
Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapësirat e platformave digjitale për interesat e tij personale dhe politike dhe për këtë përdor kompaninë e tij “Acromax”, e cila është bashkëpunëtore dhe partnere me shumë nga rrjetet e rëndësishme “online”. (Lexo këtu)
Aldor Nini po përpiqet të pretendojë se ka një sulm personal nga CNA-ja dhe se kjo vjen për shkak se CNA-ja ka nxjerrë një shkrim ku ai kishte mbajtur peng për shumë orë vajzën e tij, të cilën duhet ta kishte dorëzuar te nëna. (Lexo këtu)
Me justifikime nga më të ndryshmet, Aldor Nini ka kryer një vepër penale dhe këtë ai e di mirë. Veprat penale nuk janë si raportimet në rrjetet sociale, sipas qejfit bëj një hap para dhe dy hapa pas. Për veprat penale, për shkeljen e ligjit merr dënimin e caktuar.




Ku qëndron personalja jonë këtu? Çfarë personale kemi ne me Aldor Ninin kur raportojmë një lajm, i cili kishte ardhur në redaksinë tonë më parë, u raportua nga një media tjetër dhe ne e ripublikuam.
Çfarë personale kemi ne këtu? Të fshehim rrëmbyesin e një vajze?
Së dyti, bëhet fjalë për një ngjarje të një përndjekjeje, të një përplasjeje, një arrestimi të ndodhur ndaj Aldor Ninit. Ky i fundit pretendon se e ka fajin vajza, vajza pretendon se fajin e ka ai, ndërkohë që përfshihet edhe gazetarja Anila Basha, ka një përplasje, gjithçka mes tyre. (Lexo këtu)
Aldor Nini u arrestua, më pas i kërkoi CNA-së të hiqte disa nga lajmet apo t’i korrigjonte për të mos përdorur emrin e kompanisë “Acromax”, e kështu me radhë, gjë që ne e respektuam për të treguar se nuk kishim asnjë lidhje me çështjet e tij personale të jetës së tij private, por kishim një tjetër parim. (Lexo këtu)

Ne nuk mund të pranonim që Aldor Nini, për interesa të pasionit të tij të godiste një media të lirë si “Newsbomb” dhe t’i mbyllte rrjetet sociale për hakmarrje, atë që po bën tani me CNA-në.
Kemi pasur të drejtë sepse i kërkuam edhe atij dhe çdo kompanie tjetër që ka të njëjtën detyrë se cenimi i fjalës së lirë dhe censura janë një hap larg bllokimit dhe goditjes që bëhet për shkaqe politike dhe në rastin e Aldor Ninit me “Newsbomb”-in për shkaqe pasioni.
Pra, zoti Nini mund të kishte të gjithë të drejtën e botës në historinë e tij rozë, në pasionin e tij, por kurrsesi ne nuk mund të pranonim që kjo histori rozë të bllokonte një media, fjalën e lirë të saj. Kishte hapa të tjerë ligjorë, mund t’i ndërmerrte dhe ta zgjidhte.
Bllokimi i një medie në rrjetet sociale, goditja e platformave të saj, ishte bllokim i fjalës së lirë, ishte censurë, ishte krim kundër medias dhe ky është fakt.
Rasti i tretë, divorci i tij, urdhër-mbrojtja për ish-bashkëshorten, përplasja në gjykatë e të tjera me radhë.
Ku hynte CNA-ja tek e treta? Asgjëkundi! Ne gjithmonë kemi raportuar lajme që kanë pasur të bëjnë me censurën që vendoste Aldor Nini, apo me skandalet e tij sepse edhe më parë, edhe kur ka qenë me ish-bashkëshorten, edhe pasi është divorcuar, ai ka bërë të njëjtën skemë. (Lexo këtu)
Për më tepër, ende i padivorcuar në atë kohë, Aldor Nini sulmonte CNA-në për të hequr lajmet për Erion Veliajn, gjë që nuk e pranon, por ne i kemi publikuar mesazhet për një foto, e cila nuk ishte aspak në pronësinë e tij intelektuale, por ishte një foto e bërë gjatë fushatës elektorale.



Aldor Nini pretendon që e mbron këtë foto pa pasur të drejtën e autorit, sepse ai raporton postime për të cilat thotë se ka të drejta autoriale, ndërkohë që janë materiale të pambrojtura nga e drejta e autorit, pasi përbëjnë informim të gjerë publik, mbi ndodhi apo aktivitete siç janë fushatat. (Lexo këtu)
Aldor Nini, pa pasur të drejtën e autorit për të mbrojtur një foto apo material, raporton dhe këtë e bën për dy rrugë, ose që ti të bëhesh klient i tij, ose ti të heqësh materialet e tij, ato që cenojnë imazhin e tij, imazhin e përndjekësit dhe Aldor Nini nuk është vetëm përndjekës i femrave, por edhe përndjekës i mediave dhe ushtar i Veliajt. (Lexo këtu)

Këtë gjë ai nuk e ka bërë vetëm me CNA-në, nuk e ka bërë vetëm me “Newsbomb”-in, por e ka bërë me shumicën e mediave në Shqipëri. Ka mbyllur me dhjetëra faqe “online” gjoja në emër të së drejtës së autorit, ndërkohë që gënjen.
Në këtë rast sepse sulmi ndaj CNA-së ka ardhur pas publikimit të lajmit për “DigitAlb”, të lajmit për skandalin e tij me vajzën dhe të lajmeve të tjera kundër Erion Veliajt. (Lexo këtu)


Aldor Nini raporton lajme me përmbajtje politike, pa e autorizuar askush, me qëllim sabotimin e mediave që nuk i drejtohen deformimit të lajmit. Nga ana tjetër, përpiqet të tregohet luajal me të gjitha palët, por në fakt është një shërbëtor i klientelës së pushtetit, është një shërbëtor i ortakëve të inceneratorëve. (Lexo këtu)
Me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave autoriale bën raportime në video me përmbajtje politike. CNA ka raportuar takimin në Milano të kryeministrit Edi Rama dhe e raporton Aldor Nini dhe “Acromax” se ka të drejtat e tij të autorit. (Lexo këtu)

Në fakt, se cila është e drejta e eventit të kryeministrit që e publikon në rrjetet sociale dhe nuk e ka bllokuar në asnjë platformë tjetër, por vetëm në CNA, pasi ne e denoncuam, kjo ngre shumë pikëpyetje për sjelljen e tij.
Të gjitha manovrat e keqpërdorimit të platformave kanë një qëllim, nënshtrimin e medias. Kjo ka ndodhur në fakt, shumë prej mediave janë nënshtruar tek Aldor Nini për shkak të partneritetit, pasi ato punojnë dhe drejtuesi i “Acromax”-it merr lekët që gjenerohen nga të ardhurat që vijnë nga platformat dhe më pas ua kalon kompanive. Për këtë ai merr përqindje të mëdha.
Ky është fakt, ndaj dhe shumica e mediave heshtin, por kështu ka ndodhur me kohë. CNA është nga mediat e para që e ka raportuar, “Exit.al” gjithashtu, gazetarë të huaj po ashtu, “Newsbomb” gjithashtu. Janë disa dhjetëra media, por më pas bien në paqe, pasi bëjnë marrëveshje me Aldor Ninin për përqindje të caktuara dhe ai u jep hapësirat që të prodhojnë para e në fund i ndajnë së bashku. (Lexo këtu)

Për këtë arsye edhe heshtin përballë skandaleve të tilla, me gjoja justifikimin janë çështje personale, janë debate personale, kur në fakt nuk ka asnjë debat personal, nuk ka asnjë çështje private, por ka një interes të madh publik, censurë ndaj fjalës së lirë, censurë ndaj medias, nga një individ, i cili kërkon të mos raportohen skandalet e tij pasionante dhe të censurohet e goditet media sepse ky person ka në dorë një kamxhik kundër saj. Mund të heshtë çdo media, ashtu siç ka heshtur për inceneratorët, ashtu siç kanë heshtur për dosjen “5D”, ashtu siç kanë heshtur për ligjin e arsimit të lartë, ashtu siç kanë heshtur dhjetëra e dhjetëra herë kur CNA ka qenë zë i vetëm, por ne do ta çojmë deri në fund dhe do të kërkojmë të drejtën tonë.
Do ta kuptojnë të gjithë se cila është e vërteta, Aldor Nini si përndjekës i medias dhe fjalës së lirë, apo CNA, e cila ka raportuar të vërtetat në lidhje me pasionet e tij, me skandalet e tij, me prangosjen e tij dhe me keqpërdorimin që i bën shumicës së mediave dhe pronarëve të tyre në Shqipëri. Për një shuk me lekë të gjithë po heshtin, por kjo është si gjithmonë më e mira për ne, kur heshtin të gjithë, dëgjohemi vetëm ne./ CNA
Kompania “Acromax”, me pronar Aldor Ninin, prej 5 ditësh k...
Aldor Nini, pronari i kompanisë “Acromax”, ka filluar një ...
Aldor Nini, pronari i kompanisë "Acromax", është një p...
Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, është n...
Përndjekësi i grave, Aldor Nini, i cili është faktuar ...
“Acromax” është kompania e famshme, e cila në Shqipëri ësh...
Përveç rastit kur mediat blihen dhe përdoren nga pushteti ...
Personazhi Aldor Nini i kompanisë së cenurës "Acromax"...
Në një skenë ku drejtësia përplaset me emocionet, hist...
Personazhi, Aldor Nini, i cili njihet si një nga njerë...
Gazetarja Anila Basha ka hedhur akuza ndaj Aldor Ninit...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh se Aldor Nini me kompani...
Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...