web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar përndjekësi Aldor Nini

Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax Media”, është përndjekës i fjalës së lirë dhe gjoja në emër të së drejtës së autorit kërkon të censurojë mediat. Ai ka nisur edhe një sulm ndaj CNA-së, duke raportuar materiale në platformat sociale si “YouTube”, “Facebook” dhe “Instagram”. Këto materiale janë raportuar me pretendimin e së drejtës së autorit, por nuk janë gjë tjetër veçse një goditje ndaj fjalës së lirë. Theksojmë se përndjekësi Nini ka sulmuar artikujt apo videot me përmbajtje investigative, si dhe denoncimet duke i hequr nga rrjetet sociale. Bëhet fjalë për artikujt për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për inceneratorët, për dosjen “5D”, për qeverinë. Ai është kthyer në një avokat të neveritshëm të tyre dhe këtë e bën gjoja në emër të së drejtës së autorit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Aldor Nini, përndjekësi i fjalës së lirë/ Faktet si abuzon

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Aldor Nini, drejtuesi i ?Acromax Media?, ka nisur një sulm ndaj CNA-së, duke raportuar materiale në platformat sociale si ?YouTube?, ?Facebook? dhe ?Instagram?. (Lexo këtu)

Këto materiale janë raportuar me pretendimin e së drejtës së autorit, por nuk janë gjë tjetër veçse një goditje ndaj fjalës së lirë. (Lexo këtu)

Ne sot do të sjellim disa fakte kur Aldor Nini raporton në platforma dhe pretendon për të drejtat e autorit, por në fakt gënjen.

Rasti i parë është flagrant me kryeministrin Edi Rama, takimin e tij në Milano që është transmetuar nga CNA dhe të gjitha kanalet e tjera.

CNA u raportua për të drejtën e autorit për eventin politik të kryeministrit. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Njoftimi për bllokimin e videos në "YouTube"
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Njoftimi për bllokimin e videos në "Facebook"

Raportimi ishte i gabuar, të mos themi i qëllimshëm, një abuzim i aldor Ninit sepse ai ka qenë një event i kreut të qeverisë, materiali është sjellë nga Kryeministria dhe e kanë raportuar të gjithë, ashtu si CNA.

Rasti i dytë është ai i RTSH-së, në lidhje me me restaurimin e filmit ?Guna përmbi tela?, një material i publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës dhe nga vetë Kryeministri në rrjetet e tij sociale. (Lexo këtu)

?Acromax? raportoi CNA-në për të drejtat e këtij filmi, që në të vërtetë nuk i kishte RTSH-ja, por ishte një material i sjellë zyrtarisht dhe kështu të drejtat i gëzonte edhe CNA-ja. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Raportimi për "Gunat përmbi tela"

Së treti, ?Acromax? ka raportuar materiale për fotot e emisioneve në "Syri TV", për të cilat CNA kishte të drejta dhe për këtë Aldor Nini është njoftuar edhe me një e-mail. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Disa nga lajmet e raportuara nga "Acromax"
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajm i raportuar nga "Acromax" për foton
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajm i raportuar nga "Acromax" për foton
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajm i raportuar nga "Acromax" për foton

Janë edhe dy media të tjera për të cilat Aldor Nini ka raportuar materiale dhe CNA ka marrë dokumentet përkatëse.

Pra, kemi të bëjmë me një abuzim, në emër të drejtave të autorit, për interesa personale, pasi CNA raportoi Aldor Ninin, jo thjesht dhe vetëm në rastin e parë kur ai u arrestua si përndjekës i një vajze, por edhe në rastin e dytë kur ai shpërndau një lajm në të gjitha mediat që i menaxhon rrjetet sociale, për vajzën e tij. (Lexo këtu)

Aldor Nini është përballë faktit se ai ka përdorur platformën e tij për interesa personale, korruptive, abuzive. Ai ka shërbyer si një marionetë e Erion Veliajt, mjafton të shikojmë shkrimet që ai raporton, mënyrën se si raportohen dhe përse ndodh. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Emaili për bllokimin e lajmit të Veliajt nga Acromax
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Disa nga lajmet për Veliajn, të bllokuara nga "Acromax"

Përveç kësaj, jemi përballë faktit se përse nuk e raporton Aldor Nini Edi Ramën për aktivitetin e tij në Milano, por raporton CNA-në?

Përse nuk raporton Erion Veliajn për materialet që ne kemi publikuar?

Përse nuk raporton mediat që ai administron për të njëjtat gjëra që ka raportuar CNA-në?

Ndaj jemi përballë shumë fakteve se një platformë po përdoret për interesa krejtësisht të padrejta, jo në mbrojtje të së drejtës së autorit, por me abuzim të plotë dhe në shkelje të ligjit për të drejtat e autorit, jo vetëm në Shqipëri. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Provat që ne paraqitëm që renditëm janë një pjesë e tyre dhe në rast se do të kishim një qëndrim të drejtë në lidhje me raportimet e bëra nga kompania ?Acromax? dhe me pretendimet që ajo ka, sot duhet të ishin me dhjetëra lajme të raportuara nëpër portale dhe televizione. Por kjo nuk ndodh për shkak se ata janë klientë të Aldor Ninit dhe ky i fundit është i parimit njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. (Lexo këtu)

Aldor Nini, duke përdorur mediat që ka kliente, që ka kontratë, kërkon të mbrojë imazhin e tij, i cili në fakt është ai i një përndjekësi nën akuzë nga prokuroria. (Lexo këtu)

Duhet theksuar se Aldor Nini është abuzues dhe keqpërdorues i të drejtave të klientëve të tij, për interesat e tij personale, për të mbrojtur shkeljet e ligjit, abuzimet e ligjit, jo vetëm me të drejtën e autorit, por edhe me skandalet, të cilat e kanë dërguar atë përballë drejtësisë./ CNA

1 VITE ME PARE

Aldor Nini, avokati i inceneratorëve në rrjetet sociale

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Aldor Nini, me kompaninë e tij ?Acromax?, ka nisur prej kohësh një sulm ndaj CNA-së, për interesat e tij personale dhe të klientëve të tij.

Aldor Nini ka raportuar videot, investigimet dhe denoncimet tona për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për inceneratorët, për dosjen ?5D?, për qeverinë, etj. (Lexo këtu)

Përveç shërbimit që i bën Erion Veliajt, ai është kthyer edhe në një avokat të inceneratorëve në rrjetet sociale. (Lexo këtu)

Aldor Nini ka bllokuar lajme dhe kronika në ?YouTube? apo edhe në rrjetet tona sociale, gjoja në emër të së drejtës së autorit. 

Më poshtë ne po sjellim disa nga lajmet e CNA-së për inceneratorët, të cilat janë hequr nga rrjetet sociale pa argumente dhe pa fakte, pasi janë raportuar nga kompania e Aldor Ninit se është shkelur e drejta e autorit.

?Gazetarët e Tigrit/ Strategjia mediatike e Mirel Mërtirit? 

Kështu titullohet një nga kronikat e raportuara nga ?Acromax?, ku denoncohen pagesat e kompanisë së inceneratorëve të shpërndara në media dhe skema e dezinformimit e përdorur nga gazetarët, televizionet, portalet apo edhe analistët. (Lexo këtu)

?Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në skandalin e shekullit?

 

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Kronikat e raportuara nga "Acromax"

Edhe kjo kronikë e raportuar nga ?Acromax? denoncon skemën e mediave të inceneratorëve. Aldor Nini pretendon të drejtë autori për disa sekonda në një investigim të CNA-së, duke dalë hapur si shërbëtor i njerëzve të aferës së shekullit. (Lexo këtu)

?Nuk mjafton Endrit Habilaj/ E vërteta e inceneratorëve të shkojë te Vjollca Hoxha dhe Veliaj?

Kjo është kronika më e fundit që Nini ka raportuar për inceneratorët, ku CNA thekson se duhet të dalin para drejtësisë edhe pronarët e tjerë të mediave, ortakët e njerëzve të aferës, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. (Lexo këtu)

Edhe në këtë rast, Aldori pretendon 4 sekonda të drejtë autori për një editorial të CNA-së, por nuk janë vetëm këto rastet kur na janë raportuar lajme për inceneratorët.

