Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Veliajt dhe familjarët e saj u kthyen në menaxherë të artit dhe kulturës, duke përfituar miliona nga ky aktivitet, pas ardhjes në pushtet të dhëndrit. Gjithçka nisi me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt me profesion juriste, e cila drejtësinë e la në hije për t’u kthyer në kuratore arti. Ajola krijoi “Harabel”-in në janar të 2018-ës, kompani, e cila ka promovuar vepra arti të financuara nga kompania e inceneratorit të Tiranës. Kompania e bashkëshortes së Veliajt na rezulton të ketë bashkëpunuar me Teatrin e Operës dhe Baletit dhe Ministrinë e Kulturës, ndërsa nga kjo e fundit ka marrë edhe pagesa. Më pas, në art e kulturë angazhohet edhe daja i Ajolës, Erald Simixhiu, i cili hapi si OJF në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, ku rezulton drejtoreshë bashkëshortja e tij, Linda Kazani. “Eventus” ka marrë 5 pagesa nga Bashkia e Tiranës, në vlerën rreth 93 milionë dhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, Simixhiu hapi në 2021-shin edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe në një vit punë deklaroi 93 milionë lekë fitim. Pas bashkëshortes dhe dajës së saj, në menaxhimin e artit u angazhua edhe vjehrra e Veliajt, pra nëna e Ajolës. Valbona Xoxa krijoi kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021 dhe në vetëm 2 muaj aktivitet deklaroi mbi 20.000 euro fitime. Në vitin 2022, ajo deklaroi fitim neto 110.000 euro. Familjarët e bashkëshortes së Veliajt kthehen në njerëz që merren me aktivitetin e artit dhe kulturës duke qarkulluar qindra mijëra euro dhe deklaruar fitime marramendëse./ CNA
5 artikuj për këtë temë.
CNA ka bërë një sërë denoncimesh për inceneratorët, për dosjen “5D”, për fondet e përdorura për reklama nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili bën kapjen e medias, por edhe për skemat e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës. (Lexo këtu)
CNA tregoi se si bashkëshortja e Veliajt u kthye nga një juriste në një kuratore arti, lidhjet e saj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që u financonte vepra artistëve të Ajolës dhe pagesat që ka marrë “Harabeli” i zonjës Xoxa nga Ministria e Kulturës. (Lexo këtu)
Skema e denoncuar ditët e fundit lidhet me familjarët e Ajola Xoxës, të cilët kanë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve dhe kanë përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj. (Lexo këtu)
Dy prej tyre janë daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, dhe nëna e saj, Valbona Xoxa.
Daja i Ajolës, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, ku rezulton drejtoreshë Linda Kazani, bashkëshortja e tij. (Lexo këtu)
Gjithashtu, Erald Simixhiu hapi edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim.
Nga të dhënat e siguruara nga CNA rezulton se qendra “Eventus” ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.
Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës i ka kryer 5 pagesa, në vlerën rreth 93 milionë lekë qendrës “Eventus” nga Bashkia e Tiranës, në kohë të ndryshme. Gjithashtu qendra “Eventus” ka marrë edhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës.
Një detaj tjetër i zbuluar nga CNA është se Erald Simixhiu është dhe anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë “Botime Enciklopedike”. (Lexo këtu)
Në këtë kompani rezultojnë aksionere në shumicë Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Simixhiu Xoxa. Kjo e fundit ka 69.71 % të aksioneve, ndërsa të dyja bashkë kanë mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie.
Lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjitha procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.
Vjehrra e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk rezulton aksionere vetëm në këtë kompani.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, Valbona Xoxa ka themeluar edhe kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021. (Lexo këtu)
Pas Ajolës dhe Erald Simixhiut, Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës.
Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 ka një fitim neto 110.000 euro.
Pra, Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj me shërbimet në art e kulturë. (Lexo këtu)
Investigimi për familjarët e bashkëshortes së Veliajt nuk përfundon këtu.
