web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“21 janari”/ Artan Hoxha tri orë në SPAK, dorëzon audioregjistrimin

3 Tetor 2024, 13:28, Aktualitet CNA
“21 janari”/ Artan Hoxha tri orë në SPAK, dorëzon
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha është thirrur sot në SPAK ku ka qëndruar tri orë në ambientet e Prokurorisë.

Hoxha u shpreh se ka dorëzuar një kasetë me audioregjistrim për çështjen e 21 Janarit.

“Kjo kasetë është një indicie për hetimin. Jo vetëm ka pasur komunikim, por një komunikim rutinë që bëhet mes punonjësve të Gardës.

Janë komunikimet në momentin e vrasjes.

Materialet shërbejnë për të zbuluar se kush janë njerëzit që kanë pasur përsipër punën atë ditë.

Materiali është vënë në dispozicion të prokurorisë”, tha Hoxha./ CNA





Lajmet e fundit nga