Në Gjykatën e Tiranës dje u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj Aldor Ninit të “Acromax”, njeriut që akuzohet nga Prokuroria për përndjekjen e ish-të fejuarës së tij.(LEXO KETU)

Historitë e Aldor Ninit ndaj përndjekjes apo dhunës ndaj femrave nuk janë të pakta. Edhe ish-bashkëshortja e tij ka qenë e pajisur me një urdhër-mbrojtjeje.
Nga ana tjetër, në qershor të këtij viti, një skandal plasi, pasi Aldori nuk pranoi që të kthente vajzën e tij te nëna dhe në atë kohë u akuzua se e mbajti peng vajzën, dhe se duhet ta kishte dorëzuar më parë.
Por përtej të gjitha historive të tij skandaloze, dje Aldor Nini ka kërkuar të shpëtojë nga akuza dhe krimi i përndjekjes duke çuar në ndarjen e çështjes së tij dhe Xhulia D.
CNA ka raportuar se janë dy persona në akuzë për veprën “përndjekja” parashikuar nga neni 121/A/2 i Kodit Penal, dhe “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, parashikuar nga neni 121/A/2 i Kodit Penal, pra Aldor Nini i “Acromax”-it dhe Xhulia D.
Në fakt, vajza të gjitha veprimet i ka kryer me urdhër të Aldorit sepse çdo gjë është e qartë.
Ku i gjeti ajo videot e Sara B.? Pse duhet t’i hidhte? Pse duhet të hapte një profil në “Instagram” me një emër anonim për ta sulmuar? Pse rastësisht ky profil u hap në zyrat apo kafetë afër “Acromax”-it?
Gjithçka është e provuar. Xhulia nuk ka pasur asnjë histori me Sara B., as ndonjë inat apo njohje personale për ta sulmuar atë. Për më tepër videot kanë qenë private të Aldorit dhe vajzës.
Historitë filluan pas ndarjes së vajzës nga Aldor Nini për arsyet e saj personale që shkojnë përtej çështjeve që i interesojnë opinionit publik.
Ajo që të gjithë duhet të dinë përtej një historie rozë kemi të bëjmë me një krim përndjekjeje ndaj një vajze 20-vjeçare nga Aldor Nini i “Acromax”-it, i cili jo vetëm përndjek vajzat, por më pas u vërsulet dhe mediave, të cilat e raportojnë për krimet e tij. (LEXO KETU)

Dhe nuk është ky rasti i parë. Aldor Nini më parë ka bashkëpunuar me Erion Veliajn dhe ka tentuar të mbyllë website dhe agjenci lajmesh për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, të vetëquajturit zdroms.
Më pas është bërë bashkëpunëtor i partive politike me raportime të padrejta duke keqpërdorur, duke abuzuar me platformën e tij dhe hapësirën që i japin mediat sociale si “YouTube” dhe “Meta”, Nini raporton sa herë shkruhet për të e vërteta, e cila në fakt është e dhimbshme.
Dje nëpërmjet cirkut të tij duke keqpërdorur dhe një avokat të shkarkuar nga vettingu si Eugen Beci, ai ka tentuar të shpëtojë në gjykatë, ka kërkuar ndarjen e çështjes. Pra, ai të gjykohet më vete dhe Xhulia D. të hetohet më vete.
A thua se Xhulia gjithçka e ka bërë për qejfet e saj dhe inatet e saj kur në fakt Prokuroria ka gjetur, ka zbuluar se kur ka ndodhur i gjithë krimi përndjekës, se si janë hapur llogaritë dhe se si në këto llogari në rrjetet sociale është sulmuar Sara B.
Aldor Nini duke kërkuar ndarjen e çështjes mendon se do të shpëtojë, sepse fatura i ngelet Xhulia D., dhe vajza e shkretë, së cilës ne i kemi bërë një shkrim duke i kërkuar të ngrihet në lartësinë e një nëne, që të mos lejojë të keqpërdoret më tej, që të mos ngelet një përndjekës i lirë, por të marrë ndëshkimin e duhur sepse vetëm ajo mund t’i sjellë mendjen një njeriu, i cili dhunon gratë që marrin urdhër-mbrojtjeje, i përndjek ato siç Sara B., apo i vendos GPS, i dyshuar gjithmonë dhe i kallëzuar në institucionet ligjzbatuese.
Prandaj Xhulia duhet ta kuptojë se Aldor Nini i “Acromax”-it po e shet, po kërkon t’ia faturojë asaj të gjithën duke e ndarë çështjen, problematika i ngelet Xhulias, e cila duhet të përballet me gjykatën dhe më pas me shpresën se do t’i jepet një dënim i lehtë apo do të falet për rrethana të ndryshme, apo duke shpresuar se më vonë do të ketë ndonjë amnisti, nuk do të ketë burg ndaj saj e kështu me radhë.
Ajo thjesht dhe vetëm duhet të ngrihet në lartësinë e nënës, duhet të flasë të vërtetën, duhet t’i drejtohet gjykatës, duhet t’u drejtohet institucioneve ligjzbatuese duke treguar se ka qenë Aldor Nini ai që ia ka dhënë videot dhe kjo është mjaft e thjeshtë për një vajzë që nesër do të jetë nënë, që të mos i përndiqet fëmija i saj.

Ndaj dhe Xhulia nuk ka pse të pranojë të marrë përsipër një faturë për Aldor Ninin, i cili tashmë po e shet në gjykatë, duke kërkuar ndarjen e çështjes ai mendon se do të shpëtojë.
Por në fakt drejtësi për Aldor Ninin do të ketë, edhe për Sara B., do të ketë, edhe për Xhulia D., do të ketë, e cila shpresojmë gjithmonë se do të ngrihet siç e theksuam në lartësinë e një nëne të vërtetë dhe nuk do të lejojë që një përndjekës të vazhdojë të jetë i lirë dhe të kryejë të njëjtat akte më tej me vajza të tjera./ CNA
CNA prej gati 3 muajsh po përballet me një sulm kriminal t...
Përndjekësit në rrjetet sociale dhe jo vetëm vazhdojnë...
Faktet dhe të vërtetat janë të pandalshme, jemi sulmua...
Me disa fakte të renditura në mënyrë kronologjike, po ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polic...
Aldor Nini i kompanisë "Acromax" tashmë është në dyert...
Aldor Nini, tashmë një personazh jo i panjohur, njeriu i c...
Aldor Nini i "Acromax", censori i cili është dërguar n...
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq, Aldor Ninin e “Ac...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax Media”, keqpërdor kompani...
Censor, dhunues i fjalës së lirë, shërbëtor i politikë...
CNA prej javësh po përballet me një sulm nga Aldor Nin...
CNA prej javësh po përballet me një sulm të orkestruar...
Aldor Nini i “Acromax”-it njihet ndryshe si përndjekës...
Aldor Nini i “Acromax”, së bashku me kapter Alfred Pez...
Në një investigim dy mediat gjermane, netzpolitik.org ...
Censuruesi i mediave, Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax...
Ndoshta duket e pabesueshme, e paimagjinueshme, e dhim...
CNA raportoi një ditë më parë se Aldor Nini, drejtuesi...
Ka kaluar çdo limit skandali i “Acromax” dhe Aldor Ninit m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...