Apelit në Itali kishte dalë në vitin 2012, që e dënonte vëllain e tij, zotin Agron Geron Xhafaj fillimisht 7 vjet, më pas sipas vendimit të Apelit u bë 4 vjet. Këtu ka 2 probleme. (Lexo këtu)
Së pari, përse duhet të ndërronte emrin vëllai i Fatmir Xhafajt?

Së dyti, datat! Çfarë na thonë datat? Për atë që na thoshte ai se mund ta hetonte PD-ja, vendimi i Apelit ka dalë në 2012-ën, kur ka ardhur në PS në pushtet, në vitin 2013.
Imagjinoni brenda një viti sa kohë i duhet një vendimi të Gjykatës së Apelit në Itali të zbardhet, të njoftohet pala shqiptare, të zbardhet edhe në Shqipëri, etj.
Pra, vendimi për Agron apo Geron Xhafajn ka ardhur në Shqipëri gjatë kohës që në pushtet ka qenë Partia Socialiste.

Gjatë kohës që qe PD-ja në pushtet nuk ishte e mundur ta kapte me prova dhe me fakte se si ai kishte një vendim të formës së prerë në Itali, pasi emri ishte ndryshuar, gjyqi ende nuk kishte përfunduar, nuk kishte një vendim të formës së prerë, por kishte një vendim të Gjykatës së Faktit, të Shkallës së Parë, që më pas e kishte dëbuar Agron Xhafajn për në Shqipëri.
Fatmiri na tha se nuk kishte bërë ndonjë gjë të madhe vëllai i tij, ishte dënuar me 7 vjet, pastaj me 4 vjet, i kanë vënë dhe ndonjë ekspuls se po të kishte qenë e madhe PD-ja do të kishte bërë namin.
Çfarë nami duhet të bënte PD-ja kur dokumentet kanë ardhur në kohën e PS-së?

Tani lind pyetja: Meqenëse shteti shqiptar është njoftuar për dënimin është njoftuar gjatë ardhjes së Rilindjes në pushtet, mos vallë Fatmir Xhafaj kur ka qenë drejtues i Reformës në Drejtësi apo në mënyra të tjera duke shfrytëzuar postin e tij të deputetit ka ndërhyrë për të ndihmuar vëllain e tij, edhe për shkak të kontakteve që ai ka pasur? Në Shqipëri konsiderohet normale.
Gjithçka plasi kur ai ishte ministër, pas më shumë se një viti. (Lexo këtu)
Çfarë ka bërë më përpara kur ka shkuar në zyrë? A ka pasur kontakte? A ka marrë letra nga institucionet? Se vajtje-ardhjet edhe më të vjetra, edhe më të reja për çështje hallesh në Itali të Vishos apo të Vishajve në tregun politik të Tiranës i dinë të gjithë.

Prandaj, ajo që ka thënë në “Opinion” Fatmir Xhafaj në lidhje me këtë është një tjetër gënjeshtër dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Përtej faktit se në kohën e PD-së nuk ka pasur dokumentet përfundimtare, vendimin e Gjykatës së Apelit, ata janë marrë më pas kur në pushtet ishte Rilindja, kur Fatmir Xhafaj ka qenë një person jo i parëndësishëm.
Asokohe ai ka qenë deputet dhe “babai” i asaj Reformës në Drejtësi që me standardet që ka, Fatmir Xhafajn nuk duhet ta shikonim më në politikë./ CNA
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, bëri një paralajmërim...
Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, është marrë zyrta...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në një vizitë...
Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur Komisioni...
Teologu Ermir Gjinishi, ka folur për inaugurimin e Xhamisë...
Andi Bushati, i ftuar në MCN TV, deklaroi se shteti shqipt...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas kërcënimit të Sok...
Fatmir Xhafaj sfidoi dje publikisht se në rast se do të gj...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk është tërh...
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka pritur në Krye...
Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur “kërcënimit...
Avioni presidencial i kreut të shtetit turk, Rexhep Ta...
Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit, duke mbus...
Mëngjesin e kësaj të enjteje u njoftua dorëheqja e dep...
Këtë të enjte dha dorëheqjen si deputet i PS-së, Jurgi...
Mbrëmjen e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë njoftoi anuli...
Debate të ashpra ka patur mes Sekretarit të Përgjithshëm t...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhj...
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka folur për tensionet dhe për...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...