Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
CNA ka zbardhur një skemë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me familjarët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të cilët kanë marrë pagesa nga bashkia e kryeqytetit dhe nga Ministria e Kulturës. Fillimisht, ishte Ajola Xoxa, e cila u kthye nga juriste në një kuratore arti. Në janar të 2018-ës, bashkëshortja e Veliajt hapi “Harabel”-in, kompaninë, e cila na shfaqet si ortake me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin e Operës dhe Baletit dhe na del e lidhur me kompaninë e inceneratorit të Tiranës. Por përveç Ajola Xoxës, skema zgjerohet me familjarët e kësaj të fundit, të cilët krijojnë kompani dhe OJF dhe angazhohen në të njëjtin fushë si bashkëshortja e Veliajt. Daja i Ajolës, Erald Simixhiu, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, ku rezulton drejtoreshë bashkëshortja e tij, Linda Kazani. Gjithashtu, Simixhiu hapi edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim. CNA zbuloi se qendra “Eventus” ka marrë 5 pagesa nga Bashkia e Tiranës, në vlerën rreth 93 milionë dhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, Erald Simixhiu rezulton anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë “Botime Enciklopedike”, ku 89.5% të aksioneve i zotëron Ajola Xoxa me nënën e saj, Valbona Simixhiu Xoxa. Një tjetër detaj nga kjo skemë është hapja e kompanisë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021 nga Valbona Xoxa. Vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet deklaron mbi 20.000 euro fitime, ndërsa për vitin 2022 deklaron fitim neto 110.000 euro. Një tjetër e përbashkët, përveç lidhjeve familjare, është se kompanitë e Ajola Xoxës dhe të familjarëve të saj kanë të njëjtën adresë. Këto janë tentakulat e Veliajt me familjarët e Ajolës, të cilët janë pasuruar nga kryebashkiaku i Tiranës, nëpërmjet artit dhe kulturës./ CNA
6 artikuj për këtë temë.
CNA ka bërë një sërë denoncimesh për inceneratorët, për dosjen “5D”, për fondet e përdorura për reklama nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili bën kapjen e medias, por edhe për skemat e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës. (Lexo këtu)
CNA tregoi se si bashkëshortja e Veliajt u kthye nga një juriste në një kuratore arti, lidhjet e saj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që u financonte vepra artistëve të Ajolës dhe pagesat që ka marrë “Harabeli” i zonjës Xoxa nga Ministria e Kulturës. (Lexo këtu)
Skema e denoncuar ditët e fundit lidhet me familjarët e Ajola Xoxës, të cilët kanë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve dhe kanë përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj. (Lexo këtu)
Dy prej tyre janë daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, dhe nëna e saj, Valbona Xoxa.
Daja i Ajolës, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, ku rezulton drejtoreshë Linda Kazani, bashkëshortja e tij. (Lexo këtu)
Gjithashtu, Erald Simixhiu hapi edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim.
Nga të dhënat e siguruara nga CNA rezulton se qendra “Eventus” ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.
Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës i ka kryer 5 pagesa, në vlerën rreth 93 milionë lekë qendrës “Eventus” nga Bashkia e Tiranës, në kohë të ndryshme. Gjithashtu qendra “Eventus” ka marrë edhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës.
Një detaj tjetër i zbuluar nga CNA është se Erald Simixhiu është dhe anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë “Botime Enciklopedike”. (Lexo këtu)
Në këtë kompani rezultojnë aksionere në shumicë Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Simixhiu Xoxa. Kjo e fundit ka 69.71 % të aksioneve, ndërsa të dyja bashkë kanë mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie.
Lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjitha procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.
Vjehrra e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk rezulton aksionere vetëm në këtë kompani.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, Valbona Xoxa ka themeluar edhe kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021. (Lexo këtu)
Pas Ajolës dhe Erald Simixhiut, Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës.
Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 ka një fitim neto 110.000 euro.
Pra, Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj me shërbimet në art e kulturë. (Lexo këtu)
Investigimi për familjarët e bashkëshortes së Veliajt nuk përfundon këtu.
Një tjetër detaj me rëndësi është se kompanitë e tyre kanë të njëjtën adresë. Në informacionet e nxjerra nga faqja zyrtare e vetë Ajola Xoxës, deklarohet nga vetë ajo punësimi në 3 galeri arti, galeria e artit “NAAN”, galeria e artit “Harabel” dhe galeria e artit “Gurgur”. (Lexo këtu)
Të tria galeritë kanë selinë e administrimit në të njëjtën adresë me atë të studios ligjore të Ajola Xoxës.
Bizneset e saj janë të vendosura në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, ku nuk paguan as qira. (Lexo këtu)
Gjithashtu, edhe qendra “Eventus” e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, Tiranë.
Nga ana tjetër, adresa e kompanisë së themeluar nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona, është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.
Por adresa e email-it e deklaruar në QKB është [email protected], e kompanisë së Ajola Xoxës.
Kështu, kompanitë e Ajolës së Veliajt ndërlidhen me ato të familjarëve të saj jo vetëm me llojin e aktivitetit të ushtrojnë, por edhe me adresat./ CNA
Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës. (LEXO KETU)
CNA ka kryer një investigim në lidhje me një tjetër person të familjes së Erion Veliajt.
Pas dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ku CNA zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij zotëronin dhe drejtonin një sh.p.k. dhe një OJF, e cila ishte paguar nga Bashkia e Tiranës, po sjellim një tjetër rast.(LEXO KETU)
CNA ka mundur të zbulojë se jo vetëm Ajola Xoxa dhe daja i saj merren me art dhe kulturë, të cilët lidheshin edhe te sh.a. “Botimet Enciklopedike”, në të njëjtën fushë shfaqet edhe nëna e Ajolës dhe vjehrra e Erion Veliajt.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, rezulton se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.
Deri këtu nuk ka asgjë jonormale, kushdo, në çdo moshë, mund të hapë biznese e të ushtrojë aktivitete kulturore e tregtare.
Sipas të dhënave zyrtare, adresa e kompanisë së themeluar nga vjehrra e zotit Veliaj është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.
Adresa e email-it e deklaruar në QKB është “[email protected]” e kompanisë së Ajola XOXËS.
Sipas të dhënave, kompania ka për objekt:
Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.
Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës. Pas Ajolës, janë daja dhe nëna e saj që fillojnë të ushtrojnë aktivitete të ndryshe duke fituar dhjetëra mijëra euro në muaj.
Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021.
Shumë “e talentuar” për biznes dhe ndoshta e vonuar në hapjen e tij. Një pensioniste që shkëlqeu menjëherë si biznesmene duke lënë në hije ish-mësuesen në lice.
Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.
Edhe Valbona Xoxa merr të njëjtin vendim që fitimin ta hedhë në investim njësoj si vëllai i saj.
Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për zonjën Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapothemeluara. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.
Nuk dihet ende se kush janë klientët e vjehrrës se Erion Veliajt dhe çfarë lidhje me persona të tretë kanë me dhëndrin apo vajzën.
Zonja Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj duke ofruar shërbimet në art e kulturë, si vajza e saj Ajola, që është kuratore arti, por nuk ka mundur të ketë suksesin financiar të nënës dhe dajës së saj./ CNA
Thellohet investigimi për familjarët e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të cilët janë të implikuar në disa skema fitimi fondesh apo zhvillim të aktiviteteve duke marrë pagesa për projekte të ndryshme kulturore në Shqipëri.
CNA zbuloi me fakte dhe prova të pakontestueshme se si Bashkia Tiranë i kishte dhënë 5 pagesa kompanisë së dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiu.(LEXO KETU)
Sipas të dhënave zyrtare që siguroi CNA dhe i publikoi, janë bërë 5 pagesa nga Bashkia e Tiranës, të cilat shkojnë në vlerën rreth 93 milionë lekë drejtpërdrejt dhënë qendrës ?Eventus? nga Bashkia e Tiranës në kohë të ndryshme.
Por përveçse nga Bashkia Tiranë, kompania e dajës së Ajola Xoxës ka marrë edhe disa pagesa nga Ministria e Kulturës.
Të gjitha sa u thanë më sipër janë të vërtetuara me fakte dhe prova.
CNA nënvizoi se nuk do të ndalej këtu dhe sot do të sjellë të tjera fakte dhe një tjetër skemë se si Ajola Xoxa ka futur familjarët e saj në të tjera kompani ku edhe vetë është aksionere.
Daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, përveçse kishte një Sh.p.k. dhe një OJF, ku e shoqja ishte drejtoreshë dhe u raportua nga CNA se kishte marrë pagesa nga Bashkia e Tiranës, në vlerën rreth 93 milionë lekë, nga viti 2019 është dhe Anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë Botime Enciklopedike.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie i kanë Ajola Xoxa, e cila është edhe administratore edhe aksionere dhe nëna e saj, Valbona Simixhiu Xoxa, që në fakt duket se ka pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë Botime Enciklopedike me 69.71 % të aksioneve.
Në fakt dhe lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjithë procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.
Por kjo ka pak rëndësi.
Nuk është vetëm kompania që merr pagesa me vlerën rreth 93 mijë euro nga Bashkia e Tiranës, por është dhe Ajola që e ka futur në Këshillin Drejtues të kompanisë, dajën e saj, Erald Simixhiun, së bashku me nënën e saj, e cila ka më shumë se 89.5% të aksioneve.
Skema është shumë e qartë për mënyrën se si janë implikuar familjarët e Ajola Xoxës në skema fitimi fondesh.
Kryebashkiaku Erion Veliaj paguan dhjetëra mijëra euro dajën e Ajola Xoxës, sipas të dhënave të marra nga thesari dhe daja i Ajola Xoxës nëpërmjet sh.p.k. deklaron fitimin rreth 93 mijë euro në vit dhe në investigimin e sotëm rezulton se daja i Ajola Xoxës rezulton anëtar i Këshillit Drejtues në një kompani ku administratore është Ajola Xoxa, ku mbi 89.5 % të aksioneve i ka Ajola së bashku me nënën e saj, Valbona Simixhiu Xoxën./ CNA
Projektet kulturore, kurimi i artit, janë disa nga mënyrat që kanë përfituar njerëzit e Erion Veliajt nga fondet e dhëna nga Bashkia e Tiranës, por dhe nga qeveria.
CNA ka raportuar me dhjetëra materiale në lidhje me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, e cila nga profesioni i saj si juriste është kthyer në kuratore arti. (LEXO KETU)
Ka disa qendra për të tilla evente. Në investigimin e sotëm, CNA do të sjellë fakte dhe prova se si Erion Veliaj ka paguar familjarët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.
Në vitin 2021 në Shqipëri hapet qendra ?Eventus?, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, gjithashtu dhe kompania ?Art Lab?.
Sipas të dhënave që CNA ka mundur të mbledhë, rezulton se qendra ?Eventus? e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga ?Ibrahim Rugova?, Sky Tower, Tiranë.

Pra, qendra kulturore ?Eventus?, e hapur në vitin 2021, aktivitetin e saj e ushtron pikërisht në të njëjtën adresë, rrugë dhe godinë me Ajola Xoxën.
Shkojmë më tej.
Sipas të dhënave që ka nxjerrë CNA, Erald Simixhiu është bashkëshorti i Linda Kazanit, e cila është drejtore zyrtare e qendrës ?Eventus?.
Ndërkohë Erald Simixhiu hap dhe kompaninë ?Art Lab?, të cilën e ka në emër të tij në QKB sipas këtij dokumenti.
Deri këtu janë dy artistë që zhvillojnë evente kulturore, gjithashtu në Tiranë kanë dhënë dhe intervista, kanë bërë dhe koncerte muzikale dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre.
Por shkojmë më tej. Qendra ?Eventus?, sipas të dhënave që ka siguruar CNA, ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.
Pra, Erion Veliaj ka paguar direkt dajën e Ajola Xoxës për të zhvilluar aktivitetin e tij, por këtu jemi përballë një KONFLIKTI TË PASTËR INTERESI.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA, janë 5 pagesa, të cilat shkojnë në vlerën mbi 90 milionë lekëve nga Bashkia e Tiranës, drejtpërdrejt dhënë qendrës ?Eventus? nga Bashkia e Tiranës në kohë të ndryshme.
Menjëherë pas hapjes së kësaj kompanie figuron se deri më tani në këto 5 pagesa, dy fatura i përkasin vitit 2022, dy fatura i përkasin vitit 2023 dhe 1 faturë i përket vitit 2024. (FOTO, PAGESA NGA BASHKIA TIRANË)
Ajo që bie në sy është fakti se pagesa e vitit 2024, në një të vetme është sa dy fatura të vitit 2022-2023.
Gjithashtu qendra ?Eventus? ka pasur edhe përfitime të vogla nga Ministria e Kulturës.
(*Të dhënat të marra nga Pagesa Thesari nga Spending Data Albania databazë e AIS)
Pra, në total janë 7 pagesa për qendrën ?Eventus? të dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, 5 pagesa nga Bashkia Tiranës dhe 2 pagesa nga Ministria e Kulturës.
Këto të vërtetuara edhe nga dokumentet më lart.
Pra, çfarë ndodh?! Përveç qendrës ?Eventus?, e cila merr pagesa direkt nga Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj paguan bashkëshorten dhe dajën e Ajola Xoxës.
CNA shkon më tej. Përveç qendrës ?Eventus?, i shkuam një detaji që ka të bëjë me kompaninë ?Art Lab? në emër të Erald Simixhiut.
Sapo vjen në Shqipëri në vitin 2021, në pak muaj deklaron një fitim rreth 90 milionë lekë dhe në 30 qershor të vitit 2023 deklaron në Qendrën Kombëtare të Biznesit raportin vjetor të llogarive të kompanisë.


Dhe, çfarë ndodh me ?Art Lab?-in?
Sapo vjen në Shqipëri, vetëm një vit më pas, kompania e dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiut rezulton me një fitim rreth 93 milionë lekë, rreth 93 mijë euro.

Dhe, e gjitha sipas dokumentit që CNA po sjell, i gjithë fitimi do të kalohet si investim.

Skema është mjaft e qartë. Daja i Ajola Xoxës vjen në Shqipëri nëpërmjet dy subjekteve, një Sh.p.k. dhe një OJF.
Qendra ?Eventus?, e cila merr pagesa direkt nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga Linda Kazani, bashkëshortja e Erald Simixhiut, daja i Ajola Xoxës.
Dhe Erald Simixhiu hap një sh.p.k., e cila quhet ?Art Lab? dhe vetëm në vitin 2022 regjistron fitim 93 milionë lekë (93 mijë euro), të cilin e kalon të gjithin si investim.
Skema duket qartë se si Erion Veliaj ka paguar dajën e Ajola Xoxës, sipas të dhënave të marra nga thesari dhe se si daja i Ajola Xoxës nëpërmjet sh.p.k. deklaron fitimin rreth 93 mijë euro në vit.
CNA ka thelluar investigimin për familjarët e Erion Veliajt dhe mesa duket, jo vetëm Ajola Xoxa, por dhe të tjerë në rrethin e saj janë përfshirë në skemat e fitim të fondeve apo zhvillimit të aktiviteteve duke marrë pagesa nga projekte të ndryshme aktivitetesh kulturore në Shqipëri.
Bashkia e Tiranës si financues kryesor, por edhe Ministria e Kulturës, me pagesa që janë më të pakta. Pas Ajolës që kishte hapur disa qendra për kurimin e artit, daja i saj ka hapur një qendër dhe një sh.p.k. në lidhje me muzikën.
Gjithashtu CNA do të sjellë të tjera fakte për të tjerë familjarë, por dhe lidhjet më të thella të Erald Simixhiut me Ajola Xoxën, por dhe nënës së saj, Valbona Simixhiut, ku dhe kjo e fundit është përfshirë në disa skema pagesash apo aktivitetesh të ndryshme në fushën e kulturës.
THEKSOJMË SE:
Ne kontaktuam në numrin e telefonit që është publik i qendrës ?Eventus? për të marrë edhe një qëndrim të zonjës Linda Kazani Simixhiu apo të dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm përgjigje./ CNA

Skandalet e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të ndalur.
CNA ka bërë një sërë denoncimesh për inceneratorët, për dosjen “5D”, por edhe për fondet e përdorura për reklama nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili bën kapjen e medias. (Lexo këtu)
CNA ka denoncuar gjithashtu skemat e Ajola Xoxës që nga një juriste u kthye në një kuratore arti. Por jo vetëm ajo, rrugës bëhet dhe mami i Ajolës (kjo i përket një tjetër investigimi në proces). (Lexo këtu)
CNA ka mundur të çojë deri në fund një dosje të plotë investigimi në lidhje me familjarët e Ajola Xoxës, të cilët janë paguar nga Bashkia e Tiranës për evente të ndryshme kulturore.
Në rastin e Ajolës, qendrat e saj paguheshin nga Ministria e Kulturës dhe kjo u tregua me pagesa konkrete nga thesari. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, në investigimin e kryer nga CNA rezulton se familjarë, të afërm të Ajola Xoxës që jetojnë jashtë Shqipërisë, të kenë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve, nëpërmjet të cilave kanë aplikuar dhe kanë fituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.
CNA ka mundur të çojë deri në fund të gjithë zinxhirin e kompanive, emrat e përfshirë që shkojnë deri tek e njejta godinë ku ka zyrat Ajola Xoxa, tek ajo godinë ku ushtrohet aktiviteti i familjarëve dhe të afërmve të saj, të cilëve më pas u jep fonde Bashkia e Tiranës, pra Erion Veliaj, bashkëshorti i Ajolës.
Ky investigim tregon një tjetër skemë të qartë dhe të plotë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përveç rrethit të tij të drejtorëve me hajdutë, apo denoncimeve se ka qenë njeriu kryesor dhe “pronari faktik” i inceneratorit të Tiranës, denoncimeve për bashkëshorten Ajola Xoxa me disa nga veprimet e saj me OJF-të e ndryshme si kuratore arti, apo vjehrra e Erionit, nëna e Ajolës, apo edhe denoncimeve për fondet që merr nga biznese private vëllai i tij, Arbër Veliaj, i cili shpërndan thelën e madhe të reklamave në media.
Për më tepër, ne kemi mundur të zbulojmë se si Erion Veliaj paguan familjarët e Ajola Xoxës, si këta të fundit fitojnë qindra mijë euro çdo vit nga kurimi i artit apo eventeve kulturore.
CNA ka përgatitur një dosje të plotë, e cila padiskutim do të jetë një ndihmesë edhe më e madhe për prokurorët e SPAK-ut që po kryejnë hetim pasuror për Erion Veliajn dhe familjarët e tij. (Lexo këtu)
Ky është një rast tepër flagrant dhe CNA do të sjellë detajet e plota në vijim, duke treguar me shifra konkrete me të dhëna dhe fakte të pakontestueshme./ CNA
Në vijim të mbledhjes së detajeve mbi përfshirjen e Ajola Xoxës në veprimtaritë e lidhura me artin në qytetin e Tiranës, bëmë një vëzhgim në faqen zyrtare të zonjës Veliaj.
Vihet re që deri në maj të vitit 2017, Ajola Xoxa mbetej shumë e angazhuar në panele ku e përzgjidhnin të fliste për fusha të drejtësisë. Nëse koleksionon gjithë temat për të cilat është përzgjedhur si eksperte Ajola, ato shkojnë nga e drejta kushtetuese, te reforma në drejtësi (nuk mund të mungonte kjo), e deri tek e drejta tregtare.
Me kaq shumë ekspertizë juridike, nuk ka asnjë profesor në Sorbone ku ka studiuar Ajola. Ata janë të gjithë të specializuar dhe ushtrojnë profesionin në një fushë të caktuar. Por kjo nuk vlente për Ajola Xoxën. Nuk vlente të paktën deri në maj 2017.
Me një gamë të gjerë ekspertizë juridike, të krahasueshme të paktën me të një 70-vjeçareje në profesion, zonjën Xoxa e ftonin të gjithë ata që sot njihen si sekti që ka kapur drejtësinë.
Por ky angazhim duket dikur shuhet nga darka në mëngjesin e 17 majit 2017. Në faqen zyrtare të zonjës Xoxa data 17 maj shënon postimin e saj të fundit me temë angazhimet si lektore dhe paneliste të drejtësisë.
Në kulmin e karrierës juridike, pas disa vitesh studimi dhe promovimi nga kokat e drejtësisë, Ajola Xoxa vendos të mbyllë llogaritë me profesionin si juriste! Të paktën ka mbyllur ekspozimin në faqen e vet si e tillë! Pas kësaj date zonja Xoxa nuk ka më asnjë postim që lidhet me jurisprudencën.
Surpriza mbetet e madhe sepse menjëherë pas kësaj date, zonja Xoxa ka zbuluar pasionin si kuratore arti. Pas kësaj date zonja Xoxa shfaqet si kuratore arti. Asnjë postim i mëparshëm nuk zbulon ndonjë shkollim, kurs apo qoftë edhe angazhim si juriste në fushat juridike të lidhura me artin.
Papritur zonja Xoxa nuk është më e ftuara e paneleve juridike ku shpjegohen doktrina të nivelit deri kushtetues. Papritur në janar 2018 zonja Xoxa hap platformën e vet ?Harabel? dhe që nga ajo datë zonja Xoxa është kuratorja zyrtare e pothuaj çdo aktiviteti të programuar nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Pas hapjes së galerive "NAAN" dhe "GURGUR" është zë i rëndësishëm dhe daljet e saj në podiume shfaqjesh bëhen gjë e zakonshme.
?Harabel?-i shfaqet si ortak me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin e Operës dhe Baletit në një numër shumë të madh posterash "të kuruar? nga zonja Xoxe e që njoftonin eventin artistik të radhës. Çfarë zhgënjimi pësoi zonja Xoxa nga panelet e Artan Hoxhës të sektit të drejtësisë? Apo çfarë e bëri të gjente më mirë veten te podiumet e shfaqjeve artistike? (lexo këtu)
Është e vërtetë që zonja Xoxa evokon shpesh në faqen e saj gjyshin shkrimtar dhe gjyshen balerinë. Por nga zonja Xoxa nuk gjejmë ndonjë botim as që të justifikonte përzgjedhjen e saj në panelet e sektit të drejtësisë dhe as ndonjë vepër që të dëshmojë ndonjë dhunti të trashëguar në artin e shkruar, përveç një shkrimi për gjyshin në një portal, i cili nuk hapet më.
Të shpjegohet pasioni i zonjës Xoxa me fustanin që dikur tha që ia kishte qepur gjyshja, menjëherë pasi rezultoi që "Dolce & Gabbana" i kishte vjedhur modelin e fustanit?
Shumë gjëra mbeten të pashpjeguara siç mbeten të paqarta vlerat e blerjes, pronësisë, ndërtimit dhe kostove të mirëmbajtjes dhe operimit të dy galerive të zonjës Xoxa, "NAAN" dhe "GURGUR".
Njëra e ndodhur në mes të Bllokut dhe tjetra në mes të Petrelës. Sipas njoftimeve në faqen e saj zyrtare, zonja Xoxa ka njoftuar aktivitete të ?Harabel?-it, si në Universitetit e Arteve, në instalacionin ?reja? etj.
A ka marrë leje zyrtarisht ?Harabel?-i për aktivitetet? Nuk po e pyesim a ka paguar qira se pastaj do të na thonë që jemi kundër artit. Mbetet sidoqoftë e pakuptuar pse në maj 2017 Xoxa ndërroi drejtimin e karrierës.
E vetmja ngjarje që ka ndodhur pak përpara majit, është një nënshkrim nga Erjon Veliaj, i cili në 27.03.2017 dha "OK" për inceneratorin e Tiranës duke tejkaluar kompetencat dhe duke nënshkruar mbi kompetenca të Këshillit Bashkiak.
Skandali/ Aldor Nini dhe “Acromax” për...
E paimagjinueshme/ Aldor Nini i “Acrom...
Aldor Nini i "Acromax", sulm kriminal ...
Dumani: Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-u...
Skandali- Gjyqtarja vonon 10 ditë ekzekuti...
Zhvatën miliona euro me "5D"/ Si i fshehën...
Hija e Ergys Agasit nga errësira në dritë ...
“E gjithë Tirana i shkoi në funeral”/ Si u...
Zbulohet skema/ Si përfitonte Carlo Bollin...
SI BIE SKEMA E QEVERISË PËR TË KONTROLLUAR...
Nga sekuestrimi i telefonave, te komunikim...
Autori i fotos 5 Dhjetor, 15:06 ...
Zbardhet vendimi/ Gazetari i droguar dënoh...
Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Fat q...
Edvin Kondili, prokurori i qeverisë! 21 G...
Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Ha...
Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, ...
Skema e falsifikimit të faturave tatim...
CNA ka nisur të zbulojë si janë njohur dhe si ka shkuar hi...
Altin Dumani punon të shtunë, por ka 5 muaj ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...