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Njoftimi pë kronikën e raportuar nga "Acromax"

Kështu, ai ka bërë avokatin e inceneratorëve, duke sulmuar një media të lirë, me qëllimin e vetëm censurimin e saj. (Lexo këtu)

Megjithatë, CNA thekson edhe njëherë se nuk do të tërhiqet nga raportimi i së vërtetës për një aferë si ajo e inceneratorëve që e ka investiguar dhe denoncuar për vite me radhë, për korrupsionin me dosjen ?5D?, apo edhe çështjet e tjera.

CNA do të vijojë misionin e saj si një media e lirë duke mos u censuruar nga Aldor Nini, që përveçse një përndjekës grash me akuzë nga prokuroria, është edhe një përndjekës mediash. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Duke bërë avokatin e inceneratorëve apo edhe të Veliajt, Aldor Nini abuzon me të drejtën e autorit. Në fakt, ai sulmon mediat vetëm kur ka interesa, duke keqpërdorur edhe besimin e klientëve të tij. Raportimet për klientët i bën kur atij i intereson dhe kur nuk i intereson nuk i kryen. (Lexo këtu)

Kjo vërtetohet edhe nga rastet konkrete të raportuara në CNA, apo edhe në media të tjera, ku përndjekësi Nini ka bllokuar video të vjetra, të para disa viteve, me opinione, denoncime dhe investigime që tregojnë shumë të vërteta për klientët e tij dhe për atë vetë./ CNA

1 VITE ME PARE

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij

Aldor Nini, tashmë një personazh jo i panjohur, njeriu i cili përdor kompaninë e tij ?Acromax? për të goditur fjalën e lirë dhe median, në shërbim të korrupsionit politik në Shqipëri.

CNA raportoi pak kohë më parë se si Aldor Nini kishte abuzuar me besimin e klientëve të tij duke i keqpërdorur ato dhe tregoi rastin e "Newsbomb". (Lexo këtu)

Sot po sjellim rastin tonë të detajuar, një material që tregon se si Aldor Nini raporton videot tona, investigimet tona, denoncimet tona për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për inceneratorët, për dosjen ?5D?, për qeverinë. Ai është kthyer në një avokat të neveritshëm të tyre dhe këtë e bën gjoja në emër të së drejtës së autorit. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajmet për Veliajn, të bllokuara nga "Acromax"

Aldor Nini përdor ?Acromax?-in në keqbesim dhe keqpërdorim të klientëve të tij. Raportimet për klientët i bën kur atij i intereson, kur nuk i intereson ai nuk i kryen.

Rastet janë konkrete. Ai ka raportuar video të vjetra të CNA-së, të kohëve shumë të shkuara, të cilat përmbajnë 5, 6 apo 8 sekonda, video të cilat janë totalisht opinione, investigime ose editoriale, pra nuk janë vjedhje të së drejtës së autorit. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajme të vjetra të bllokuara
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajme të vjetra të bllokuara

Ai pretendon në disa sekonda pasazhe se ka të drejta autori që i mban ai, por në fakt CNA me dokumente zyrtare përballë organeve të drejtësisë, në Shqipëri dhe në Gjermani, do t?i tregojë Aldor Ninit se ai është një përndjekës i fjalës së lirë, ashtu siç ka bërë edhe me ish-bashkëjetueset e tij. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajme të vjetra të bllokuara
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajme të vjetra të bllokuara

Faktet e keqpërdorimit të kontratave me klientët

Në fotot që shikoni janë dhjetëra raste të denoncuara nga Aldor Nini, i cili pretendon se ka të drejtën e autorit, pikërisht për ndonjë foto të Erion Veliajt në fushatë, apo pse ne shkruajmë për kryebashkiakun e Tiranës, pse nxjerrim fotot e drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt, pse ne denoncojmë dosjen ?5D?, pse ne denoncojmë inceneratorët, por kjo është zgjedhja e tij, ka zgjedhur të jetë palë politike. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Emaili për bllokimin e lajmit të Veliajt nga "Acromax"

Nga ana tjetër, ne duam të tregojmë se si ai keqpërdor interesin e klientëve të tij.

Pse Aldor Nini nuk i raportonte këto video dhe materiale përpara datës 1 apo 2 qershor të këtij viti, kur ne raportuam një ngjarje që kishte ndodhur në Tiranë në lidhje me vajzën e tij, pa folur më tej se është ndoshta i vetmi baba në botë që përdor mediat që ua administron rrjetet sociale për të publikuar shkrime për vajzën e tij, për incidentet që i ndodhin në jetë, një baba që është një përndjekës në akuzë nga Prokuroria dhe ky është fakt. (Lexo këtu)

Ai keqpërdor besimin e klientëve të tij, sepse në rast se CNA do kishte shkelur këto të drejta një vit, 2 vjet apo video të 2020-ës që janë raportuar, pse Aldor Nini nuk i raportonte atëherë? Cila ishte arsyeja?

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajme të vjetra të bllokuara
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Lajme të vjetra të bllokuara

Ne kemi dokumente, fakte dhe prova komunikimesh kur Aldor Nini na ka kërkuar me mesazhe të heqim fotot e Erion Veliajt. Ne kemi fakte dhe prova që Aldor Nini kurrë nuk ka paralajmëruar ose nuk ka kërkuar që t?i hiqet ndonjë video ose ndonjë pasazh videosh në lidhje me materiale të së drejtës së autorit të klientëve të tij dhe këtë nuk e ka bërë deri ditën që u publikuan këto shkrime. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt
Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt

Kemi fakte dhe prova që tregojnë se është i dyfishtë abuzimi, pra jo vetëm nuk i ka raportuar atëherë kur duhet t?i raportonte në rast se ne s?kishim pasur të drejtë, por i përdorte klientët e tij për të bërë marrëveshje me të tretë dhe i lëshonte të drejtat e tyre.

Tani kur shkruhet për të sulmon një media, një fjalë të lirë, thjesht dhe vetëm sepse kjo media nxjerr skandalet e tij siç ka ndodhur me "Newsbomb" dhe siç ka për të ndodhur edhe me mediat e tjera.

Të gjitha raportimet e ?Acromax?-it janë bërë në një kohë, pasi ne kemi shkruar për historitë rozë të Aldor Ninit dhe për një kohë të gjatë ai nuk ka bërë asnjë raportim ndaj CNA-së.

Pse filloi të kërkojë të drejtat me disa sekonda në 10 apo 15 video nga mbi 11 mijë video të publikuara në kanalin tonë në ?YouTube?, në momentin kur dolën shkrimet e Aldor Ninit si përndjekës? Ku ishte Aldor Nini më parë? (Lexo këtu)

Pra, besimi i klientëve të tij është i tradhtuar, është i keqpërdorur. Mediat kryesore në Shqipëri këtë e dinë, por duket se janë peng i një kompanie, e cila mund t?u krijojë probleme pasi ka të drejtat nga ?YouTube?.

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Në fakt, të gjitha kompanitë, televizionet dhe mediat që përdorin të drejtat e autorit, ata mund ta bëjnë vetë, pa pasur interesin e ?Acromax?. Ai thjesht dhe vetëm ka krijuar një situatë monopoliste dhe mbi këto të drejta ai abuzon duke censuruar fjalën e lirë, por duke fituar dhe shuma të majme.

Fotot tregojnë shkrimet e Erion Veliajt, të inceneratorëve, e-mailet tregojnë qartësisht se çfarë ka bërë Aldor Nini dhe platforma e tij, por ne nuk do të tërhiqemi. Ai ka në dorë maksimumi të mbyllë rrjetet sociale, të kërkojë të drejtë autori dhe të shkojë ku të dojë ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje. (Lexo këtu)

Aldor Nini nuk censuron dot CNA-në

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në sallën e gjyqit. Burimi: CNA

Aldor Nini duhet ta kuptojë se CNA nuk bën pas në asnjë rast, as për dosjen ?5D?, as për inceneratorët, as për Mirel Mërtirin, as për Klodian Zoton, as për Arben Ahmetajn, as për Erion Veliajn, as për shumë të tjerë dhe as për Aldor Ninin, i cili mendon se ka të drejtën e tij që ne të na raportojë dhe të na dëmtojë në rrjetet sociale, sepse ka disa sekonda abuzim, të cilat nuk i kryen sipas rregulloreve të ?YouTube?, por sipas interesave të tij personale. (Lexo këtu)

E në rast se do ishte gjithçka sipas rregulloreve të rrjeteve sociale dhe normave të miratuara të BE-së, patjetër që Aldor Nini do të kishte të drejtë.

