web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

CNA po përballet me një sulm për bllokimin e rrjeteve tona sociale nga kompania “Acromax” e Aldor Ninit, me pretendimet e së drejtës së autorit. Politika ka dalë kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit, për sulmin që po i bëhet CNA-së, me qëllimin e vetëm, censurimin e një medie të lirë. Disa personazhe të politikës që kanë shprehur mbështetje ndaj CNA-së dhe kanë hedhur akuza ndaj Aldor Ninit janë nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti. Në një intervistë për CNA TV, Boçi e cilësoi veprimtarinë e "Acromax"-it, si abuzive dhe si një kobure të propagandës së qeverisë për të bllokuar media që thonë të vërtetën. Nga ana tjetër, Belind Këlliçi tha se CNA sulmohet për interesa të Erion Veliajt, për shkak të politikës së saj editoriale, përkrah së vërtetës. Sipas tij, ky sulm i paprecedentë tregon frikën dhe panikun që ka Erion Veliaj nga burgu dhe nga drejtësia. Edhe Dorian Teliti, sulmin e Aldor Ninit ndaj CNA-së përmes “Acromax”-it e quan sulm politik për të mbyllur gojën. Teliti deklaroi se strukturat e “Acromax”-it shpeshherë janë të lidhura me qeveritarë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe për të goditur çdo zë denoncues.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

ACROMAX CENSURON CNA / Teliti: Po thoni të vërtetën, sulm politik për t'ju mbyllur gojën

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Dorian Teliti. Këshilltar ekonomik në PD.

Nën pretendimin se shkelim të drejtën e autorit, Acromax i drejtuar nga Aldor Nini vijon të sulmojë CNA duke bllokuar lajmet të shumta në rrjetet sociale por edhe në kanalin e yuotube. Censurimi i medias në Shqipëri ka ekzistuar edhe më parë por mesa duket publikimi i të vërtateve nuk u shkon përshtat pushtetarëve. Këshilltari për ekonominë në PD dhe nënkryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë Tiranë zoti Dorian Teliti, sulmin e Aldor Ninit ndaj CNA përmes Acromax e quan sulm politik për të mbyllur gojën. 

"Media censurohet nga ata që duan të fshehin të vërtetën. Në momentin që ju keni qënë një nga zërat më të fortë mediatik dhe në rrjetet sociale përsa i përket denoncimeve si për inceneratorët, aferën 5D dhe afera të tjera, kjo e vërtetë nuk u pëlqen shumë atyre personave që janë të përfshirë. Censurimi i medias nuk është një fenomen që ndodh sot, sot është bërë më agresiv. Censurimi i medias është një fenomen i dekadës së fundit që ka marrë përmasa të frikshme. Ne censurimin e medias në lajme për opozitën e kemi parë në dhjetra e qindra raste. Censurim i është një fenomen i përhapur. Ju do vazhdoni të jeni fatkeqësisht të censuruar sepse thoni të vrtetën. Ashtu siç thuhet nën zë dhe në formate jo zyrtare, strukturat e Acromax-it shpesh herë janë të lidhura me qeveritarë dhe kryetarin e bashkisë që i përdorin këto struktura për të goditur çdokënd, ashtu siç ndodh edhe me publikimet që vetë bëj në rrjetet sociale. Ky është një fenomen që përdoret nga ata që janë në gramat e fundit. Nuk do ta përdorinin nëse nuk do të kishin frikë. Mundohen të mbyllin çdo lloj zëri që mendon dhe flet ndryshe nga ata, çdo zë që denoncon një të vërtetë që atyre nuk u pëlqen, që denoncon afera të kryera nga ata apo bashkëpunëtorët e tyre. Do vazhdojnë të godasin media si ju, që bëni transparencë si për të vërteta të ndryshme që ndodhin në Bashkinë Tiranë.  Është një sulm politik ju bëhet për t'ju mbyllur gojën."- tha Teliti./CNA

1 VITE ME PARE

Sulmi i orkestruar ndaj CNA-së/ Këlliçi: Aldor Nini i “Acromax” në shërbim të Veliajt, tentohet censurimi

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

CNA prej javësh po përballet me një sulm të orkestruar nga Aldor Nini i ?Acromax?, për bllokimin e rrjeteve tona sociale, me pretendimet e së drejtës së autorit.

Në një intervistë me gazetaren Fabjona Pasho, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u shpreh se CNA sulmohet për interesa të Erion Veliajt, për shkak të politikës së saj editoriale, përkrah së vërtetës.

Sipas tij, ky sulm i paprecedentë tregon frikën dhe panikun që ka Erion Veliaj nga burgu dhe nga drejtësia.

"Kjo nuk ka të bëjë fare me të drejtën e autorit. Kjo ka të bëjë me faktin që ju jeni një media që nuk ka pranuar të bëjë kompromis dhe të hajë lugën e çorbës nga Erion Veliaj dhe jeni një media e pakapur nga qeveria dhe funksionarë të tjerë të shtetit. Jeni një media e lirë që keni qëndrimin tuaj, linjën tuaj editoriale dhe thoni atë që mendoni dhe i qëndroni linjës suaj. Në realitetin e Erion Veliajt, kjo është diçka e pabesueshme dhe e pamundur. Për këtë arsye ju goditeni në mënyrë permanente nga 'Acromax', duke ju censuruar video të ndryshme, denoncimet tuaja që prekin kryesisht Bashkinë Tiranë dhe janë tentativa të shëmtuara për të zhbërë një realitet që tashmë e njeh çdo qytetar shqiptar.

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi. Burimi: CNA

Ai sulm i paprecedentë që është duke u bërë ndaj CNA nga "Acromax", tregon frikën, panikun që ka Erion Veliaj nga burgu, nga drejtësia. Po të shtoni kështu edhe editorialet e shumta që prodhohen çdo ditë në mbrojtje të Erion Veliajt dhe kundër mediave që mbrojnë të vërtetën, apo portalet e tjera të financuara nga Veliaj, që baltosin cilindo opozitar apo gazetarë të lirë si në rastin e Elvi Fundos që shkruan për të vërteta të mëdha në mënyrë permanente, tregon fare qartë panikun që Erion Veliaj ka dhe faktin që nuk i blen dhe shantazhon këto media, apo funksionarë të opozitës. 'Acromax' është thjesht një tentativë e dëshpëruar.", theksoi ai.

Pavarësisht këtyre tentativave, CNA garanton edhe njëherë publikun se do të vijojë të bëjë transparencë dhe nuk do të mposhtet përpara asnjë sulmi që tenton ta censurojë./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

2 VITE ME PARE

"Kobure e propagandës së qeverisë"/ Boçi: "Acromax"-i bllokon mediat që thonë të vërtetën

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Luçiano Boçi, foto: LSA

Veprimtaria e "Acromax"-it në vendin tonë e trumbetuar si garantuese e së drejtës së autorit lë dyshime të mëdha. Censura ndaj mediave në Shqipëri nuk është risi, por fenomen që është forcuar edhe më shumë në 12 vitet e fundit.

I pyetur për censurën që u bëhet medieve, për CNA TV, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, e quajti veprimtarinë e "Acromax"-it, kompanisë së Aldor Ninit, si abuzive. Ai e cilësoi si kobure të propagandës së qeverisë për të bllokuar media që thonë të vërtetën.

"'Acromax'-i është një kobure e propagandës së qeverisë. Është një shoqëri gjermane që ka realizuar kontrata me qeverinë shqiptare, por edhe me një pjesë të madhe të televizioneve gjoja mbi të drejtat e autorit, por pas saj fshihen të gjitha sulmet politike që u bëhen opozitës dhe mediave opozitare, mediave që transmetojnë të vërtetën, media që dëshmojnë për afera dhe korrupsionin masiv që ka ndodhur në Shqipëri. Madje veprimtaria e 'Acromax'-it është shumë e dyshimtë, është kritikuar edhe nga 'Reporterët pa Kufinj'. Ka goditur, ka bllokuar aktivitetin e shumë medieve që janë kritike ndaj qeverisë siç është edhe rasti i CNA-së. Sulmet e saj janë jo thjesht bllokuese, por edhe filtruese. Luhet me diabolizëm në këtë rast nga qeveria shqiptare për të goditur mediat opozitare në vend, pra për të censuruar median dhe fjalën e lirë. Unë pretendoj që të gjitha mediat që goditen nga 'Acromax', të fillojnë çështjet gjyqësore ndaj kësaj kompanie. Mendoj që duhet të vihet para përgjegjësisë si një kompani që fsheh të ardhurat që siguron në Shqipëri, por edhe që realizon një luftë të tillë censuruese të denoncuar edhe nga institucionet që mbrojnë punën e gazetarëve dhe lirinë e gazetarëve", tha ai. 

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, theksoi ndër të tjera se prej vitesh opozita ka kundërshtuar mënyrën e funksionimit të "Acromax"-it edhe në Komisionin e Medias. Ai i bëri thirrje AMA-s që të ushtrojë detyrën e saj për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të "Acromax"./CNA 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

 

2 VITE ME PARE

Faktet skandaloze/ Ja disa nga rastet kur Aldor Nini dhe Acromax sulmojnë CNA padrejtësisht

Kompania “Acromax”, me pronar Aldor Ninin, prej 5 ditësh ka nisur një sulm kriminal ndaj rrjeteve sociale të CNA-së, konkretisht ndaj “Facebook”, “Instagram” dhe “YouTube”. (lexo këtu)

Përndjekësi i grave ka sulmuar edhe më parë, ka kërkuar ndjesë, por mesa duket vesi del me shpirtin. Sulme politike për llogari të Erion Veliajt, për llogari të mediave të paguara nga inceneratorët, sulme pse CNA raporton skandalet e Aldor Ninit dhe censurës së tij nga Axromax.

Sulmi po kryhet gjoja në emër të së drejtës së autorit, por çdo penalizimin i bërë deri më tani ndaj rrjeteve sociale të CNA-së është i pabazuar dhe pa fakte. (lexo këtu)

Sulmi ka prapavijë politike, por jo vetëm, pasi Aldor Nini kompaninë e tij "Acromax" e përdor edhe për interesa klienteliste dhe personale dhe për të bërë shantazhe për të hequr lajme.(lexo këtu)

Më poshtë po ju sjellim të gjitha lajmet e CNA-së, të cilat janë hequr nga rrjetet sociale pa argumente dhe pa fakte, pasi janë raportuar nga kompania e Aldor Ninit se është shkelur e drejta e autorit. (lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Aldor Nini në sallën e gjyqit

Në fakt, në lajmet e mëposhtme janë bërë raportime mbi ngjarje dhe mbi deklarata të bëra nga personazhe të ndryshme. Në të gjitha lajmet është cituar burimi, në shumë raste emisioni ku është bërë deklarata si dhe fotot janë marrë me leje nga emisionet apo televizionet ku është bërë deklarata. Ndërkohë ne kemi një bashkëpunim me kontratë të rregullt ligjore edhe me LSA-në, një kompani video-imazhesh, nga ku marrim foto dhe video.

Lajmi për deklaratën e deputetes Olta Xhaçka në emisionin "Top Story" në “Top Channel”

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Heqja e lajmit të Olta Xhaçkës nga Facebook

CNA është një agjenci mediatike e lajmeve që prodhon vetëm përmbajtje origjinale pa cenuar të drejtat e asnjë pale tjetër. E gjithë përmbajtja që ne shkruajmë është puna jonë origjinale.

Rrjetin social “Facebook”, ku kemi shpërndarë lajmin e përdorim për të shpërndarë lajmin. Artikulli përcjell një deklaratë të Olta Xhaçkës për shpalljen si investitor strategjik të bashkëshortit të saj. Kjo e fundit tha se "plazhin në Dhërmi e duam që të mos na vijë dikush nga mali dhe të vendosë çadrën". (lexo këtu)

Pra thjesht kemi raportuar për një çështje shumë të diskutuar, për shpalljen si investitor strategjik të burrit të saj dhe deklaratën që ka bërë deputetja. Ndërkohë që nuk e përmendëm në mënyrë eksplicite burimin e videos, por kuptohet qartë se ishte nga programi "Top Story" në “Top Channel” dhe kjo referencë u nënkuptua në kontekstin e artikullit.

Lajmi i publikuar për Egla Cenon

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Lajmi i cili u hoq nga Facebook i CNA-së

Lajmi i hequr nga “Facebook”-u, pas reporteve të Aldor Ninit për një shkrim për situatën e fundit ligjore të Egla Cenos pas pjesëmarrjes së saj në emisionin “Big Brother VIP”.

Sqarojmë këtu se përmbajtja e artikullit nuk cenon asnjë të drejtë të pronësisë intelektuale. Artikulli thjesht raporton për një çështje juridike publike që përfshin dy personazhe publike, Egla Ceno dhe Saimir Kodra. I gjithë informacioni i paraqitur në artikull bazohet në deklarata dhe ngjarje të disponueshme publikisht, dhe është një pjesë e ligjshme e gazetarisë që synon të informojë publikun.(lexo këtu)

Artikulli për kompaninë "DigitAlb"

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Artikulli i hequr nga Facebook

Artikulli në fjalë është një lajm që raporton gjendjen financiare të “DigitAlb”. Përmbajtja e artikullit bazohet në informacione të disponueshme publikisht dhe me burim nga raportet e brendshme. Ai nuk përmban asnjë material pronësor ose me të drejtë autori që cenon të drejtat e pronësisë intelektuale.

Për më tepër, imazhi shoqërues i përdorur në postim është një fotografi e zyrave të “DigitAlb”, me logon e kompanisë. Ky imazh është përdorur vetëm për qëllime ilustruese për të mbështetur përmbajtjen e lajmeve dhe është në përputhje me parimet e përdorimit të drejtë, duke qenë se lidhet drejtpërdrejt me temën e raportit të lajmeve. (lexo këtu)

Imazhi nuk përdoret për përfitime komerciale, as nuk e keqinterpreton apo shfrytëzon logon në një mënyrë që do të përbënte shkelje të pronësisë intelektuale. Pra edhe në këtë lajm që është hequr nga “Facebook”-u dhe “Instagram”-i, është bërë për të informuar publikun, pasi kjo kompani ka shumë abonentë. (lexo këtu)

Bllokimi në “YouTube” i takimit të Ramës në Itali:

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Video e bllokuar në Youtube për takimin e Ramës në Milano

Videoja në fjalë kap atmosferën e eventit të turneut “Proud of Albania”, ku kryeministri Edi Rama u takua me Diasporën shqiptare në Itali.

Videoja është pjesë e një transmetimi më të madh nga zyra e shtypit e Kryeministrit. Videoja u regjistrua në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare, me qëllim angazhimin me Diasporën dhe promovimin e kulturës shqiptare. Nuk i është marrë askujt pa të drejtë autori.(lexo këtu)

Pamjet janë siguruar nga zyra e shtypit e Kryeministrit dhe janë pajisur me audio të licencuar nga Rigels Rajku (Noizy) prandaj videoja e plotë nuk cenon asnjë vepër me të drejtë autori të asnjë pale të tretë. CNA, si një media legjitime e lajmeve, ka të drejtë të përdorë këtë pamje për të informuar publikun rreth aktiviteteve qeveritare dhe ngjarjeve kulturore.

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Takimi i Ramës në Itali

Bllokimi i videos në "YouTube" për restaurimin e filmit “Gunat përmbi tela"

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Bllokimi i videos në Youtube

Kjo video është bllokuar në “YouTube”, me "argumentin" se janë shkelur të drejtat e autorit. Në fakt filmi "Gunat përmbi Tela" është prodhuar në vitin 1977 nga "Kinostudio Shqipëria e Re", i cili sot është në pronësi të QKK-së, "Qendra Kombëtare e Kinematografisë", e administruar nga Ministria e Kulturës Turizmit dhe Inovacionit. Pra, RTSH as nuk zotëron të drejtat e filmit. (lexo këtu)

Ne kemi licencuar të drejtat nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Inovacionit, duke treguar mbështetjen dhe miratimin e tyre për ndarjen e këtij momenti historik kulturor me publikun. Artikulli është bërë në kuadër të rregulloreve gazetareske me synimin për të promovuar restaurimin e filmit.

Lajmet e hequra në “Facebook” të deklaratave të bëra të personazheve të ndryshme në emisione

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Shumë lajme janë hequr nga “Facebook”-u, por ato janë vetëm deklarata të bëra nga personazhe të ndryshme për çështje të caktuara në televizione. Qëllimi i CNA-së ka qenë dhe mbetet thjesht raportimi i tyre, pra përcjellja e lajmit te publiku për çështje me rëndësi. Theksojmë këtu që ne kemi leje nga disa televizione për të përdorur foto apo përmbajtje të deklaratave.

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Heqja e videos së kronikës së "DigitAlb" nga “Instagram”-i

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Teksti i kronikës përmban të njëjtin tekstin me lajmin që ndodhet në “web”. Artikulli në fjalë është një lajm që raporton gjendjen financiare të “DigitAlb”. (lexo këtu)

Përmbajtja e artikullit bazohet në informacione të disponueshme publikisht dhe me burim nga raportet e brendshme. Nuk është cenuar asnjë e drejtë autori./CNA 

2 VITE ME PARE

9 FAKTE/ Aldor Nini dhe "Acromax", censurë dhe përndjekje e fjalës së lirë

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Aldor Nini, pronari i kompanisë "Acromax", është një përndjekës i arrestuar nga policia.Nuk është thjesht një problematik, por është një abuzues me të drejtat e autorit. (lexo këtu)

Njeriu, i cili ka përndjekur ish-bashkëshorten, ish-të fejuarën dhe më pas "rrëmbeu" edhe vajzën e tij, ka filluar një betejë antiligjore, ka filluar një censurë, ka filluar një përndjekje të fjalës së lirë, një sulm të pandalshëm ndaj CNA-së në të gjitha rrjetet tona sociale.(lexo këtu)

Nini pretendon se ne nuk respektojmë të drejtën e autorit, por ne tani do të sjellim 9 FAKTE që tregojnë si gënjen ai, si abuzon, si raporton postime në platformën "Meta", të cilat pretendon se i ka të drejtat autoriale, ndërkohë që ato janë materiale të pambrojtura nga e drejta e autorit, pasi përbëjnë informim për interes të gjerë publik, mbi ngjarje, mbi fakte, të cilat janë publike dhe mbi to raportohen lajme apo opinione.(lexo këtu)

Raporton lajme me përmbajtje politike pa e autorizuar askush me qëllim sabotimin e mediave, të cilat nuk i nënshtrohen atij për deformimin e lajmit, këtu përfshihen kryesisht lajmet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qeverisë Rama.(lexo këtu)

Keqpërdor sistemin e raportimit në platformën "YouTube" me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave autoriale dhe në video me përmbajtje politike. Ndërkohë që vetë partitë politike dhe audiot e përdorura e kanë të licencuar dhe janë materiale të dërguara nga vetë partitë, nga vetë ministritë, nga vetë institucionet që ushtrojnë këto aktivitete dhe kanë një interes të gjerë të publikut.

Të gjitha këto manovra të keqpërdorimit të platformave bëhen me një qëllim, nënshtrimin e mediave ndaj Aldor Ninit dhe interesave personale për të mos zbardhur fakte apo ndodhi publike të veprimeve të tij në shkelje flagrante të ligjit. (lexo këtu)

Le t'i rendisim një e nga një:

Erion Veliaj, shantazh CNA-së nëpërmjet Aldor Ninit

Aldor Nini është përdorur nga kryebashkiaku Erion Veliaj disa kohë me parë dhe ai ka raportuar një lajm në lidhje me ngjarjen e dhimbshme të vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillimin e Sharrës. Fotoja është një imazh i kryebashkiakut Veliaj në fushatë, një foto publike e shpërndarë nga Bashkia Tiranë. (lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Në foto Erion Veliaj, publikuar nga Bashkia Tiranë

Në atë kohë, ku ka pasur një debat të gjerë, Aldor Nini raportoi serverët e CNA-së në Gjermani, por më pas u vërtetua se ai kishte abuzuar dhe kishte mashtruar me këtë denoncim nëpërmjet kompanisë së tij "Acromax", duke përdorur një nga zyrat e PS-së.

Aldor Nini ka raportuar pa pasur të drejta autoriale dhjetëra shkrime, publikime në rrjetet sociale, të cilat atij nuk i shkojnë për shtat, jo vetëm për interesa politike, por edhe për persona të tretë që nuk ua ka imazhin.(lexo këtu)

Rasti i dytë për takimin e Ramës në Milano

Së dyti, ka ardhur një goditje nga një raportim i "Acromax"-it të Aldor Ninit për një event siç është aktiviteti i kryeministit Edi Rama në Milano, ku ka kënduar Noizy, një material i pakopjuar nga CNA, i publikuar nga Kryeministria, i publikuar në rrjetet sociale dhe strike, goditja, bllokimi është dhënë vetëm për CNA-në për askënd tjetër. (lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
E-mail nga "YouTube" për bllokimin e kronikës

Pra, jemi përballë rastit kur kryeministri zhvillon një event, CNA e transmeton, ka kënduar një këngë një këngëtar dhe raportohet rrjeti social i CNA-së që ka transmetuar eventin "live", gjoja në emër të së drejtës autoriale të "Acromax".

