
Institucionet e Drejtësisë kanë reaguar në unison duke bërë me dije se nuk do të bëhen pjesë e aktivitetit të komisionit Xhafaj.
Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila nuk pranoi të bëhej pjesë e mbledhjes së komisionit Xhafaj.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka deklaruar se nuk do të dërgojë ekspertë dhe përfaqësues.
“Nuk marrim pjesë në aktivitete ligjbërëse”, ka deklaruar Zaçaj.
Pas Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme ka reaguar dhe prokurorët e SPAK të cilët janë shprehur se nuk e shohin të arsyeshme që të marrin pjesë pasi problematikat e tyre i kanë bërë publike.
Nuk e kanë detyrim për të qenë të tillë pasi që është kryeprokurori i këtij institucioni që mund të marrë pjesë, por SPAK-u është dhe para një detyre shumë të vështirë nuk mund të shkojë të pyetet dhe të japë llogari para Fatmir Xhafaj, i cili është vëllai i Geron Xhafajt i ekstraduar për trafikim droge në Itali.
"Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar 'Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian' (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë duke u trajtuar në Mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse.
Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision", thuhet në njoftimin e SPAK-ut për mediat.
Së fundi ka reaguar dhe ILD dhe Gjykata e Lartë, institucione të cilat kanë deklaruar se nuk do ta marrin pjesë në mbledhjet e komisionit Xhafaj.
“Kërkesa nuk përshtatet me funksionin tonë”, është shprehur Gjykata e Lartë.
Pra të gjitha institucionet e drejtësisë unanimisht kanë vendosur që të mos bëhen pjesë e komisionit Xhafaj i cili qëllimin e vetëm e ka të pengojë dhe ndalojë punën e SPAK.
Ky është një dështim i komisionit “Xhafaj” pasi asnjë nga institucionet e drejtësisë nuk do i bindet dhe nuk do të japë llogari para Fatmir Xhafajt./ CNA
Aventurat e Gjergj Lucës në Berlin duket se qenkan fantast...
Sot ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka prezantuar drejt...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Gazetari Artan Hoxha është thirrur sot në SPAK ku ka q...
Prokurorët e SPAK-ut kanë refuzuar që drejtuesit apo anëta...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur për luftën kund...
Pas Gjykatës Kushtetuese, komisioni "Xhafaj" ka marrë një ...
Prej muajsh CNA është në shënjestër të sulmeve të njëpasnj...
Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje...
Opozita ka vendosur katër manekinë para Kuvendit të veshur...
Prej muajsh CNA po sulmohet në mënyrë kriminale nga Al...
Opozita nuk e ka lejuar mazhorancën që të hyjë në parlamen...
Situata para Kuvendit shfaqet e tensionuar, ku ka pasur pë...
Opozita ka krijuar sërish kaos para Kuvendit ku ka pasur d...
Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet për seancën e rad...
Sulmet e Aldor Ninit dhe “Acromax”-it ndaj CNA-së kanë...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha, k...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dalë m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...