web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Çmendet" Aldor Nini, kërcënon CNA: Do u mbyllim kanalin në youtube

2 Dhjetor 2023, 14:37, Acromax / Aldor Nini CNA
"Çmendet" Aldor Nini, kërcënon CNA: Do u mbyllim
Aldor Nini

Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga njerëzit me problematika të thella në lidhje me të drejtën e medias në Shqipëri, i shumëdenoncuar si një shërbëtor i klientelës politike, njeriu që në emër të të drejtave abuzon duke e përdorur ligjin dhe hapësirën e rrjeteve sociale për çështje politike që ai nuk i ka të drejtat kurrë dhe si ka pasur kurrë, megjithëse pretendon se është dikush.

Njeriu që pretendon se po sjell youtube në Shqipëri është ende i akuzuar se ka përndjekur dhe dhunuar ish-bashkëjetuesen. (youtube do njoftohet zyrtarisht për gjithcka kryen në shkelje të ligjit Nini, me një letër zyrtare nga një studio ligjore jashtë Shqipërisë, dhe ketë herë vështirë se mund tja hedhe me ndihmën e Ylli Rakipit apo Armand Shkullakut)

Njeriu që u arrestua dhe u mbajt në burg nga policia për përndjekje dhe dhunim të bashkëjetuesen e tij, të cilës i publikoi edhe një videon pa pëlqimin e saj, pretendon se do të na sjellë youtube në Shqipëri.

Në fakt ai është kërcënues dhe shantazhues i drejtëpërdrejtë, ai kërkon ti fshihen apo t'i publikohen materialet që ai do, dhe në momentin që ti nuk ia jep hapësirën, ai të kërcënon me youtube.

Aldor Nini të kërcënon me shantazhe, me presione mediat dhe kjo në më shumë se një rast.

Njeriu i cili u kap i gjallë nga Policia e Shtetit, njeriu i cili është denoncuar në dhjetëra raste nga CNA dhe nga shumë media të tjera, ku janë me qindra dhe qindra materiale sesi Aldor Nini ka përdorur kompaninë e tij Acromax si një pistoletë politike kundër medias dhe fjalës së lirë, gjoja në emër të së drejtës së autorit, i ka riardhur zëri që i iku pasi e arrestoi policia.

Sot guxon të kërcënojë sërish me mbyllje të kanaleve në youtube me gjoja të drejta autori që në fakt, nuk ekzistojnë apo abuzohet nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij, siç ka qenë rasti i denoncuar nga CNA në lidhje me kryebashkiakun Veliaj, ku Aldor Nini kërcënonte për mbyllje të faqeve në rrjetet sociale dhe serverave, kjo e publikuar dhe denoncuar më parë.

Aldor Nini vazhdon të kthehet në një kamzhik politik, në një shantazhes dhe kërcënues ndaj medias, kur ai nuk merr hapësirën që do për çëshjet që ai do. 

Mendon se është xhandari, ligji dhe mbi ligjn për çdo njeri në Shqipëri. Është mbi ligjin e të drejtës së autorit, është mbi Kushtetutën mbi të drejtën e informimit dhe mund të godasë dhe të shkatërrojë çdo rrjet social apo youtube se ai ka të drejtat e tij

Në fakt Aldor Nini duhet ta mësojë njëherë e mirë se tashmë shumë persona kanë hapësirat e duhura ligjore edhe atje ky Aldor Nini nuk e mendon se mjafton ligji i vërtetë, zbatimi i tij që Nini dhe të tjerët si ai të mos mbajnë më të drejtat e youtube për shumë kompani sepse ai abuzon me to dhe për më tepër është një person me precedent të rrezikshëm penal dhe këtë e di mirë. Këtë smund ta fshehë më as youtube, as agjensive ligjzbatuese në Gjermani.

Në rast se mendon se mund ta çajë të ardhmen me shpatën e tij abuzuese këtë e ka gabim. Pasi është një shpatë tjetër më e madhe se ajo që ka ai.

Është shpata e të drejtës dhe shpata e ligjit që ndalon dhe ndëshkon këdo të dënuar dhe abuzues që të zhvillojë të tilla aktivitete, çensuese, politike dhe abuzive dhe Aldor Nini është një nga ata që sdo mund tëfitojë kurrëmbi mediat.

Pa theksuar se ështëbashkëpunërot i mediave të akuzuara për afera korruptive në Shqipëri dhe mbrojtës i produkteve të tyre. /CNA

 





Lajmet e fundit nga