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Takimi i Ramës me Diasporën, Itali, burimi: "Facebook"

Ritheksojmë edhe njëherë se Noizy është paguar dhe përgjegjës për këtë event është partia politike, CNA thjesht ka transmetuar një program politik të sjellë nga Kryeministria.

Raportimet në bllok për fotot e emisioneve në "Syri TV" 

Së treti, pretendohet se abuzohet nga CNA-ja në lidhje më të drejtën e autorit, është një gënjeshtër e madhe, ky është rasti i tretë dhe më flagranti. Dje janë raportuar disa shkrime të vjetra, pra të vitit të shkuar, para një viti të emisionit politik të Çim Pekës, apo emisioneve të tjera në "Syri TV" jo me video, me foto nga emisioni për ta cituar, me të gjithë të drejtën e bashkëpunimit.

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Pra, kur një person flet, është përdorur një imazh nga ai emision me lejen e dhënë dhe autorizimin e plotë të kësaj media dhe shumë të tjerave më të cilat bashkëpunohet në mënyrë të vazhdueshme.

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Lajme të publikuara nga CNA, foto e marrë nga emisionet
Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Lajm i publikuar nga CNA, foto e marrë nga emisionet
Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Lajm i publikuar nga CNA, foto e marrë nga emisionet
Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Lajm i publikuar nga CNA, foto e marrë nga emisionet

Rasti i katërt është "DigitAlb"

CNA raportoi lajmin e "DigitAlb" që ishte zhytur 28 milionë euro borxh, ndoshta ia kërkoi Lori Hoxha, ndoshta ia kërkoi Vjollca Hoxha, kjo është puna e tij. Për ne ka një interes publik, ky lajm, edhe pse është platformë private, e cila përdor frekuenca publike, dy licenca publike, licencuar nga AMA dhe ka interes publik, sepse janë me dhjetëra mijëra qytetarë klientë dhe në këtë rast pa asnjë diskutim dhe qytetarët që kanë bërë abonime duan të dinë rreth kompanisë që u ofron shërbimin. Kush nuk e kupton, nuk është problemi ynë. (lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Fakti është fakt, lajmi është lajm, imazhi nuk ka qenë aspak i vjedhur. Raportimi është një abuzim total nga "Acromax" dhe Aldor Nini. Ky lajm është raportuar në të gjitha rrjetet tona sociale.(lexo këtu)

Sulmi i Aldor Ninit, pasi nuk iu hoqën lajmet

Së pesti, sjellim faktin, i cili ka ngritur edhe të gjitha këto beteja të Aldor Ninit, që ka vetëm një armë në dorë, të bllokojë rrjetet tona sociale dhe asnjë më shumë sesa kaq, duke abuzuar, siç e theksuam edhe më lart, me raportimet e tij duke tejkaluar hapësirën që i jep platforma. Këto fakte do t'u çohen të gjitha platformave dhe jo vetëm kaq, por dhe institucioneve ndërkombëtare dhe atje ku Aldor Nini ka marrë lincencimet e tij dhe ushtron aktivitetin. (lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Bllokimi i videos për shkrimin për "DigitAlb" në rrjetin social "Instagram" të CNA-së

Publikimi i një lajmi se Aldor Nini kishte "rrëmbyer" vajzën e tij, pra duhet ta merrte dhe ta kthente pasdite, por nuk kishte pranuar ta kthente vajzën sërish, një përplasje në polici, denoncime me ish-bashkëshorten e tij e me radhë, kanë bërë që të "çmendet" Aldor Nini dhe t'i vërsulet CNA-së pas publikimit të këtij lajmi, duke shfrytëzuar më pas "DigitAlb"-in, aktivitetin me Noizy-n e të tjerë. (lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit

Raportimi për "Guna përmbi tela"

Rasti i gjashtë, një tjetër raportim është një lajmi i ardhur nga Ministria e Kulturës në CNA, i cili lidhet me restaurimin e filmit "Guna përmbi tela". (lexo këtu)

Nuk kemi përdorur asnjë material nga RTSH-ja. Përkundrazi, RTSH abuzon në mënyrë të vazhdueshme me të drejtat autoriale, vjedh dhe transmeton 24 orë në 24, materiale, të cilat nuk i ka me autorizim, por ajo që sulmohet nga Aldor Nini dhe "Acromax" është CNA-ja.

Fakti tregon se aktiviteti është një material i sjellë nga Ministria e Kulturës për një event kulturor, ashtu sikundër ishte edhe rasti i kryeministrit Edi Rama, për të cilin Aldor Nini pretendon se ka "copyright" dhe të drejtat e transmetit të eventit të kryeministrit në Milano apo të eventit të ministrave përkatës të filmit "Guna përmbi tela" nuk janë raportime apo shkelje ligjore, por janë abuzime të Aldor Ninit.

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
E-mail i ardhur nga "YouTube" për materialin e Ministrisë së Kulturës

Së shtati, po sjellim faktin e lajmeve të përndjekjes dhe arrestimit të Aldor Ninit, ky i fundit ka kërkuar heqjen e tyre, apo korrigjimin, editimin, mospërdorimin e emrit të kompanisë "Acromax". (lexo këtu)

A mund të censurohet një përndjekës? A mund ta pranojmë ne që të mos jenë më lajmet e përndjekjes së Aldor Ninit? Dje përdoqi ish-bashkëshorten, më pas ish-bashkëjetuesen, më pas rrëmbeu vajzën, tani ka ngelur dyerve të policive dhe gjykatave.(lexo këtu)

Ai është mbyllur në kafazin e gjykatës si përndjekës dhe ka dalë me garanci bankare. Si mundet të mos publikohen këto lajme?(lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Raportimi për Olta Xhaçkën

Së teti, ne kemi publikuar një lajm në lidhje me Olta Xhaçkën, atë që kanë thënë të gjithë, pa përdorur videon e "Top Channel", ku Xhaçka u shpreh se nuk duhet të zbresin njerëzit nga mali dhe t'i vendosnin çadrën në plazhin, ku bashkëshorti i saj ndërton si investitor strategjik. (lexo këtu)

Politika, kundër “Acromax”-it të Aldor Ninit
Lajmi i bllokuar i Olta Xhaçkës në rrjetet sociale të CNA-së

Pse duhet fshirë ky lajm? A nuk ka interes për publikun? A nuk është interesi publik në media mbi të gjitha të tjerat? Nuk kemi transmetuar videon se është në studion e Grida Dumës, por kemi nxjerrë lajmin, e kemi raportuar. Lajmi kërkon të hiqet dhe është fshirë, me ndërhyrjen e Aldor Ninit dhe "Acromax".(lexo këtu)

Abuzimet e Aldor Ninit

Së nënti, fakti është një dhe vetëm një, censurë dhe goditje të lirisë së medias nga Aldor Nini sepse nuk pranojmë të jemi klientë të tij dhe të kemi kontratë me të, sepse nuk pranojmë të fshijmë lajmet e dhunës së tij, nuk pranojmë të fshijmë lajmet e abuzimeve të tij, shkeljeve ligjore të tij, por e kemi denoncuar pa ndalim që nga dita e parë. (lexo këtu)

Nuk pranojmë të heqim lajmet e Erion Veliajt, denoncimet tona janë të drejta, të sakta, me fakte konkrete dhe të padiskutueshme. Nuk pranojmë të heqim lajmet për klientët e tij, për ortakët e inceneratorëve për "DigitAlb", për "Top Channel", për Lori Hoxhën, për Vjollca Hoxhën, për ortakët e inceneratorëve, të cilëve u shërben Aldor Nini.

CNA, në bashkëpunim me një studio ligjore dhe ekspertë të të drejtave të autorit, tashmë ka përgatitur një dosje të plotë në lidhje me shtetasin Aldor Nini dhe kompaninë "Acromax", e cila në ditët në vijim do të bëhet publike dhe do të shihen të gjitha faktet e abuzimeve të Aldor Ninit, që do t'u çohen jo thjesht dhe vetëm gjykatave, pasi atje nuk e dimë nëse do të ketë kohë të vijë Aldor Nini, pasi ndoshta do të jetë duke vuajtur dënimet për përndjekjet e tij ndaj femrave, por do t'u çohen të gjithë institucioneve përgjegjëse në Evropë, si edhe platformave, me të cilat Aldor Nini abuzon mbi të drejtat e autorit duke i përdorur ato për interesat e tij klienteliste, personale dhe duke vendosur një censurë mbi median e duke vrarë fjalën e lirë./CNA 

 





Lajmet e fundit nga