web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave

Përndjekësi Aldor Nini i “Acromax” censuron median, fjalën e lirë. Përveç sulmeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale ndaj mediave, ai ka gjetur zgjidhje tjetër, duke keqpërdorur RTSH-në. Aldor Nini bllokon video në rrjetet sociale, kryesisht "YouTube", duke përdorur të “drejtën e autorit” nga RTSH-ja. Në fakt RTSH po keqpërdoret pasi mbi videot e bllokuara nuk ka asnjë të drejtë televizioni shtetëror. Gjithçka bëhet për interesat klienteliste personale të Aldor Ninit.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Çmendet" kapter Peza dhe Aldor Nini i "Acromax", marrin peng konferencën e Metës

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Alfred Peza dhe Aldor Nini/ Fotomontazh, burimi LSA dhe CNA

Aldor Nini i “Acromax”, së bashku me kapter Alfred Pezën, kanë marrë “peng” edhe konferencën për media të Ilir Metës. Në luftën kundër fjalës së lirë, Aldor Nini ka gjetur si bashkëpunëtor edhe Pezën, duke keqpërdorur RTSH-në, median shtetërore që paguhet me taksat e shqiptarëve. (lexo këtu)

Radio Televizoni Shqiptar në mënyrë skandaloze përdor "keyword"-et për të sulmuar CNA-në dhe këtë herë është kapur pas konferencës së Ilir Metës, të zhvilluar më 13 qershor. 

Kronika me titull "Meta me gjuhë rrugaçësh, e llahtarisin prangat", është bllokuar në kanalin "YouTube" të CNA-së nga RTSH-ja për shkak të pamjeve të përdorura. Pra, për fjalën e Metës që është përdorur në kronikë. (lexo këtu)

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
E-mail për bllokimin e videos në Youtube

Por, duhet t'u sqarojmë të dy famozëve, kapter Pezës dhe Aldor Ninit të "Acromax", se konferenca për media e Ilir Metës nuk është pronësi intelektuale e RTSH-së, por sinjali prodhohet nga Partia e Lirisë. Edhe në këtë rast sinjali është dërguar nga PL-ja.

Pamjet e përdorura në kronikë janë marrë nga transmetimi "live" i konferencës së Partisë së Lirisë, e cila u transmetua në të gjitha mediat, përfshi këtu edhe CNA TV. RTSH-ja nuk ka asnjë të drejtë mbi këto plane. (lexo këtu)

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Fjala e Metës në konferencën e 13 qershorit

Por, për kapter Pezën dhe Aldor Ninin ky sinjal që shpërndan Partia e Lirisë dhe Ilir Meta duhet marrë “peng”, pasi është në pronësi të RTSH-së. Gjithçka është skandaloze, e pabazuar në asnjë argument të mirëfilltë. (lexo këtu)

Kjo nuk është hera e parë. Pak ditë më parë, u bllokua në "YouTube"-in e CNA-së edhe një kronikë për restaurimin e filmit "Guna përmbi tela”. (lexo këtu)

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave


Radio Televizioni Shqiptar raportoi si pronësi të saj njoftimin e Ministrisë së Kulturës në lidhje me restaurimin e filmit. Por ky ishte një material i publikuar në faqen e ministrisë, po kështu nga vetë Kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale. (lexo këtu)

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Aldor Nini

Këto janë raste të turpshme, jo vetëm për faktin që televizioni publik sulmon një media private, por një media private, e cila paguan taksat edhe për të mbajtur RTSH-në, sulmohet nga kjo e fundit për interesat klienteliste personale të një individi. Në rastin konkret është Aldor Nini, i cili vijon me sulmet kriminale ndaj fjalës së lirë./CNA

 

2 VITE ME PARE

Skandali/ Aldor Nini dhe “Acromax” përdorin RTSH-në kundër mediave

Ka kaluar çdo limit skandali i “Acromax” dhe Aldor Ninit me fjalën e lirë. Përveç sulmeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale është gjetur një zgjidhje tjetër, është keqpërdorur RTSH-ja.

Aldor Nini i kompanisë “Acromax” ka raportuar kanalin në “YouTube” të CNA-së në lidhje me një material, i cili është një njoftim zyrtar i sjellë në redaksinë tonë.

Në këtë foto do të shikoni si ka raportuar Radio Televizioni Shqiptar si pronësi të saj njoftimin e Ministrisë së Kulturës në lidhje me restaurimin e filmit “Guna përmbi tela”, një material i publikuar në faqen e ministrisë, nga vetë Kryeministri në rrjetet e tij sociale, i cili është bërë edhe lajm nga CNA-ja dhe është publikuar. (Lexo këtu)

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
E-mail i ardhur nga "YouTube" për bllokimin e kronikës "Gunat përmbi tela"
Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Njoftimi për bllokimin e kronikës "Gunat përmbi tela" në "YouTube"

Aldor Nini i Acromax-it, i cili prej disa kohësh është marrë në shërbim nga Alfred Peza në RTSH ka përdorur median publike që paguhet nga taksat e qytetarëve për të goditur një media private. (Lexo këtu)

Ky është një rast flagrant dhe një krim që Aldor Nini kryen duke përdorur median publike për interesat e tij klienteliste personale. (Lexo këtu)

Një televizion kombëtar publik që paguhet nga taksat e qytetarëve raporton në rrjetet sociale një media private për një material që nuk e ka në pronësi televizioni publik, por është një material i publikuar nga ministria dhe Kryeministri, i cili është çuar dhe është shpërndarë në media zyrtarisht.

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Statusi i publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social "Facebook", për filmin "Gunat përmbi tela"

Aldor Nini, për luftën e tij personale, për interesat e tij klienteliste, për shërbimin e tij ndaj politikës, ka përdorur RTSH-në për të goditur CNA-në.

Ky është një rast flagrant i turpshëm, jo vetëm për faktin që televizioni publik sulmon një media private, por një media private, e cila paguan taksat edhe për të mbajtur RTSH-në, sulmohet nga kjo e fundit për interesat klienteliste personale të një individi./ CNA

2 VITE ME PARE

Aldor Nini dhe Acromax “tredhin” shoqatat e medias

Aldor Nini, me kompaninë e tij ?Acromax?, kanë ?tredhur? shoqatat e medias. Në fakt, një ?tredhje? e pritshme për disa nga shoqatat e medias në Shqipëri, por nuk janë të gjitha sepse ka disa që bëjnë përjashtime.

Por më poshtë po renditim ata të cilët çështjen e ?Acromax?-it dhe Aldor Ninit e konsiderojnë një çështje të një historie pasionante, të një historie rozë dhe një konflikt personal.(LEXO KETU)

Së pari, Ylli Rakipi, i cili është miku ynë, një gazetar me eksperiencë, por që merr 6 apo 7 mijë euro në muaj nga Aldor Nini dhe ?Acromax? sepse i menaxhojnë kanalin në ?YouTube?, nuk reagon kur ?Acromax? vendos censurë apo godet media.(LEXO KETU)

Nuk pranon Ylli Rakipi të bëjë reagim publik si përfaqësues i një shoqatë gazetarësh, megjithëse në studio ka Neritan Sejaminin, i cili ka trajtuar me dhjetëra herë dhe e qartëson shumë mirë zotin Rakipi në lidhje më këtë çështje.

Ndonëse Ylli Rakipi e di shumë mirë që Aldor Nini është përdorur nga Erion Veliaj dhe me ?Acromax?-in kanë bërë veprime duke goditur mediat për çështje politike dhe ky është fakt. Por për shkak se merr lekë xhaxhi Ylli nuk flet. 

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Në foto Erion Veliaj, publikuar nga Bashkia Tiranë
Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
E-maili për bllokimin e lajmit të Veliajt nga Acromax

Ne e respektojmë shumë se është edhe moshë e madhe, ka edhe disa probleme shëndeti dhe e duam shumë, por i kërkojmë se në rastet se nuk mundet dot të flasë dhe ia kanë zënë gojën ato eurot e Aldorit, ta lërë shoqatën, t?ia japë ndonjë njeriu të bëjë ndonjë punë për të drejtat e gazetarëve.

Hesht edhe Aleksandër Çipa, i cili ndryshe nga Ylli, se ky i fundit e pranon, unë marr para thotë nga Aldor Nini, Alekandër Çipa gënjen. Pritet që të bëjë deklaratën në emër të Unionit të Gazetarëve, të mbajë qëndrim, por nuk flet. E ka kapur Irfani, nuk e lëshon dot edhe Sandrin e shkretë që i ka ikur goja. Edhe ky si në rastin e Yllit, kur nuk kanë gojë të flasin për lirinë e medias, për fjalën e lirë, për censurën, mirë do të ishte të ikte.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe Armand Shkullaku, por ndryshe nga 3 të tjerët hesht, fshihet, nuk përgjigjet. Që të 3 kanë me dekada drejtues të shoqatave të medias dhe flasin si kofini pas së vjeli, pasi ka kaluar koha, sepse në shumicën e rasteve, mjafton me një deklaratë kot së koti dhe këtu mbaron beteja e tyre, por kur vendoset censurë në media nuk flasin dhe censurë me fakte konkrete.

Nuk po flasim për vjedhje të drejtash aspak, po flasim se si CNA raportohet në mënyrë kriminale sepse ka transmetuar aktivitetin e kryeministrit në Milano, apo sepse ka bërë një lajm kulturor në lidhje me një njoftim të ardhur nga ministria përkatëse për restaurimin e filmit "Guna përmbi tela", publikuar në të gjitha mediat, por është raportuar vetëm CNA-ja. (LEXO KETU)

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
E-mail i ardhur nga "YouTube" për bllokimin e kronikave
Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Lajmi i publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook

Pa shkuar më tej te sulmet për të hequr lajmet e Erion Veliajt apo për të censuruar lajmet mbi borxhet e platformës me të madhe televizive në Shqipëri "DigitAlb".(LEXO KETU)

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Lajmi i bllokuar nga Acromax pas raportimit
Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Lajmi i bllokuar pas raportimit nga Acromax

Nuk flasin shoqatat e mediave, një pjesë e tyre, pasi ka edhe kurajozë si Koloreto Cukali.(LEXO KETU)

CNA në këtë rast ka gjetur një rrugë tjetër, u është drejtuar organizmave ndërkombëtarë, gjithashtu OSBE, zyrës së BE-së në Tiranë dhe institucioneve të tjera për t?i shkuar deri në fund çështjes dhe dhunës së fjalës së lirë nga kompania ?Acromax? dhe Aldor Nini, i cili ka ?tredhur? edhe shoqatat e medias në Shqipëri, duke i paguar, pasi i shfrytëzon punën që ata bëjnë dhe djersën e tyre ai ua merr si përqindje. Atyre u pëlqen dhe ata tani për këtë shpërblim heshtin.

Kush nuk e kupton le të shohë faktet.

Raportohet CNA për videot e transmetuara të aktiviteteve të kryeministrit në Milano. Material i transmetuar ?live? në të gjitha mediat, i sjellë nga kryeministria. Që kur Aldor Nini dhe ?Acromax? janë pronarë të eventeve të kryeministrit? Ju ka shitur Rama të drejtat?

Raportohet nga RTSH-ja, sepse ne kemi publikuar një lajm të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e filmit ?Guna përmbi tela?. Që kur Aldor Nini dhe ?Acromax? bashkë me RTSH-në është bërë pronar i Ministrisë të Kulturës dhe ish-Kinostudios ?Shqipëria e Re? sot ?Alba Film??

E treta dhe më e rëndësishmja, ç?punë ka Aldor Nini dhe ?Acromax? me shkrimet politike kundër Erion Veliajt? Pronar i të drejtave të zdromsit doli Aldor Nini dhe ?Acromax?? (LEXO KETU)

Këto i keni me pamje që janë një fakt i pakontestueshëm. Aldor Nini dhe ?Acromax? po cënojnë lirinë e fjalës dhe godasin median e lirë për interesat personale të një përndjekësi që duhet të jetë pas hekurave për krimet e tij dhe jo të ndajë para e t?u mbyllë gojën shoqatave ?të tredhura? të medias në Shqipëri që janë kthyer me keq se partia e Ramës dhe Berishës (në fakt këto kanë ndryshuar nganjëherë kryetar, ndërsa shoqatat e gazetarëve kurrë)./ CNA

2 VITE ME PARE

“Kapter” Peza fundos RTSH-në/ Bien të ardhurat me 67% nga shitja e reklamave

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Alfred Peza, burimi LSA

Raporti vjetor i Radiotelevizionit Publik Shqiptar i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë së fundmi, tregon se të ardhurat nga shitja e reklamave kanë rënë me 67% vitin e kaluar, gjë që shtyu qeverinë të japë më shumë para nga taksat e shqiptarëve për të mbuluar shpenzimet e këtij institucioni publik për pagesat e punonjësve. Ndërkohë që qeveria ende nuk ka llogaritur paratë që duhet të japë edhe për punonjësit e larguar me të padrejtë nga humori i drejtuesit të këtij institucioni, z.Alfred Peza.

Janë dhjetëra dosje të depozituara në gjykatë që presin një vendim për urdhrat e dhënë nga drejtori Peza për pushim nga puna në shkelje të plotë të ligjit.

Në raportin prej 300 faqesh administrata e ?kapter? Pezës mburret me rritjen e ndjekësve në ?Instagram? dhe ?TikTok?, por me sa duket harrojnë një detaj të vogël, që bën dallimin e madh.

Ndjekësit në fakt janë shtuar pas postimeve në rrjet të gafave të prezantuesve të përzgjedhura me aq merak nga vetë drejtori për ?nivelin e lartë kulturor?, por që në fakt nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për ?kampin e Aushvicit?.

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
RTSH, foto e marrë nga Google

Nëse do të hidhnim një shikim të shpejtë në faqen zyrtare të TVSH-së, në ?YouTube?, edicionet qendrore të lajmeve në TVSH, nuk i kalon 200 shikime. Nuk e dimë se ku gjenden këta ndjekës që janë shtuar kaq shumë sipas drejtorit të gjithëditur, por që vetëm të drejtojë një media publike mesa duket nuk di.

Sipas raportit, të ardhurat e televizionit publik shqiptar nga shitja e reklamave kanë rënë në vetëm 72 milionë lekë, (720 mijë euro) gjatë vitit 2023, në krahasim me 217 milionë lekë që patën qenë në vitin 2022, një rënie dramatike kjo me 67%, si dhe niveli më i ulët i të ardhurave në së paku tri vjet.

Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor të këtij institucioni, i depozituar për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti nuk mbart shpjegime se pse ka ndodhur kjo rënie e të ardhurave përveç konkluzionit të thatë se ato kanë qenë sa 48% e planit vjetor.

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
Alfred Peza, burimi LSA

Mesa duket teoria e z. drejtor nuk ka funksionuar, pasi me marrjen e detyrës kishte premtuar se do bënte namin me të ardhurat nga reklama, duke u bërë presion punonjësve që të gjenin reklama, pasi çdo emision do të bëhej me vetëfinancim nëpërmjet sponsorizimeve.

Megjithatë, në ekranin e televizionit publik nuk luhet asnjë reklamë përveç sporteve reklamuese se si janë lyer me bojë studiot e emisioneve, apo vetë godina, ambiente që vetë drejtori ia prezanton me shumë krenari çdo personi që merr autorizimin për të futur në ambientet e TVSH-së, të cilat që me ardhjen e Pezës janë kthyer në një burg për punonjësit e këtij institucioni.

Si Aldor Nini përdor RTSH-në kundër mediave
RTSH, foto e marrë nga Google

Pas shëtitjes që vetë kapteri u bën ?vizitorëve? duke i shoqëruar në çdo ambient të këtij institucioni deri edhe në tualete, nuk i lë pa i gostitur edhe me një kafe në lokalin që së fundmi ka hapur brenda institucionit, që zërat e ligj thonë se është në pronësi të djalit të tij emigrant në Angli.

Spiunët e institucionit tashmë u duhet të vëzhgojnë të gjithë punonjësit që pinë kafe e hanë byrek jashtë lokalit, pasi nga bilancet e fundit, të ardhurat nga lokali janë në ulje. Në të kundërt që kapteri të bëjë gjumin e qetë e që të mos shkojë në ambientet e institucionit që në orën 5:00 të mëngjesit duke u bërë terror punonjësve, nga paranojat që po e lënë pa gjumë, qeveria duhet të bëjë një tjetër financim të drejtpërdrejtë nga taksapaguesit përmes buxhetit të shtetit, tashmë jo për rrogat e punonjësve, por për lokalin e drejtorit.

Pasi financimi që qeveria e rriti me 50 milionë lekë të reja, vitin e kaluar, për të mbushur gropat e krijuara nga drejtori, ky i fundit nuk ngurroi t?i fusë në xhepat e vet dhe bashkëpunëtorëve të tij duke shpikur mënyra shpërblimesh për punonjës të dalluar, e duke i mbledhur në fund në një llogari të vetme, atë të kapterit Peza.

Sipas raportit, televizioni publik numëron zakonisht rreth 1 mijë të punësuar, ndërsa shpenzimet për paga u rritën vitin e kaluar, duke arritur në 1.1 miliardë lekë. Shqiptarët e financojnë televizionin publik përmes një takse që paguhet nga çdo familje në vend me vlerën 100 lekë në muaj, e cila përbën 60% të të ardhurave të transmetuesit publik./ CNA





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga