
Personazhi Aldor Nini i kompanisë së cenurës "Acromax", i cili njihet si një nga njerëzit me problematika të thella në lidhje me të drejtën e medias në Shqipëri, ka sulmuar haptazi CNA, e cila publikon lajme pa censurë.
Aldor Nini, është një përndjekës, ku mund të përmendim rastet e dhunës ndaj ish-bashkëjetueses ose rrëmbimit të vajzës së tij, sulmon CNA me "copyright".(lexo këtu)
CNA ka si qëllim informimin publik, mbi shumë të vërteta dhe të pathëna, por Aldor Nini e ka për zakon të sulmojë media që publikojnë fakte. (lexo këtu)
Ky është një censurim që Nini nëpërmjet "Acromax", tenton t'i bëjë CNA-së, duke u fshehur pas "copyright", por të gjitha veprimet e tij janë shumë të lexueshme. (lexo këtu)

Gjithçka vjen pas denoncimeve të pandalshme të CNA ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aferave 5D dhe inceneratorët.(lexo këtu)
Më poshtë do të keni edhe listën e artikujve që Aldor Nini i "Acromax", duke shfrytëzuar abuzimin me të drejtat e autorit tenton të censurojë CNA-në.
Ne do të vazhdojmë të raportojmë, të investigojmë dhe të publikojmë lajme me shumë të vërteta dhe fakte.
Artikujt e publikuar nga CNA, të cilat janë hequr nga rrjetet sociale për shkak të të "drejtave të autorit":
Në artikullin me titull "Fitoi “Big Brother”/ Egla Ceno duhet të përballet me akuzat në gjykatë", ne kemi bërë një raportim mbi ngjarjen.
Sa i përket fotos që kemi përdorur ajo është foto që mund të gjendet gjerësisht në të gjitha mediat dhe e kemi përdorur me qëllimin për të informuar opinionin publik.

Ndërkohë në artikullin tjetër për lajmin "DigitAlb" zhytet në borxhe, zbulohet shifra", kemi raportuar mbi bazë të burimeve për gjendjen ekonomike që ndodhet kompania.

Ndërsa tek lajmi për deputeten Olta Xhaçka kemi bërë thjesht një raportim të deklaratës që ajo ka bërë në studion "Top Story" në Top Channel.

E njëjta situatë është edhe me artikullin për deklaratën e Lorenc Vangjelit. Kemi raportuar thjesht mendimin e tij personal, ndërkohë që kemi cituar median ku e ka bërë deklaratën.

Kemi të bëjmë me një sulm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe një medie që raporton lajme dhe investigon për të nxjerrë të vërteta. CNA qëllimin e vetëm e ka për të informuar opinionin publik.
Erion Veliaj, mediat e aferës të inceneratorëve dhe një përndjekës nuk mund të ndalojnë fjalën e lirë.
Pas qëndresës tonë përballë Ninit dhe kompanisë të tij "Acromax" për të mos hequr raportimet për skandalet e tij dhe subjektit të tij censurues që lufton mediat e lira dhe i shërben politikës korruptive, filluan sulmet kriminale ndaj fjalës së lirë dhe denoncimeve të CNA. (lexo këtu)

Theksojmë se të gjitha këto materiale për këto sulme banale dhe antiligjore, i janë dhënë një studioje ligjore ndërkombëtare që jo vetëm do ngrejë padi ligjore përkatëse, por do të ndjekë deri në detaje çdo abuzim dhe censurë të dirigjuar nga Aldor Nini në bashkëpunim me mediat e korruptuara të inceneratorëve dhe politikës. Gjithashtu me materiale konkrete janë njoftuar edhe organizatat e mediave, disa prej të cilave të kapura nga skandalozi Aldor Nini pas bashkëpunimeve me shërbimet në rrjetet sociale dhe pagesave klienteliste./CNA
Në një skenë ku drejtësia përplaset me emocionet, hist...
Personazhi, Aldor Nini, i cili njihet si një nga njerë...
Gazetarja Anila Basha ka hedhur akuza ndaj Aldor Ninit...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh se Aldor Nini me kompani...
Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...