
Përndjekësi i grave, Aldor Nini, i cili është faktuar si i tillë dhe për të ka dhënë vendim edhe gjykata, ka reaguar pas disa shkrimeve të CNA-së për kompaninë e tij “Acromax” dhe vetë këtë personazh.
Aldor Nini thotë se do të përballemi në gjykatë, e mirëpresim!
E sfidojmë Aldor Ninin të shkojë të kallëzojë CNA-në dhe çdo person tjetër që ai mendon, përfshi këtu edhe Elvi Fundon, por i vetmi problem që kemi është a do të arrijë dot të vijë në gjyqe, apo do të lërë ndonjë avokat sepse të tjera halle ka përpara me drejtësinë si përndjekës i ish-bashkëshortes, ish-bashkëjetueses së tij, etj.
Aldor Nini thekson se ne nuk duam të ndjekim të drejtën e autorit, ky është një mashtrim publik.
CNA NUK KA VJEDHUR, NUK KA ABUZUAR ME ASNJË TË DREJTË AUTORI!
CNA ka raportuar një lajm që “DigitAlb” është i zhytur 28 milionë euro në borxhe dhe në rast se ky lajm nuk është i vërtetë, CNA mban përgjegjësi para ligjit, përfshi dhe çdo gazetar, përfshi dhe Elvi Fundon. Lajmi është i VËRTETË dhe pikë!
Aldor Nini nuk ka pasur si qëllim të vërtetën, por nën petkun e të drejtës së autorit ai abuzon, duke hequr një lajm.

Nga ana tjetër, prej 48 orësh, te CNA, te rrjetet e saj sociale po ndodh një sulm historik. E quajmë sulm sepse ky sulm përfshin shkrime të botuara para një apo dy vjetësh, për foto apo imazhe të nxjerra me printscreen nga Syri Tv përshembull, me të cilin ne kemi bashkëpunim, me media të tjera, me të cilat ne kemi bashkëpunim.
Janë raportuar foto apo imazhe për të cilat ne kemi kontrata, edhe fotot e LSA-së, agjencisë sonë partnere, janë raportuar imazhe, janë raportuar video dhe shkrime të ndryshme, të gjitha me një qëllim, për të mbyllur rrjetet tona sociale. Kjo ndodhi direkt pasi ne nxorëm shkrimin për “DigitAlb”.


Pse u kujtua tani Aldor Nini, ku ishte?
A t’i kujtojmë Aldor Ninit telefonatën e tij me CNA-në, apo telefonatën e tij me Elvi Fundon, ku i lutet që të kenë paqe bashkë, të bashkëpunojnë se ai nuk do të bënte më sulme ndaj CNA-së pak kohë më parë kur u përplas me Anila Bashën dhe u arrestua si një përndjekës.
A t’i kujtojmë telefonatën e Ylli Rakipit pak ditë më parë, ku Aldor Nini kërkonte të uleshe dhe të diskutonte pse CNA kishte publikuar një shkrim në lidhje me skandalin që Aldor Nini kishte bërë së fundmi, ku pas përndjekjes së ish-bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes kishte “marrë peng” vajzën e tij, të cilën nuk kishte pranuar ta dërgonte te gjyshja e tij, ashtu siç i takon sipas ligjit.




A duhet të themi më shumë?
Do t’ja themi Aldor Ninit ditë pas dite. Avokatët tanë po përgatisin një raport të plotë, jo thjeshtë dhe vetëm për në gjykata, por tek organizmat më të rëndësishme në institucionet e të drejtave të autorit në BE, përfshirë këtu institucionet ku është licensuar “Acromax” dhe rrjetet e platformat sociale me të cilat ai bashkëpunon.
Kjo është ajo që ne po i themi Aldor Ninit. Tani rruga e mbarë për në gjykatë, por kujdes a do të vish dot në gjyq se ke disa halle të tjera të rëndësishme me drejtësinë, siç është përndjekja ndaj ish-bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes tënde.
Këto janë me vendime gjykate, nuk janë me fjalë dhe me pseudoparime abuzive të një njeriu të paqëndrueshëm, abuzues, që cënon fjalën e lirë dhe kërkon të vendosë censurë mbi median për interesa të klientelës së tij, të aferës së inceneratorëve dhe e politikës të korruptuar të ditës.
Edhe një këshillë të fundit për Aldor Ninin.
Kujdes me përdorimin e gjuhës shqipe se dukesh si analfabet! Ke shkelur të drejtat e shqipes sepse nuk di të shkruash!/ CNA
“Acromax” është kompania e famshme, e cila në Shqipëri ësh...
Përveç rastit kur mediat blihen dhe përdoren nga pushteti ...
Personazhi Aldor Nini i kompanisë së cenurës "Acromax"...
Në një skenë ku drejtësia përplaset me emocionet, hist...
Personazhi, Aldor Nini, i cili njihet si një nga njerë...
Gazetarja Anila Basha ka hedhur akuza ndaj Aldor Ninit...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh se Aldor Nini me kompani...
Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...