Një tjetër detaj me rëndësi është se kompanitë e tyre kanë të njëjtën adresë. Në informacionet e nxjerra nga faqja zyrtare e vetë Ajola Xoxës, deklarohet nga vetë ajo punësimi në 3 galeri arti, galeria e artit “NAAN”, galeria e artit “Harabel” dhe galeria e artit “Gurgur”. (Lexo këtu)
Të tria galeritë kanë selinë e administrimit në të njëjtën adresë me atë të studios ligjore të Ajola Xoxës.
Bizneset e saj janë të vendosura në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, ku nuk paguan as qira. (Lexo këtu)
Gjithashtu, edhe qendra “Eventus” e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, Tiranë.
Nga ana tjetër, adresa e kompanisë së themeluar nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona, është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.
Por adresa e email-it e deklaruar në QKB është [email protected], e kompanisë së Ajola Xoxës.
Kështu, kompanitë e Ajolës së Veliajt ndërlidhen me ato të familjarëve të saj jo vetëm me llojin e aktivitetit të ushtrojnë, por edhe me adresat./ CNA
Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës. (LEXO KETU)
CNA ka kryer një investigim në lidhje me një tjetër person të familjes së Erion Veliajt.
Pas dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ku CNA zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij zotëronin dhe drejtonin një sh.p.k. dhe një OJF, e cila ishte paguar nga Bashkia e Tiranës, po sjellim një tjetër rast.(LEXO KETU)
CNA ka mundur të zbulojë se jo vetëm Ajola Xoxa dhe daja i saj merren me art dhe kulturë, të cilët lidheshin edhe te sh.a. “Botimet Enciklopedike”, në të njëjtën fushë shfaqet edhe nëna e Ajolës dhe vjehrra e Erion Veliajt.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, rezulton se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.
Deri këtu nuk ka asgjë jonormale, kushdo, në çdo moshë, mund të hapë biznese e të ushtrojë aktivitete kulturore e tregtare.
Sipas të dhënave zyrtare, adresa e kompanisë së themeluar nga vjehrra e zotit Veliaj është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.
Adresa e email-it e deklaruar në QKB është “[email protected]” e kompanisë së Ajola XOXËS.
Sipas të dhënave, kompania ka për objekt:
Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.
Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës. Pas Ajolës, janë daja dhe nëna e saj që fillojnë të ushtrojnë aktivitete të ndryshe duke fituar dhjetëra mijëra euro në muaj.
Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021.
Shumë “e talentuar” për biznes dhe ndoshta e vonuar në hapjen e tij. Një pensioniste që shkëlqeu menjëherë si biznesmene duke lënë në hije ish-mësuesen në lice.
Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.
Edhe Valbona Xoxa merr të njëjtin vendim që fitimin ta hedhë në investim njësoj si vëllai i saj.
Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për zonjën Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapothemeluara. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.
Nuk dihet ende se kush janë klientët e vjehrrës se Erion Veliajt dhe çfarë lidhje me persona të tretë kanë me dhëndrin apo vajzën.
Zonja Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj duke ofruar shërbimet në art e kulturë, si vajza e saj Ajola, që është kuratore arti, por nuk ka mundur të ketë suksesin financiar të nënës dhe dajës së saj./ CNA
Thellohet investigimi për familjarët e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të cilët janë të implikuar në disa skema fitimi fondesh apo zhvillim të aktiviteteve duke marrë pagesa për projekte të ndryshme kulturore në Shqipëri.
CNA zbuloi me fakte dhe prova të pakontestueshme se si Bashkia Tiranë i kishte dhënë 5 pagesa kompanisë së dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiu.(LEXO KETU)
Sipas të dhënave zyrtare që siguroi CNA dhe i publikoi, janë bërë 5 pagesa nga Bashkia e Tiranës, të cilat shkojnë në vlerën rreth 93 milionë lekë drejtpërdrejt dhënë qendrës ?Eventus? nga Bashkia e Tiranës në kohë të ndryshme.
Por përveçse nga Bashkia Tiranë, kompania e dajës së Ajola Xoxës ka marrë edhe disa pagesa nga Ministria e Kulturës.
Të gjitha sa u thanë më sipër janë të vërtetuara me fakte dhe prova.
CNA nënvizoi se nuk do të ndalej këtu dhe sot do të sjellë të tjera fakte dhe një tjetër skemë se si Ajola Xoxa ka futur familjarët e saj në të tjera kompani ku edhe vetë është aksionere.
Daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, përveçse kishte një Sh.p.k. dhe një OJF, ku e shoqja ishte drejtoreshë dhe u raportua nga CNA se kishte marrë pagesa nga Bashkia e Tiranës, në vlerën rreth 93 milionë lekë, nga viti 2019 është dhe Anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë Botime Enciklopedike.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie i kanë Ajola Xoxa, e cila është edhe administratore edhe aksionere dhe nëna e saj, Valbona Simixhiu Xoxa, që në fakt duket se ka pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë Botime Enciklopedike me 69.71 % të aksioneve.
Në fakt dhe lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjithë procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.
Por kjo ka pak rëndësi.
Nuk është vetëm kompania që merr pagesa me vlerën rreth 93 mijë euro nga Bashkia e Tiranës, por është dhe Ajola që e ka futur në Këshillin Drejtues të kompanisë, dajën e saj, Erald Simixhiun, së bashku me nënën e saj, e cila ka më shumë se 89.5% të aksioneve.
Skema është shumë e qartë për mënyrën se si janë implikuar familjarët e Ajola Xoxës në skema fitimi fondesh.
Kryebashkiaku Erion Veliaj paguan dhjetëra mijëra euro dajën e Ajola Xoxës, sipas të dhënave të marra nga thesari dhe daja i Ajola Xoxës nëpërmjet sh.p.k. deklaron fitimin rreth 93 mijë euro në vit dhe në investigimin e sotëm rezulton se daja i Ajola Xoxës rezulton anëtar i Këshillit Drejtues në një kompani ku administratore është Ajola Xoxa, ku mbi 89.5 % të aksioneve i ka Ajola së bashku me nënën e saj, Valbona Simixhiu Xoxën./ CNA
Projektet kulturore, kurimi i artit, janë disa nga mënyrat që kanë përfituar njerëzit e Erion Veliajt nga fondet e dhëna nga Bashkia e Tiranës, por dhe nga qeveria.
CNA ka raportuar me dhjetëra materiale në lidhje me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, e cila nga profesioni i saj si juriste është kthyer në kuratore arti. (LEXO KETU)
Ka disa qendra për të tilla evente. Në investigimin e sotëm, CNA do të sjellë fakte dhe prova se si Erion Veliaj ka paguar familjarët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.
Në vitin 2021 në Shqipëri hapet qendra ?Eventus?, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, gjithashtu dhe kompania ?Art Lab?.
Sipas të dhënave që CNA ka mundur të mbledhë, rezulton se qendra ?Eventus? e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga ?Ibrahim Rugova?, Sky Tower, Tiranë.

Pra, qendra kulturore ?Eventus?, e hapur në vitin 2021, aktivitetin e saj e ushtron pikërisht në të njëjtën adresë, rrugë dhe godinë me Ajola Xoxën.
Shkojmë më tej.
Sipas të dhënave që ka nxjerrë CNA, Erald Simixhiu është bashkëshorti i Linda Kazanit, e cila është drejtore zyrtare e qendrës ?Eventus?.
Ndërkohë Erald Simixhiu hap dhe kompaninë ?Art Lab?, të cilën e ka në emër të tij në QKB sipas këtij dokumenti.
Deri këtu janë dy artistë që zhvillojnë evente kulturore, gjithashtu në Tiranë kanë dhënë dhe intervista, kanë bërë dhe koncerte muzikale dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre.
Por shkojmë më tej. Qendra ?Eventus?, sipas të dhënave që ka siguruar CNA, ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.
Pra, Erion Veliaj ka paguar direkt dajën e Ajola Xoxës për të zhvilluar aktivitetin e tij, por këtu jemi përballë një KONFLIKTI TË PASTËR INTERESI.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA, janë 5 pagesa, të cilat shkojnë në vlerën mbi 90 milionë lekëve nga Bashkia e Tiranës, drejtpërdrejt dhënë qendrës ?Eventus? nga Bashkia e Tiranës në kohë të ndryshme.