Aldor Nini ka zgjedhur që të jetë në mbrojtje të së keqes duke sulmuar fjalën e lirë dhe ne nuk do të ndalemi, jo më për të denoncuar atë, me çdo kosto dhe dëm të shkaktuar, por ai është te fija e perit midis të vërtetës, të drejtës së autorit, fjalës së lirë dhe luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri. (Lexo këtu)

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Ne do t?i tregojmë me fakte dhe prova se cila është fytyra e vërtetë e përndjekësit që dje ndiqte ish-bashkëjetueset e tij dhe sot përndjek mediat. CNA nuk është rasti i parë, është një nga rastet, por beteja jonë me Aldor Ninin do të vazhdojë deri në ditën e fundit pa ndalim dhe kthim pas nuk ka.

Çdo skemë, skenar apo kërcënim i ardhur nga Aldor Ninërat e llumit politik dhe mediatik të Shqipërisë ne e neverisim dhe do të vazhdojmë rrugën pa ndalim deri ditën që do të marrim përgjigje ligjore./ CNA

1 VITE ME PARE

Zbulohen komunikimet e përndjekësit Aldor Nini me gazetarin e inceneratorëve

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini në sallën e gjyqit

Aldor Nini i "Acromax", censori i cili është dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës si përndjekës i grave, komunikon me gazetarin e inceneratorëve dhe drejtorin e "Top News" për të cilin Gjykata ka dhënë masë sigurie për inceneratorin e Tiranës, Endrit Habilajn. (LEXO KETU)

Në redaksinë e CNA ka mbërritur një foto e publikuar nga Aldor Nini i Acromax, nuk dihet momenti i saj, por shihet qartë që një nga personat me të cilët flet ai është Endrit Habilaj.

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Aldor Nini komunikon me Endrit Habilajn

Një gjë është e sigurt që Habilaj ka qenë në arrati në momentin e komunikimit me Aldor Ninin pasi prej disa javësh ai është larguar nga Shqipëria pasi oficerët e BKH-së i kontrolluan shtëpinë dhe i sekuestruan telefonat.

Endrit Habilaj mban postin e drejtorit të "Top News" dhe komunikon me Aldor Ninin e "Acromax".

Në fakt CNA dhe media të tjera kanë patur raportime të shumta në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Raportime në rrjetet sociale kryesisht edhe nga "Acromax" dhe mediat e tjera që ai përfaqëson gjoja në emër të së drejtës të autorit duke censuruar, goditur, fshirë shkrime në lidhje me bashkëpunëtorët e inceneratorëve, në lidhje me dosjen ?5D?, në lidhje me Erion Veliajn e kështu me radhë.

Tashmë gjithçka është e qartë. Aldor Nini komunikon me mëkëmbësin e Mirel Mërtirit në Tiranë, njeriun kryesor të mediave Endrit Habilajn. Nuk dihet se për çfarë komunikojnë.

Avokat i inceneratorëve dhe Veliajt/ Faktet si ka abuzuar
Endrit Habilaj dhe Mirel Mërtiri

Mesazhet duhet të jenë pjesë e hetimit të SPAK-ut sepse janë të gjitha dyshimet se komunikohet edhe për Mirel Mërtirin dhe për videot e inceneratorëve, për lajmet e tyre, për materialet e tjera si censurë në media, për Top Channel, për mediat e paguara nga inceneratorët apo në ortakëri me to.

Pra, një thesar i vërtetë informacionesh në lidhje me komunikimin e këtyre dy personave dhe bashkëpunimin e tyre dhe të tjerëve ndoshta dhe më gjerë në lidhje me çështje të caktuara që hetohen nga SPAK-u ku mund të hidhet dritë vërtetë mbi shumë lëvizje, jo vetëm mediatike por dhe të paguara për qëllime propagande, censure, fshirje lajmesh, para të cilat në këto shërbime janë të gjitha dyshimet se kanë ardhur nga korrupsioni me inceneratorët, dosjen ?5D? apo përfitime të tjera që kanë patur mediat e pushtetit të financuar me paratë e korrupsionit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga