web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave

Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, është një person që ka probleme me drejtësinë. Përtej abuzimeve të tij në emër të të drejtave të autorit me kompaninë “Acromax”, Aldor Nini është një person me precedentë penalë. Ai është akuzuar si përndjekës dhe për këtë ka dhënë një vendim edhe gjykata. Prej ditësh kemi raportuar të gjitha rastet ku Aldor Nini shfaqet si përndjekës i grave, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

E paimagjinueshme/ Aldor Nini i “Acromax”-it prodhon lajme për vajzën e tij

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Ndoshta duket e pabesueshme, e paimagjinueshme, e dhimbshme se si një prind, si një baba, të prodhojë lajme për vajzën e tij apo të tentojë të sulmojë ish-bashkëshorten dhe të mashtrojë opinionin publik. (Lexo këtu)

Këtë mund ta bëjë vetëm Aldor Nini i “Acromax”-it, njeriu që përndjek vajzat, bashkëjetuesen e tij, që tashmë është nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, ka prodhuar lajme për vajzën e tij të mitur. (Lexo këtu)

Fotot që shikoni më poshtë janë të marra nga disa faqe web-i të televizioneve apo mediave të ndryshme, të cilat janë partnere të Aldor Ninit.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Shkrimi për vajzën e mitur te "Pamfleti"
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Shkrimi për vajzën e mitur te "Pamfleti"

Sipas verifikimeve të bëra nga CNA dhe të konfirmuara edhe zyrtarisht, teksti i këtij shkrimi është shpërndarë nga Aldor Nini. Mjafton të shikosh shkrimet dhe teksti është thuajse i njëjti.

Pra, është një dorë që ka dirigjuar të gjithë këtë krim të turpshëm që jo vetëm është një mashtrim publik ku kanë rënë pre edhe mediat, të cilat turpërisht kanë pranuar të publikojnë këtë, jo vetëm thjesht gënjeshtër, por këtë mostruozitet të prindit kundër fëmijës duke gënjyer, pasi e vërteta është krejt ndryshe. (Lexo këtu)

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Shkrimi për vajzën e mitur te "Shqiptarja.com"

E vërteta është se Aldor Nini duhet të dërgonte vajzën e tij pasdite te nëna e tij dhe nuk ka pranuar ta dorëzojë. Ai është akuzuar se e ka mbajtur peng dhe është përplasur me familjarët e ish-bashkëshortes. Më pas janë dashur procedura të tjera ligjore, kallëzime në polici, etj. (Lexo këtu)

Për të treguar të kundërtën e ngjarjes që ndodhi, për të ngritur një mashtrim, shkon deri në prodhim lajmesh me të tilla linqe, gjoja me idenë për të ngritur imazhin e tij, por në fakt nuk ka bërë asgjë me shumë veçse ka “varrosur” imazhin e tij.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Shkrimi për vajzën e mitur te "Të Paekspozuarit"

Një prind normal kurrë nuk do të guxonte të bënte një shkrim për të mashtruar opinionin publik, duke përdorur apo keqpërdorur deri në monstruozitet fëmijën e tij të mitur, për një ngjarje kaq të dhimbshme që askush nuk do të donte ta dëgjonte e jo më ta lexonte si një lajm të prodhuar nga babai i fëmijës.

Ky është Aldor Nini i “Acromax”-it. Këto shkrime janë të sajuara dhe dirigjuara prej tij, pasi e vërteta është krejt ndryshe dhe tashmë çështja ndodhet në prokurori./ CNA

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Shkrimi për vajzën e mitur te "Vox News"
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Shkrimi për vajzën e mitur te "Koha Jonë"
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Shkrimi për vajzën e mitur te "Ora News"
2 VITE ME PARE

Aldor Nini i "Acromax" rrezikon deri në 4 vite burg për përndjekje

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

CNA raportoi një ditë më parë se Aldor Nini, drejtuesi i ?Acromax?-it, ishte vendosur nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës. (Lexo këtu)

Burime zyrtare i thanë CNA-së se Aldor Ninit i ishte komunikuar akuza e përndjekjes, pasi ai pati një përplasje dhe përndoqi ish-të fejuarën e tij.

CNA mësoi se prokurorët e çështjes kanë siguruar materiale të plota në lidhje me profilet false në rrjetet sociale, ?Limoni i Artë?, ku janë publikuar video të ish-të fejuarës së Aldor Ninit. (Lexo këtu)

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Sipas të dhënave të sjella në Shqipëri nga kompania ?Meta?, llogaritë që cilat kanë përndjekur vajzën janë hapur në zyrë ose në një kafene poshtë zyrës së Aldor Ninit. Prokurorët dyshojnë se në hapjen e këtyre llogarive janë implikuar edhe kompania e tij ?Acromax? dhe shtetësja Xhulja.

Aldor Nini mund të bëjë 4 vite burg

Tashmë që Aldor Ninit i është komunikuar zyrtarisht akuza, ai rrezikon deri në 4 vite burg për përndjekje.

Në nenin 121/a të Kodit Penal thuhet se:

?Përndjekja

(Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 15)

Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t?i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.

Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t?u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë?.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Neni 121/a i Kodit Penal

3 kallëzimet ndaj përndjekësit Aldor Nini

Ky është vetëm një nga problemet që drejtuesi i ?Acromax?-it ka me drejtësinë për historitë rozë. Përveç kallëzimit për përndjekje ndaj ish-të fejuarës, Aldor Nini është kallëzuar edhe dy herë të tjera.

Ish-bashkëshortja e Aldor Ninit, Anxhela Faber, e ka denoncuar atë për dhunë psikologjike dhe përndjekje të vazhdueshme. Gjithashtu ajo ngriti edhe dyshime se ?në mjetin e saj mund të kishte një pajisje, e cila i kontrollonte lëvizjet?. (Lexo këtu)

Gjatë kontrollit të mjetit të saj nga policia, u konstatua se ?në pjesën e poshtme të pasme të mjetit, në afërsi të prapakolpit, ishte fiksuar me magnet një pajisje si ato të GPS?.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Rasti më i fundit është në maj të këtij viti. Aldor Nini është kallëzuar për rrëmbimin e vajzës së tij. (Lexo këtu)

Familjarët e ish-bashkëshortes kanë deklaruar në polici se drejtuesi i ?Acromax?-it ka marrë vajzën e mitur më 26 maj, ditën kur kishte edhe takimin sipas gjykatës, por nuk ka pranuar ta kthejë mbrapsht.

Për këtë arsye, ai do të përballet me një tjetër akuzë penale.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Megjithatë, duhet theksuar se përveçse përndjekës vajzash, Aldor Nini është edhe përndjekës i fjalës së lirë. (Lexo këtu)

Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapësirat e platformave digjitale me kompaninë e tij ?Acromax? në emër të të drejtave të autorit, për interesat e tij personale dhe politike.

Ky person që përndjek femrat dhe mediat, tashmë rrezikon burgun./ CNA

2 VITE ME PARE

Ekskluzive – Aldor Ninit i komunikohet akuza për përndjekje

Aldor Nini i ?Acromax? sot është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.

CNA ka mësuar se pas arrestimit të tij dhe lirimit me kusht nga gjykata, Aldor Nini tashmë do të jetë nën akuzë. (Lexo këtu)

Burime zyrtare i thanë CNA-së se shtetasi Aldor Nini është thirrur nga Prokuroria për t?i komunikuar akuzën e përndjekjes dhe për këtë ai rrezikon deri në 4 vite burg.

Prokurorët e çështjes kanë mundur të sigurojnë materiale të plota në lidhje me profilet false të hapura nga Aldor Nini dhe këto janë konfirmuar nga të dhëna zyrtare të sjella në Shqipëri nga kompania ?Meta?, e cila ka treguar se llogaritë ?Limoni i Artë?, të cilat kanë përndjekur ish-të fejuarën e Aldor Ninit janë hapur në zyrën e tij, apo te një kafe poshtë zyrës së tij dhe për këtë ka shërbyer jo vetëm Aldor Nini, por edhe kompania ?Acromax? dhe shtetësja Xhulja. (Lexo këtu)

Lajmi i dhënë nga CNA se Aldor Nini është një përndjekës tashmë është konfirmuar.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Fotot tregojnë se ai tashmë është paraqitur në prokurori dhe prokuroria po i komunikon akuzën për ta çuar në gjykatë, ku Aldor Nini rrezikon 4 vite burg.

Përndjekësi i femrave, i cili përndjek dhe mediat, sot është përballë ligjit për të mbajtur përgjegjësi për përndjekjen e ish-bashkëjetueses së tij./ CNA

2 VITE ME PARE

Fotofakt – Përndjekësi Aldor Nini paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Aldor Nini, drejtuesi i ?Acromax?, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës.

Ndaj Aldor Ninit janë ngritur disa kallëzime të njëpasnjëshme, jo vetëm nga ish-bashkëshortja, por edhe nga ish-bashkëjetuesja e tij.

Ai është kallëzuar për dhunë psikologjike dhe përndjekje. Ish-bashkëshortja e tij ka një urdhër-mbrojtjeje nga gjykata.

Gjithashtu, ai është kallëzuar nga ish-bashkëjetuesja për përndjekje, gjë që e dërgoi pas prangave, por më pas u la në ?arrest shtëpie?, deri në depozitimin e garancisë pasurore. (Lexo këtu)

Kallëzimi i fundit ishte nga familjarët e ish-bashkëshortes për rrëmbimin e vajzës së tij, të cilën duhet ta dorëzonte te nëna. (Lexo këtu)

Përveç problemeve të historive rozë, Aldor Nini është akuzuar për sulme për interesa të klientelës së tij.

Ai njihet si një nga bashkëpunëtorët e Erion Veliajt dhe shpeshherë ka goditur mediat, duke përdorur të drejtat e autorit.

Tashmë ai po paraqitet në Prokurinë e Tiranës pas disa kallëzimeve ndaj tij për përndjekje dhe dhunë në familje./ CNA

2 VITE ME PARE

Aldor Nini dhe “Acromax”, përndjekës të fjalës së lirë

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave

Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapësirat e platformave digjitale për interesat e tij personale dhe politike dhe për këtë përdor kompaninë e tij ?Acromax?, e cila është bashkëpunëtore dhe partnere me shumë nga rrjetet e rëndësishme ?online?. (Lexo këtu)

Denoncimi për rrëmbimin e vajzës

Aldor Nini po përpiqet të pretendojë se ka një sulm personal nga CNA-ja dhe se kjo vjen për shkak se CNA-ja ka nxjerrë një shkrim ku ai kishte mbajtur peng për shumë orë vajzën e tij, të cilën duhet ta kishte dorëzuar te nëna. (Lexo këtu)

Me justifikime nga më të ndryshmet, Aldor Nini ka kryer një vepër penale dhe këtë ai e di mirë. Veprat penale nuk janë si raportimet në rrjetet sociale, sipas qejfit bëj një hap para dhe dy hapa pas. Për veprat penale, për shkeljen e ligjit merr dënimin e caktuar.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën

Ku qëndron personalja jonë këtu? Çfarë personale kemi ne me Aldor Ninin kur raportojmë një lajm, i cili kishte ardhur në redaksinë tonë më parë, u raportua nga një media tjetër dhe ne e ripublikuam.

Çfarë personale kemi ne këtu? Të fshehim rrëmbyesin e një vajze?

Arrestimi për përndjekje

Së dyti, bëhet fjalë për një ngjarje të një përndjekjeje, të një përplasjeje, një arrestimi të ndodhur ndaj Aldor Ninit. Ky i fundit pretendon se e ka fajin vajza, vajza pretendon se fajin e ka ai, ndërkohë që përfshihet edhe gazetarja Anila Basha, ka një përplasje, gjithçka mes tyre. (Lexo këtu)

Aldor Nini u arrestua, më pas i kërkoi CNA-së të hiqte disa nga lajmet apo t?i korrigjonte për të mos përdorur emrin e kompanisë ?Acromax?, e kështu me radhë, gjë që ne e respektuam për të treguar se nuk kishim asnjë lidhje me çështjet e tij personale të jetës së tij private, por kishim një tjetër parim. (Lexo këtu)

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Ne nuk mund të pranonim që Aldor Nini, për interesa të pasionit të tij të godiste një media të lirë si ?Newsbomb? dhe t?i mbyllte rrjetet sociale për hakmarrje, atë që po bën tani me CNA-në.

Kemi pasur të drejtë sepse i kërkuam edhe atij dhe çdo kompanie tjetër që ka të njëjtën detyrë se cenimi i fjalës së lirë dhe censura janë një hap larg bllokimit dhe goditjes që bëhet për shkaqe politike dhe në rastin e Aldor Ninit me ?Newsbomb?-in për shkaqe pasioni.

Pra, zoti Nini mund të kishte të gjithë të drejtën e botës në historinë e tij rozë, në pasionin e tij, por kurrsesi ne nuk mund të pranonim që kjo histori rozë të bllokonte një media, fjalën e lirë të saj. Kishte hapa të tjerë ligjorë, mund t?i ndërmerrte dhe ta zgjidhte.

Bllokimi i një medie në rrjetet sociale, goditja e platformave të saj, ishte bllokim i fjalës së lirë, ishte censurë, ishte krim kundër medias dhe ky është fakt.

Urdhër-mbrojtja për ish-bashkëshorten

Rasti i tretë, divorci i tij, urdhër-mbrojtja për ish-bashkëshorten, përplasja në gjykatë e të tjera me radhë. 

Ku hynte CNA-ja tek e treta? Asgjëkundi! Ne gjithmonë kemi raportuar lajme që kanë pasur të bëjnë me censurën që vendoste Aldor Nini, apo me skandalet e tij sepse edhe më parë, edhe kur ka qenë me ish-bashkëshorten, edhe pasi është divorcuar, ai ka bërë të njëjtën skemë. (Lexo këtu)

Për më tepër, ende i padivorcuar në atë kohë, Aldor Nini sulmonte CNA-në për të hequr lajmet për Erion Veliajn, gjë që nuk e pranon, por ne i kemi publikuar mesazhet për një foto, e cila nuk ishte aspak në pronësinë e tij intelektuale, por ishte një foto e bërë gjatë fushatës elektorale. 

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Komunikimet me Aldor Ninin
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Komunikimet me Aldor Ninin
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Komunikimet me Aldor Ninin

Aldor Nini pretendon që e mbron këtë foto pa pasur të drejtën e autorit, sepse ai raporton postime për të cilat thotë se ka të drejta autoriale, ndërkohë që janë materiale të pambrojtura nga e drejta e autorit, pasi përbëjnë informim të gjerë publik, mbi ndodhi apo aktivitete siç janë fushatat. (Lexo këtu)

Aldor Nini, pa pasur të drejtën e autorit për të mbrojtur një foto apo material, raporton dhe këtë e bën për dy rrugë, ose që ti të bëhesh klient i tij, ose ti të heqësh materialet e tij, ato që cenojnë imazhin e tij, imazhin e përndjekësit dhe Aldor Nini nuk është vetëm përndjekës i femrave, por edhe përndjekës i mediave dhe ushtar i Veliajt. (Lexo këtu)

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Emaili për bllokimin e lajmit të Veliajt nga Acromax

Këtë gjë ai nuk e ka bërë vetëm me CNA-në, nuk e ka bërë vetëm me ?Newsbomb?-in, por e ka bërë me shumicën e mediave në Shqipëri. Ka mbyllur me dhjetëra faqe ?online? gjoja në emër të së drejtës së autorit, ndërkohë që gënjen.

Në këtë rast sepse sulmi ndaj CNA-së ka ardhur pas publikimit të lajmit për ?DigitAlb?, të lajmit për skandalin e tij me vajzën dhe të lajmeve të tjera kundër Erion Veliajt. (Lexo këtu

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Lajmi i bllokuar pas raportimit nga Acromax
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Lajmi i bllokuar pas raportimit nga Acromax

Aldor Nini raporton lajme me përmbajtje politike, pa e autorizuar askush, me qëllim sabotimin e mediave që nuk i drejtohen deformimit të lajmit. Nga ana tjetër, përpiqet të tregohet luajal me të gjitha palët, por në fakt është një shërbëtor i klientelës së pushtetit, është një shërbëtor i ortakëve të inceneratorëve. (Lexo këtu)

Abuzimi me të drejtën e autorit

Me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave autoriale bën raportime në video me përmbajtje politike. CNA ka raportuar takimin në Milano të kryeministrit Edi Rama dhe e raporton Aldor Nini dhe ?Acromax? se ka të drejtat e tij të autorit. (Lexo këtu)

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
E-mail nga "YouTube" për bllokimin e kronikës

Në fakt, se cila është e drejta e eventit të kryeministrit që e publikon në rrjetet sociale dhe nuk e ka bllokuar në asnjë platformë tjetër, por vetëm në CNA, pasi ne e denoncuam, kjo ngre shumë pikëpyetje për sjelljen e tij.

Të gjitha manovrat e keqpërdorimit të platformave kanë një qëllim, nënshtrimin e medias. Kjo ka ndodhur në fakt, shumë prej mediave janë nënshtruar tek Aldor Nini për shkak të partneritetit, pasi ato punojnë dhe drejtuesi i ?Acromax?-it merr lekët që gjenerohen nga të ardhurat që vijnë nga platformat dhe më pas ua kalon kompanive. Për këtë ai merr përqindje të mëdha.

Ky është fakt, ndaj dhe shumica e mediave heshtin, por kështu ka ndodhur me kohë. CNA është nga mediat e para që e ka raportuar, ?Exit.al? gjithashtu, gazetarë të huaj po ashtu, ?Newsbomb? gjithashtu. Janë disa dhjetëra media, por më pas bien në paqe, pasi bëjnë marrëveshje me Aldor Ninin për përqindje të caktuara dhe ai u jep hapësirat që të prodhojnë para e në fund i ndajnë së bashku. (Lexo këtu)

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Për këtë arsye edhe heshtin përballë skandaleve të tilla, me gjoja justifikimin janë çështje personale, janë debate personale, kur në fakt nuk ka asnjë debat personal, nuk ka asnjë çështje private, por ka një interes të madh publik, censurë ndaj fjalës së lirë, censurë ndaj medias, nga një individ, i cili kërkon të mos raportohen skandalet e tij pasionante dhe të censurohet e goditet media sepse ky person ka në dorë një kamxhik kundër saj. Mund të heshtë çdo media, ashtu siç ka heshtur për inceneratorët, ashtu siç kanë heshtur për dosjen ?5D?, ashtu siç kanë heshtur për ligjin e arsimit të lartë, ashtu siç kanë heshtur dhjetëra e dhjetëra herë kur CNA ka qenë zë i vetëm, por ne do ta çojmë deri në fund dhe do të kërkojmë të drejtën tonë.

Do ta kuptojnë të gjithë se cila është e vërteta, Aldor Nini si përndjekës i medias dhe fjalës së lirë, apo CNA, e cila ka raportuar të vërtetat në lidhje me pasionet e tij, me skandalet e tij, me prangosjen e tij dhe me keqpërdorimin që i bën shumicës së mediave dhe pronarëve të tyre në Shqipëri. Për një shuk me lekë të gjithë po heshtin, por kjo është si gjithmonë më e mira për ne, kur heshtin të gjithë, dëgjohemi vetëm ne./ CNA

2 VITE ME PARE

3 kallëzimet për përndjekësin e grave, Aldor Nini

Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë ?Acromax Media?, është një person që ka probleme me drejtësinë.

Përtej abuzimeve të tij në emër të të drejtave të autorit me kompaninë ?Acromax?, Aldor Nini është një person me precedentë penalë.

Ai është akuzuar si përndjekës dhe për këtë ka dhënë një vendim edhe gjykata. Sot do të marrim një nga një faktet për Aldor Ninin, i njohur ndryshe si përndjekësi i grave.

Gjyqi me ish-bashkëshorten

Anxhela Faber, ish-bashkëshortja e Aldor Ninit, denoncoi këtë të fundit për dhunë psikologjike dhe përndjekje të vazhdueshme, ndërsa ngriti edhe dyshime se ?në mjetin e saj mund të kishte një pajisje, e cila kontrollon lëvizjet e saj?.

Gjatë kontrollit të mjetit të saj nga policia, u konstatua se ?në pjesën e poshtme të pasme të mjetit, në afërsi të prapakolpit, ishte fiksuar me magnet një pajisje si ato të GPS?.

Për këtë çështje, Aldor Nini shkoi në gjyq me ish-bashkëshorten.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave

Arrestimi nga policia

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja damkë në biografinë e drejtuesit të ?Acromax?. Ai është denoncuar për përndjekjen dhe shantazhin publik që u ka bërë vajzave me të cilat ka pasur lidhje dhe histori rozë.

Një ndër to është përplasja me ish-bashkëjetuesen e tij deri te një histori e dytë, e cila çoi në mbylljen e disa mediave, e disa rrjeteve sociale të ?Newsbomb?.

Aldor Nini është personi që u arrestua në datën 4 korrik të 2023-shit, pasi ish-bashkëjetuesja e denoncoi për përndjekje dhe dhunë. (Lexo këtu)

Ai u mbajt në burg nga policia, pasi i publikoi video ish-bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.

Më 7 korrik të 2023-shit, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ?arrest shtëpie? për Aldor Ninin, deri në depozitimin e garancisë pasurore.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Nën akuzat për përndjekje dhe dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, Aldor Ninit iu ndalua dalja nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjyqtarit, masë kjo që do të zbatohet gjatë kohës që ai do të jetë nën masën e sigurimit "garancia pasurore?.  

Megjithatë, drejtuesi i ?Acromax?-it duket se nuk i ka ndalur shkeljet e ligjit, pasi së fundmi është denoncuar sërish në polici.

Skandali me vajzën

Në maj të këtij viti, Aldor Nini është kallëzuar për rrëmbimin e vajzës së tij. (Lexo këtu)

Familjarët e ish-bashkëshortes kanë deklaruar në polici se drejtuesi i ?Acromax?-it ka marrë vajzën e mitur më 26 maj, ditën kur kishte edhe takimin sipas gjykatës, por nuk ka pranuar ta kthejë mbrapsht.

Për këtë arsye, ai do të përballet me një tjetër akuzë penale.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin në lidhje me vajzën

Këto janë vetëm disa nga bëmat e historive rozë të Aldor Ninit, i cili ka përballje në gjykata edhe me artistë të shumtë, të cilët e kanë paditur për marrjen me të padrejtë të veprave të tyre artistike.

Përveç kësaj, Aldor Nini është denoncuar shpeshherë nga mediat për sulme ndaj tyre në emër të të drejtave të autorit.

Së fundmi, drejtuesi i ?Acromax? ka nisur edhe një sulm ndaj CNA-së, që nisi pas një shkrimi të publikuar për ?DigitAlb?. Tashmë Aldor Nini po sulmon të gjitha rrjetet sociale të CNA-së, duke bllokuar edhe shkrime të publikuara një apo dy vite më parë.

Duke përdorur të drejtat e autorit, Aldor Nini, përndjekësi i grave, po vijon sulme të njëpasnjëshme pa u ndalur, për interesa të klientelës së tij./ CNA

2 VITE ME PARE

Përndjekësi i grave, Aldor Nini kërcënon me gjyq

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Përndjekësi i grave, Aldor Nini, i cili është faktuar si i tillë dhe për të ka dhënë vendim edhe gjykata, ka reaguar pas disa shkrimeve të CNA-së për kompaninë e tij ?Acromax? dhe vetë këtë personazh.

Aldor Nini thotë se do të përballemi në gjykatë, e mirëpresim!

E sfidojmë Aldor Ninin të shkojë të kallëzojë CNA-në dhe çdo person tjetër që ai mendon, përfshi këtu edhe Elvi Fundon, por i vetmi problem që kemi është a do të arrijë dot të vijë në gjyqe, apo do të lërë ndonjë avokat sepse të tjera halle ka përpara me drejtësinë si përndjekës i ish-bashkëshortes, ish-bashkëjetueses së tij, etj.

Aldor Nini thekson se ne nuk duam të ndjekim të drejtën e autorit, ky është një mashtrim publik.

CNA NUK KA VJEDHUR, NUK KA ABUZUAR ME ASNJË TË DREJTË AUTORI!

CNA ka raportuar një lajm që ?DigitAlb? është i zhytur 28 milionë euro në borxhe dhe në rast se ky lajm nuk është i vërtetë, CNA mban përgjegjësi para ligjit, përfshi dhe çdo gazetar, përfshi dhe Elvi Fundon. Lajmi është i VËRTETË dhe pikë!

Aldor Nini nuk ka pasur si qëllim të vërtetën, por nën petkun e të drejtës së autorit ai abuzon, duke hequr një lajm.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Nga ana tjetër, prej 48 orësh, te CNA, te rrjetet e saj sociale po ndodh një sulm historik. E quajmë sulm sepse ky sulm përfshin shkrime të botuara para një apo dy vjetësh, për foto apo imazhe të nxjerra me printscreen nga Syri Tv përshembull, me të cilin ne kemi bashkëpunim, me media të tjera, me të cilat ne kemi bashkëpunim.

Janë raportuar foto apo imazhe për të cilat ne kemi kontrata, edhe fotot e LSA-së, agjencisë sonë partnere, janë raportuar imazhe, janë raportuar video dhe shkrime të ndryshme, të gjitha me një qëllim, për të mbyllur rrjetet tona sociale. Kjo ndodhi direkt pasi ne nxorëm shkrimin për ?DigitAlb?.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Sulmi në rrjetet sociale nga "Acromax"
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Njoftimi i ardhur në rrjetet sociale pas sulmit të "Acromax"

Pse u kujtua tani Aldor Nini, ku ishte?

A t?i kujtojmë Aldor Ninit telefonatën e tij me CNA-në, apo telefonatën e tij me Elvi Fundon, ku i lutet që të kenë paqe bashkë, të bashkëpunojnë se ai nuk do të bënte më sulme ndaj CNA-së pak kohë më parë kur u përplas me Anila Bashën dhe u arrestua si një përndjekës.

A t?i kujtojmë telefonatën e Ylli Rakipit pak ditë më parë, ku Aldor Nini kërkonte të uleshe dhe të diskutonte pse CNA kishte publikuar një shkrim në lidhje me skandalin që Aldor Nini kishte bërë së fundmi, ku pas përndjekjes së ish-bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes kishte ?marrë peng? vajzën e tij, të cilën nuk kishte pranuar ta dërgonte te gjyshja e tij, ashtu siç i takon sipas ligjit.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Kallëzimi për Aldor Ninin

A duhet të themi më shumë?

Do t?ja themi Aldor Ninit ditë pas dite. Avokatët tanë po përgatisin një raport të plotë, jo thjeshtë dhe vetëm për në gjykata, por tek organizmat më të rëndësishme në institucionet e të drejtave të autorit në BE, përfshirë këtu institucionet ku është licensuar ?Acromax? dhe rrjetet e platformat sociale me të cilat ai bashkëpunon.

Kjo është ajo që ne po i themi Aldor Ninit. Tani rruga e mbarë për në gjykatë, por kujdes a do të vish dot në gjyq se ke disa halle të tjera të rëndësishme me drejtësinë, siç është përndjekja ndaj ish-bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes tënde.

Këto janë me vendime gjykate, nuk janë me fjalë dhe me pseudoparime abuzive të një njeriu të paqëndrueshëm, abuzues, që cënon fjalën e lirë dhe kërkon të vendosë censurë mbi median për interesa të klientelës së tij, të aferës së inceneratorëve dhe e politikës të korruptuar të ditës.

Edhe një këshillë të fundit për Aldor Ninin.

Kujdes me përdorimin e gjuhës shqipe se dukesh si analfabet! Ke shkelur të drejtat e shqipes sepse nuk di të shkruash!/ CNA

2 VITE ME PARE

“Acromax”, kompania e censurës që drejtohet nga përndjekësi Aldor Nini

Përveç rastit kur mediat blihen dhe përdoren nga pushteti apo koncesionet e tyre siç janë inceneratorët, korrupsioni politik, tenderët dhe influencat, një rast klasik tashmë prej vitesh i denoncuar në Shqipëri është ai i goditjes së medias kritike të pushtetit nga interesat e politikës.

Për këtë përdorin njëmijë e një instrumente dhe një nga këto, më abuzivet, e akuzuar edhe për censurë, e akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, është kompania ?Acromax? e Aldor Ninit. Një kompani, e cila pretendon se mbron dhe imazhet e politikanëve apo mediave, e cila abuzon me hapësirat e saj ligjore për interesa krejtësisht klienteliste dhe deri korruptive.

Kompania ?Acromax? është në pronësi të Aldor Ninit, një njeri i shumëdenoncuar si përndjekës, por edhe si dhunues. Shfaqet ekraneve, mbrohet nga media sepse paguan paratë për të drejtat që ata kanë në rrjetet sociale. Rasti kur shumica e mediave për 2 lekë shiten si kazane korrupsioni dhe interesash.

Megjithëse këto punë mund t?i bënin edhe me një njeri të thjeshtë fare pa u ngatërruar me të tillë përndjekës dhe skandalozë si Aldor Nini, mediat e ndryshme për shkak të shumave të mëdha të parave që ndajnë nuk e denoncojnë Aldor Ninin.

Ky i fundit sulmoi një media siç është ?Newsbomb? dhe e goditi në rrjetet sociale, siç ka goditur edhe shumë media të tjera.

Shumë flasin, të tjerë heshtin, bëjnë pazar, por Aldor Nini ngelet një përndjekës me një kompani, e cila shkel ligjin, jo vetëm atë shqiptar, por edhe atë evropian. Abuzon, tejkalon kompetencat dhe hapësirat që i jepen një kompanie private duke shkelur të drejtën e informimit që kanë qytetarët.

Rastet më skandaloze janë ato për mbrojtje të imazhit kur mediat raportojnë siç është rasti i CNA-së për borxhet dhjetëra miliona euro të ?DigitAlb?, një kompani publike për të cilën publiku ka interes sepse është ai që e paguan sepse është një kompani me pagesë. (LEXO KETU)

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Sulmi në rrjetet sociale nga "Acromax"
Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Njoftimi i ardhur në rrjetet sociale pas sulmit të "Acromax"

Nga ana tjetër, Aldor Nini merr në mbrojtje kryebashkiakun Erion Veliaj, CNA e ka treguar me fakte dhe me prova se si tentoi të godiste CNA-në për një foto, e cila ishte publike në faqen zyrtare të Partisë Socialiste, ishte në aktivitet politik, në fushata elektorale dhe Aldor Nini ishte bashkëpunëtor i Erion Veliajt, kryetarit të organizatës së hajdutëve në Bashkinë e Tiranës, njeriut që është nën hetim pasuror.

Aldor Nini është përndjekësi i nënës së vajzës së tij, Aldor Nini i ?Acromax? është përndjekësi i një vajze, (së cilës po i referohemi me iniciale, S.B.) së cilës çfarë nuk i bëri, u arrestua nga policia në datën 4 korrik të vitit 2023.

Ky është Aldor Nini i ?Acromax?, por disa media vazhdojnë të bashkëpunojnë sepse kanë eksperiencë me këtë kompani, e cila drejtohet nga një individ, i cili është sa ushtar politik aq edhe bandit mediatik kundër interesave të qytetarëve, kundër informimit të tyre, kundër të vërtetës, sepse ai abuzon dhe censuron në mënyre kriminale mediat për llogari të politikës dhe për llogari të mediave të korruptuara të lidhura me politikën.

Erion Veliaj tek Aldor Nini është një fakt, ?DigitAlb? dhe ?Top Channel? tek Aldor Nini është një fakt, mbyllja dhe goditja e disa portaleve dhe faqeve të tyre në rrjetet sociale në mënyre abuzive, pasi nuk ka pasur asnjë shkelje të të drejtave thjesht dhe vetëm kanë transmetuar informacion në respektim të publikut janë fakte alarmuese.

Nga ana tjetër Aldor Nini kthehet në shërbëtor të mediave të korruptuara të pushtetit, të cilat ushtrojnë aktivitete gjobëvënieje, është partner i dhunuesve të fjalës së lirë, është partner i korrupsionit të fjalës së lirë, është partner i krimit që do të sundojë fjalën e lirë, një nga njerëzit që i shërben më shumë kësaj bande korruptivo-mediatike dhe politike është Aldor Nini, i cili është jo vetëm një individ, por me kompaninë e tij ?Acromax? dhunon të drejtën e informimit, censuron mediat dhe kjo është e zbuluar tashmë me fakte dhe prova të padiskutueshme./ CNA

 

2 VITE ME PARE

Aldor Nini rrëmben vajzën e mitur kundër vullnetit të nënës

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini

Në një skenë ku drejtësia përplaset me emocionet, historia e Aldor Ninit dhe Anxhela Faber, dy bashkëjetuesve të ndarë nga dashuria por të lidhur nga një vajzë, ka nxjerrë në pah sfidat dhe tensionet e tyre në një realitet krejt ndryshe të paraqitur nga Aldor Nini, jo siç duhet të ishte e vërteta dhe është e vërteta. Aldor Nini, i mësuar të jetë në qendër të vëmendjes së medieve për shkak të dhunës sistematike që ofron për bashkëjetueset e tij, këtë radhë u turr të prodhonte një spektakël të rremë mediatik.

Për çudi, nuk iu druajt aspak faktit se në mes ishte një e mitur dhe për më tepër vajza e tij. Përkundrazi shpërndau me shpejtësi një video nëpër media ku pretendonte se ish bashkëjetuesja e tij, Anxhela Faber me motrën dhe dadon kishin tentuar t'i merrnin me forcë vajzën. Në fakt e vërteta qëndron ndryshe dhe Newsbomb.al do t'iu tregojë, se si Aldor Nini ka rrëmbyer vajzën e tij dhe sipas legjislacionit penal "Rrëmbimi është transportimi dhe mbyllja e paligjshme e një personi kundër vullnetit të tij" dënohet me ligj. 

NGJARJA

Në datën 26 maj, Aldor Nini do të takonte vajzën sipas agjendës së caktuar nga Gjykata e Tiranës. Atë ditë, nëna e së miturës, zonja Anxhela Faber ishte jashtë vendit dhe i kishte kërkuar motrës së saj, Dea Kasës të merrte vajzën. Kjo e fundit ka telefonuar Aldor Ninin, por nuk ka marrë asnjë reagim nga ana e tij. Kësisoj, Dea Kasa bashkë me dadon Luljeta Velaj shkuan pranë shtëpisë së 40-vjeçarit ku e gjetën në automjet me të miturën.

Dea e mori vajzën në krah, por Aldor Nini doli nga makina duke tërhequr të miturën nga duart dhe duke e futur me shpejtësi në makinë. Më pas ajo ka telefonuar policinë dhe është drejtuar menjëherë drejt banesës së Aldor Ninit. Gjithashtu ka vënë në dijeni dhe nënën, Anxhela Faber që ka telefonuar menjëherë ish bashkëjetuesin ku i ka kërkuar t'ia japë vajzën motrës së vet, por ai ka refuzuar. Më pas, Anxhela njoftoi avokatin e saj për të marrë vajzën, por Nini sërish ka refuzuar.

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave
Aldor Nini

KALLËZIMET DHE LËVIZJA E ALDOR NINIT

Pas kësaj ngjarje, Anxhela Faber është nisur me urgjencë drejt Tiranës duke iu drejtuar Stacionit të Policisë në Farkë. Ajo ka kallëzuar ish bashkëjetuesin e saj, Aldor Nini. Ky i fundit, ka shkelur ligjin shqiptar duke thyer vendimin e Gjykatës së Tiranës së datës 21/09/2022 për agjendën se si do e takonte vajzën dhe së dyti, ka mbajtur përtej orareve të vendosur të miturën pa konsensusin e nënës.

Praktikisht ai ka rrëmbyer vajzën e tij, duke konsumuar tjetër vepër penale në vend. Gjithashtu edhe motra e Anxhela Faber, Dea Kasa ka thënë në polici: "Pasi e kam marrë në krahë (vajzën), Aldori doli nga makina dhe më ka shtyrë duke më shkaktuar një dëmtim në krahun e majtë". Pikërisht këto kallëzime kanë vënë menjëherë në lëvizje Aldor Ninin.

I trembur dhe i frikësuar nga forca e ligjit, ai ka vepruar shpejt sapo ka marrë vesh se është kallëzuar në 4:30 të mëngjesit të datës 27 maj nga ish bashkëjetuesja e tij, Anxhela Faber, duke iu drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. I mësuar të bëjë viktimën sa herë që thyen ligjet, ai ka pretenduar në Gjykatën e Tiranës se tezja e vajzës, Dea Kasa, do t'i marrë vajzën dhe për këtë ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjyqtarja Majlinda Doga i ka cilësuar si jo të vërteta dhe të pabazuara në ligj duke e rrëzuar kërkesën e kërkuesit Aldor Nini. I pafuqishëm për të mashtruar togat e zeza, ai ka nisur menjëherë sulmin në media kundrejt saj dhe familjarëve të ish bashkëshortes, Anxhela Faber. Nga sa më sipër shihet se Aldor Nini është dhunues i pandreqshëm i kësaj shoqërie, ku nuk pyet asnjëherë kë ka përballë./ Newsbomb.al

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave

Aldor Nini i "Acromax", përndjekësi i grave





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga