web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si “Acromax” dhe Aldor Nini mbrojnë ortakët e inceneratorëve

9 Qershor 2024, 13:23, Acromax / Aldor Nini CNA

“Acromax” është kompania e famshme, e cila në Shqipëri është denoncuar me dhjetëra herë duke abuzuar me të drejtën e autorit, me “copyright”-in. Aldor Nini përdor kompaninë e tij për interesa krejtësisht okulte korruptive, të cilat çojnë në censurë mediatike.

Okulte dhe korruptive e themi sepse Aldor Nini për interesat e tij personale ka sulmuar dhe goditur mediat, sepse kanë denoncuar përndjekjen dhe shantazhin publik që ai u ka bërë lidhjeve të tij dhe historive rozë.

Që nga përplasjet me ish-bashkëjetuesen e tij deri te një histori e dytë, e cila çoi në mbylljen e disa mediave, e disa rrjeteve sociale të “Newsbomb”.Më pas Aldor Nini u arrestua pikërisht për këtë përndjekje që bënte ndaj vajzave.

Korrupsion politik në bashkëpunim me Erion Veliajn dhe Aldor Ninin që kërkonte heqjen e materialeve në rrjetet sociale kur flitej për kryebashkiakun Erion Veliaj, për vrasjen e Ardit Gjoklajt në emër të një fotoje që ai pretendonte se kishte autor Partinë Socialiste, një foto të fushatës elektorale dhe këtë donte ta përdorte për të vendosur censurë.(LEXO KETU)

Së fundi, pas një lajmi me interes të madh publik në lidhje me faktin se kompania “DigitAlb”, dikur krenaria e shqiptarëve, tashmë në bilance të regjistruara rreth 28 milionë euro borxhe ndaj kompanive të ndryshme erdhi goditja e radhës nga Aldor Nini dhe “Acromax”, kompania e tij.(LEXO KETU)

Një kompani e cila ka ardhur në Shqipëri si partnere për shumë kompani të ndryshme për mbrojtjen e imazhit në rrjetet sociale e të tjerë, por që në finale të gjithë këtë hapësirë ligjore apo dhe hendek që ka në Shqipëri, “Acromax” e Aldor Ninit e përdor për censurë ndaj medias.

Lajmi i raportuar në CNA është i vërtetë dhe i konfirmuar nga më shumë se tri burime, por menjëherë Aldor Nini hyn duke marrë në mbrojtje “DigitAlb”-in dhe duke goditur rrjetet sociale të CNA-së.

Si “Acromax” dhe Aldor Nini mbrojnë ortakët e
Sulmi në rrjetet sociale nga "Acromax"
Si “Acromax” dhe Aldor Nini mbrojnë ortakët e
Njoftimi i ardhur në rrjetet sociale pas sulmit të "Acromax"

Në fakt, kjo nuk na bën asgjë tjetër ashtu si në shumë beteja të tjera, na tregon se jemi në rrugën e duhur, se tashmë ortakët e aferës së inceneratorëve, siç janë Vjollca apo Lori Hoxha, mediat e pushtetit, mediat që me paratë e korrupsionit paguajnë kompani private apo i kanë ato si kompani partnere për të goditur fjalën e lirë, për të vendosur censurë, për të ndalur të vërtetën, sulmon për të zhdukur ekzistencën e një lajmi me pretendimet se ka imazhe që kanë të drejtë autori.

Në fakt sulmet në rrjete sociale nuk tregojnë asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm dobësinë e llumit mediatik të lidhur me korrupsionin politik në Shqipëri, e cila shkon në një skemë shumë të qartë, sa tek Erion Veliaj, sa tek afera e inceneratorëve, sa tek ortakët e tyre, sa tek Aldor Nini, e kështu me radhë, lidhin të gjithë me njëri-tjetrin.

Një hall të madh kanë, pasi kërkojnë pazar, pasi kërkojnë takime, pasi kërkojnë negociata që ne të heshtim, që ne të mos të themi të vërtetën, të mos themi të vërtetën për përndjekësin Aldor Nini, i cili është në hetim nga prokuroria dhe çështja po shkon në gjykatë sepse hapi profile false për të sulmuar të fejuarën e tij, për njeriun, i cili pretendohet nga familjarët se rrëmbeu vajzën dhe nuk e ktheu në shtëpi.

Si “Acromax” dhe Aldor Nini mbrojnë ortakët e
Kallëzimi për Aldor Ninin
Si “Acromax” dhe Aldor Nini mbrojnë ortakët e
Kallëzimi për Aldor Ninin
Si “Acromax” dhe Aldor Nini mbrojnë ortakët e
Kallëzim për Aldor Ninin
Si “Acromax” dhe Aldor Nini mbrojnë ortakët e
Kallëzim për Aldor Ninin

Për njeriun, i cili ka kërkuar një urdhër-mbrojtjeje ndaj sh-bashkëjetuesen e tij, për njeriun që së fundi ka një tjetër kallëzim.

Njeriu, i cili ka në dorë një kompani që në Shqipëri po abuzon jo thjesht dhe vetëm me të drejtat e autorit, me “copyright”-in, por një njeri me të tilla rekorde kriminale nuk mund të censurojë fjalën e lirë, ai mund të dojë të bëhet partner me kompaninë e tij “Acromax”, ku do të ketë dëshirë, por duhet të kuptojë se e vërteta do të dalë për Aldor Ninin, mediat do të shkruajnë dhe do të raportojnë të vërtetat sepse ato janë më të forta se censura, sesa një përndjekës, i cili ka një kamxhik në dorë, ndërkohë nuk po bën asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm po thyen turinjtë përballë së vërtetës.

Ajo nuk ka për t’u ndalur kurrë dhe nëse Aldor Nini nuk e ka kuptuar, në qoftë se Vjollca dhe Lori Hoxha nuk e kanë kuptuar, në qoftë se ortakët e tyre si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto nuk e kanë kuptuar, në qoftë se Erion Veliaj nuk e ka kuptuar, në qoftë se hajdutët e dosjes “5D” nuk e kanë kuptuar, koha ua ka dhënë të gjitha faktet se e vërteta fiton gjithmonë.

Koha vonon, por nuk harron dhe koha do t’i japë të drejtë CNA-së dhe ne do të fitojmë edhe me përndjekësin Aldor Nini, i cili është kthyer në kamxhikun e ortakëve të aferës së inceneratorëve, në njeriun kamikaz të politikës kundër medias, në njeriun kamikaz të lidhjeve korrupsion-politikë-pushtet dhe media që kërkon të ndalë fjalën e lirë.

Por në fund Aldor Nini do të ngelet thjesht dhe vetëm një përndjekës në kafazin e drejtësisë dhe fjala e lirë do të vazhdojë të ekzistojë dhe të raportohet edhe kur ai të shkojë të vuajë dënimin për krimet e tij, që tashmë i përkasin drejtësisë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga