
CNA ka denoncuar prej disa ditësh se Aldor Nini me kompaninë e tij “Acromax” ka nisur një sulm për të mbyllur kanalin e CNA-së në “YouTube”, një sulm ky i përsëritur.
Për këtë çështje ka pasur një përballje mëngjesin e sotëm mes gazetarit Elvi Fundo dhe Aldor Ninit në emisionin “Kafe Shqeto”.
Gazetari Fundo i përplasi Ninit në sy faktin se po abuzon në emër të të drejtave të autorit me foto publike të marra nga faqja zyrtare e Partisë Socialiste apo dhe institucioneve të tjera.
Gjatë debatit të ashpër, Aldor Nini theksoi se nuk është marrë me njerëzit e politikës se ndryshe nuk do të ishte në këtë proces.
Ndërsa gazetari iu përgjigj se sado të mbrosh politikanët, ligji nuk të lejon të abuzosh apo të përdorësh të drejtat e autorit për të sulmuar mediat.
Fundo përmendi një foto të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilën Nini e përdori në vitin 2018 me justifikimin e të drejtave të autorit për të kërkuar mbylljen e serverit të CNA-së në Gjermani.
Ky i fundit gënjeu sërish për foton duke thënë se ajo ka të drejta autori dhe se CNA e ka hequr nga faqja, por ne po e risjellim sërish sot foton e Veliajt për të treguar se është aty dhe nuk është fshirë në asnjë moment.

Në këtë rast mund të theksojmë se argumenti i Aldor Ninit është i ngjashëm me faktin që dikush po shpërndan materiale falas dhe del Aldor Nini dhe thotë jo ti nuk mund ta marrësh.
Sipas logjikës së Aldor Ninit, nëse dikush bën një foto kur Erion Veliaj del me armë ne nuk mund ta nxjerrim se paska të drejta autori, nëse një politikan mund të kryejë një krim a të përndjekë dikë ne nuk mund të denoncojmë se paska të drejta autori, por përpara të drejtës së autorit prevalon e drejta për informimin e publikut në rastet e raportimeve.
Pjesë nga deklarata e gazetarit Fundo:
Nuk është gjerman ai, se po të ishte gjerman nuk do të vinte atje sot si kufomë mediatike, sepse po përpiqet të thotë se qenka ky viktima. Tashmë nëpërmjet një studioje ligjore në Gjermani do t’i shkojë “YouTube” se Aldor Nini ka përdorur “Acromax”-in dhe kompaninë e tij për të më kërcënuar dhe shantazhuar mua për të hequr shkrimet e Erion Veliajt.
Në qoftë se nuk i vjen memoria po ia rikujtoj, në maj të 2018-ës pas disa shkrimeve të CNA nga fotot e Erion Veliajt të publikuar në faqen zyrtare të PS-së, unë personalisht jam raportuar dhe më është tentuar të më mbyllet serveri i “web”-it në Gjermani. Ai ka raportuar në Frankfurt për të mbyllur serverin, por ka qenë fati im se kam qenë me pasaportë atje.
Kur më ke raportuar mua dhe njëherë dhe nëse ke burrni dhe memorie thuaja atyre, në çfarë fshati jeton? Ku e ke adresën të të sjell një padi të të bëj shembull? Harrove që më merrje në telefon dhe qaje, Elvi dua të bëj paqe me ty se kam halle? Ti nuk mund të bësh viktimën me “Acromax”-in se të ka ardhur edhe policia në datën 25 nëntor. Ti Zotëri Acromax-in nuk mund ta përdorësh për kamxhik. Mbro të drejtat e tua, mbro të drejtat e “Klan”-it, të “Top”-it, të “Syri”-t, por ti e ke përdorur kundër portaleve. Ti pardje ke njoftuar ish-bashkëshorten tënde se po bëje një aksion ndaj CNA-së në “YouTube”.
Me mua ti nuk flet dot kështu se unë të kam kapur mat. Harrove që më ke qarë në telefon, ta jap audion tani ta dëgjojë e gjithë Shqipëria. Nuk je nga ata burra ti… Ti “YouTube”-n përdore, “Klan”-it mbroji imazhin, “Syri”-t, por ti nuk mund të raportosh mediat që kanë denoncuar Erion Veliajn se nuk të ka denoncuar vetëm Anila Basha. Exit-i të ka denoncuar, CNA të ka denoncuar, Arbërie Hadërgjonaj të ka denoncuar, Roza Lati të ka denoncuar, Flori Mumajesi të ka denoncuar. Janë me dhjetëra këngëtarë, janë me dhjetëra portale që shkruajnë kundër teje sepse ti thua imazhi, fotoja e Veliajt që ne e kishim nxjerrë duke lëpirë me qenin.
Thoje që është imazhi i Erion Veliajt. Ç’punë ke ti me rrjetet e politikanëve, me imazhet e politikanëve? Politikanët paguhen nga qytetarët, ti nuk i mbron dot imazhin Erion Veliajt, për shkrimet që bëjmë ne vendos gjykata, jo ti. Ti je një hiç në lidhje me të drejtën e mediave, ti je një abuzues në lidhje me të drejtën e mediave, ti je një njeri që i ke shërbyer politikës në mënyrë abuzuese.
Ti me kërcënuar, ti më ke raportuar serverin. Nuk ma mbylli gjermani serverin.
Fotoja është sot atje, ajo e Erion Veliajt. Ti zotëri më ke marrë në telefon më ke kërkuar të heq materialet kundër Erion Veliajt. Për foton ti gënjen se fotoja është e publikuar pa autor. Ti zotëri abuzon me të drejtën e autorit. Mos gënje si derri. Ti zotëri më ke marrë mua në telefon./ CNA
Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...