Menjëherë pas hapjes së kësaj kompanie figuron se deri më tani në këto 5 pagesa, dy fatura i përkasin vitit 2022, dy fatura i përkasin vitit 2023 dhe 1 faturë i përket vitit 2024. (FOTO, PAGESA NGA BASHKIA TIRANË)
Ajo që bie në sy është fakti se pagesa e vitit 2024, në një të vetme është sa dy fatura të vitit 2022-2023.
Gjithashtu qendra ?Eventus? ka pasur edhe përfitime të vogla nga Ministria e Kulturës.
(*Të dhënat të marra nga Pagesa Thesari nga Spending Data Albania databazë e AIS)
Pra, në total janë 7 pagesa për qendrën ?Eventus? të dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, 5 pagesa nga Bashkia Tiranës dhe 2 pagesa nga Ministria e Kulturës.
Këto të vërtetuara edhe nga dokumentet më lart.
Pra, çfarë ndodh?! Përveç qendrës ?Eventus?, e cila merr pagesa direkt nga Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj paguan bashkëshorten dhe dajën e Ajola Xoxës.
CNA shkon më tej. Përveç qendrës ?Eventus?, i shkuam një detaji që ka të bëjë me kompaninë ?Art Lab? në emër të Erald Simixhiut.
Sapo vjen në Shqipëri në vitin 2021, në pak muaj deklaron një fitim rreth 90 milionë lekë dhe në 30 qershor të vitit 2023 deklaron në Qendrën Kombëtare të Biznesit raportin vjetor të llogarive të kompanisë.


Dhe, çfarë ndodh me ?Art Lab?-in?
Sapo vjen në Shqipëri, vetëm një vit më pas, kompania e dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiut rezulton me një fitim rreth 93 milionë lekë, rreth 93 mijë euro.

Dhe, e gjitha sipas dokumentit që CNA po sjell, i gjithë fitimi do të kalohet si investim.

Skema është mjaft e qartë. Daja i Ajola Xoxës vjen në Shqipëri nëpërmjet dy subjekteve, një Sh.p.k. dhe një OJF.
Qendra ?Eventus?, e cila merr pagesa direkt nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga Linda Kazani, bashkëshortja e Erald Simixhiut, daja i Ajola Xoxës.
Dhe Erald Simixhiu hap një sh.p.k., e cila quhet ?Art Lab? dhe vetëm në vitin 2022 regjistron fitim 93 milionë lekë (93 mijë euro), të cilin e kalon të gjithin si investim.
Skema duket qartë se si Erion Veliaj ka paguar dajën e Ajola Xoxës, sipas të dhënave të marra nga thesari dhe se si daja i Ajola Xoxës nëpërmjet sh.p.k. deklaron fitimin rreth 93 mijë euro në vit.
CNA ka thelluar investigimin për familjarët e Erion Veliajt dhe mesa duket, jo vetëm Ajola Xoxa, por dhe të tjerë në rrethin e saj janë përfshirë në skemat e fitim të fondeve apo zhvillimit të aktiviteteve duke marrë pagesa nga projekte të ndryshme aktivitetesh kulturore në Shqipëri.
Bashkia e Tiranës si financues kryesor, por edhe Ministria e Kulturës, me pagesa që janë më të pakta. Pas Ajolës që kishte hapur disa qendra për kurimin e artit, daja i saj ka hapur një qendër dhe një sh.p.k. në lidhje me muzikën.
Gjithashtu CNA do të sjellë të tjera fakte për të tjerë familjarë, por dhe lidhjet më të thella të Erald Simixhiut me Ajola Xoxën, por dhe nënës së saj, Valbona Simixhiut, ku dhe kjo e fundit është përfshirë në disa skema pagesash apo aktivitetesh të ndryshme në fushën e kulturës.
THEKSOJMË SE:
Ne kontaktuam në numrin e telefonit që është publik i qendrës ?Eventus? për të marrë edhe një qëndrim të zonjës Linda Kazani Simixhiu apo të dajës së Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm përgjigje./ CNA
Prej disa javësh, CNA ka zbuluar një tjetër skemë në hije, skemën "Ajola-H", ku duket qartë lidhja e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, edhe me kompaninë e inceneratorëve, duke përdorur rolin si kuratore.
Ajola Xoxa, e diplomuar për juridik (e dyshimtë kjo) është themeluese e kompanisë "Harabel", e cila ka promovuar vepra arti të financuara nga kompania e inceneratorit të Tiranës.(lexo këtu)
Në dokumentet e publikuara, CNA ndër të tjera ka publikuar një kontratë të lidhur për promovimin e një tjetër artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e vet ?Harabel"-in e Ajolës.
Fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës janë vënë në dispozicion të ?Harabel"-it nga as më pak e as më shumë sesa nga "Integrated Energy".
CNA raportoi pak ditë më parë se Ajola Xoxa për "Harabel"-in e saj, i cili ndodhet në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, nuk paguan as qira dhe asnjë lloj financimi.
Në të dhënat e "Open Spending Albania", Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i kanë kryer qendrës "Harabel" të Xoxës, për periudhën nga qershor i 2021 deri në dhjetor të 2023, 7 pagesa, me një vlerë totale prej 2,790,000.00 lekësh.
Pagesat:
-Më 15 qershor të 2021, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin Zabel, ekspozita Ndëkombëtare e Arteve 480,000 lekë.
-Më 7 dhjetor të 2021, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin Zabel, ekspozita Ndëkombëtare e Arteve 320,000 lekë.
-Më 17 qershor të 2022, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin e Digjitalizimit të Artit Bashkëkohor 600,000 lekë.
-Më 16 nëntor të 2022, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin "Nga antikiteti në Artin Bashëkohor", 350,000 lekë.
-Më 24 janar të 2023 Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin e "Digjitalizimit të Artit Bashkëkohor", 400,000 lekë.
-Më 25 maj të 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën "Harabel" si parafinancim projektin "Nga Antikiteti në artin Bashkëkohor 192,000 lekë.
-Më 7 dhjetor të 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paguar Qendrën "Harabel" për projektin "Antikiteti, arti në Shqipëri", 448,000 lekë.
Me këto fatura vërtetohet që Ajola Xoxa ka financime edhe nga qeveria për aktivitete të ndryshme që ka kryer qendra e saj.
CNA po investigon edhe pagesat që vijnë nga të tretët, pra lidhjet e "Harabelit" me organizata, apo subjekte të tjera.
Jemi duke verifikuar se si funksionojnë skemat që paratë mund t'i jepen një kompanie private, një kompanie eventesh dhe më pas kjo kompania përdor "Harabelin" apo "Harabeli" është bashkëpunëtor i tyre si përfitues.
Jo vetëm në rastet e fondeve për aktivtetet e kulturës të artit e të tjerë, por edhe rastet e koncerteve, eventeve të ndryshme dhe bashkëpunimit që shkon ndoshta deri te përfitime nga Bashkia e Tiranës apo qeveria që kanë të tretët për shkak të marrëdhënies me "Harabelin" e Ajola Xoxës./CNA
ACROMAX CENSURON CNA / Teliti: Po thon...
Si mori fund pasioni i zonjës Xoxa për...
Skandali/ Aldor Nini dhe “Acromax” për...
E paimagjinueshme/ Aldor Nini i “Acrom...
Aldor Nini i "Acromax", sulm kriminal ...
Dumani: Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-u...
Skandali- Gjyqtarja vonon 10 ditë ekzekuti...
Zhvatën miliona euro me "5D"/ Si i fshehën...
Hija e Ergys Agasit nga errësira në dritë ...
“E gjithë Tirana i shkoi në funeral”/ Si u...
Zbulohet skema/ Si përfitonte Carlo Bollin...
SI BIE SKEMA E QEVERISË PËR TË KONTROLLUAR...
Nga sekuestrimi i telefonave, te komunikim...
Autori i fotos 5 Dhjetor, 15:06 ...
Zbardhet vendimi/ Gazetari i droguar dënoh...
Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Fat q...
Edvin Kondili, prokurori i qeverisë! 21 G...
Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Ha...
Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, ...
Skema e falsifikimit të faturave tatim...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...