web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si Alfred Lela përdori CNA-në kundër shoqatave të mediave

2 Tetor 2024, 21:14, Aktualitet CNA
Si Alfred Lela përdori CNA-në kundër shoqatave të mediave
Alfred Lela, burimi CNA

Partia Demokratike ka reaguar këtë të mërkurë me anë të një deklarate shtypi në lidhje me skandalin e ndodhur pas sulmeve ndaj CNA-së dhe mbylljen e rrjeteve sociale të kësaj medie.

Kanë qenë të shumta reagimet nga disa shoqata gazetarësh si Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë, Këshilli Shqiptar i Medias, Safe Journalist, Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) dhe Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë. Gjithashtu, kanë reaguar edhe gazetarë si Klodiana Lala, Isa Myzyraj dhe Klodian Tomorri.

Ndërkohë që Partia Demokratike do të dilte në një deklaratë për shtyp, ajo që ndodhi ishte më e çuditshme, u përmend vetëm një nga organizatat e mediave dhe u bë diversion me organizatat e tjera, siç është fjala e Shoqatës së Gazetarëve Europianë, e drejtuar nga Arbër Hitaj.

Në fakt, Shoqata e Gazetarëve Europianë ka reaguar që në momentin e parë që ka ndodhur sulmi në rrjetet sociale ndaj CNA-së.

E vërteta është që Alfed Lela përdori një deklaratë të sotme për shtyp, për të bërë diversion ndërmje shoqatave të gazetarëve. (Lexo këtu)

Si Alfred Lela përdori CNA-në kundër shoqatave të mediave
Sali Berisha dhe Alfed Lela

Kanë reaguar pesë shoqata gazetarësh, nuk reagon vetëm një, shoqata e drejtuar nga Ylli Rakipi, e cila qartësisht mbështet “Acromax”-in dhe Aldor Ninin, pasi merr para dhe gjendet në një konflikt të pastër interesi.

Këtë e dimë nga Ylli Rakipi, i cili na e ka thënë dhe e duam shumë, pavarësisht se për shkak të moshës tashmë do që t’i rritet më shumë pensioni. (Lexo këtu)

Na vjen keq që në pleqëri katandis dhe rreshtohet krah një përndjekësi grash, me akuzë nga prokuroria.

Si Alfred Lela përdori CNA-në kundër shoqatave të mediave

CNA nuk i ka kërkuar kurrë të na mbështesin, ne jemi në të drejtën tonë, do vazhdojmë të funksionojmë edhe pse raportohemi në mënyrë të padrejtë, edhe pse jemi raportuar edhe për videot tona në emisionin “Të Paekspozuarit”, edhe pse shumë materiale nga këto emisione na vijnë të zbardhura për t’u publikuar, por këto do të jenë pjesë e një tjetër procesi legal që do të hapet nga CNA. (Lexo këtu)

Ndaj dhe sot, më shumë se rëndësi për një deklaratë shtypi të bërë nga Alfred Lela me qëllimin e tij “më ka çuar baba me la gojën”, sepse ishte një deklaratë shumë qesharake, që nxiste një konflikt midis shoqatave të mediave duke sulmuar padrejtësisht ato, kur në fakt e vërteta është një sulm kriminal i mediave të pushtetit, i mediave që kanë ortakëri me inceneratorët, një sulm kriminal nga “Acromax”-i i Aldor Ninit për interesa të tij personale pas publikimeve nga CNA të lajmit për “rrëmbimin” e vajzës së tij, apo lajmeve për përndjekjet që ka bërë ky individ ndaj një vajze 20-vjeçare, për të cilën turpësisht nuk ka dhembshuri dhe për këtë arsye janë mbyllur “TikTok”, “YouTube” dhe “Facebook” i CNA-së. (Lexo këtu)

Si Alfred Lela përdori CNA-në kundër shoqatave të mediave
Aldor Nini

Ky duhet të ishte thelbi i reagimit të PD-së, gjë që nuk ka ndodhur kështu, por është kërkuar të bëhet diversion mes gazetarëve.

CNA ka pasur një reagim mjaft të fortë dhe ky ka qenë shkaku i vërtetë që ne kemi theksuar në qëndrimin tonë, të dhënë sot në mesditë./ CNA





Lajmet e fundit nga