
CNA prej javësh po përballet me një sulm nga Aldor Nini i “Acromax”, duke synuar bllokimin e rrjeteve tona sociale, me pretendimet e së drejtës së autorit. Fillimisht nisi me bllokimin e materialeve në “Facebook” e “Instagram” dhe po ashtu ndoqi një fushatë të ashpër për raportimin e videove në “YouTube”. (Lexo këtu)
Duhet të theksojmë se CNA në faqen e saj të “Youtube” ka mbi 13 mijë video, me dhjetëra mijëra shikime nga qytetarët anë e mbanë botës. Nga këto, 9 video janë “në shkelje” sipas Aldor Ninit, ku dy prej tyre që u tentuan të fshihen pikërisht nga Aldor Nini, janë rikthyer në faqen e “Youtube”, pasi platforma na dha ne të drejtë, ndërsa videot e mbetura janë në proces apelimi. Këto shifra i publikojmë për të theksuar raportin me të vërtetën dhe fushatën censuruese që bën Aldor Nini karshi CNA-së. (Lexo këtu)

Sulme politike për llogari të Erion Veliajt, për llogari të mediave të paguara nga inceneratorët, sulme pse CNA raporton skandalet e Aldor Ninit dhe censurës së tij nga “Acromax”.
Sulmi po kryhet gjoja në emër të së drejtës së autorit, por çdo penalizim i bërë deri më tani ndaj rrjeteve sociale të CNA-së është i pabazë dhe pa fakte.
Sulmi ka prapavijë politike, por jo vetëm, pasi Aldor Nini kompaninë e tij "Acromax" e përdor edhe për interesa klienteliste dhe personale e për të bërë shantazhe për të hequr lajme. (Lexo këtu)
Sot po rendisim disa nga videot e raportuara në “YouTube”, të cilat janë raportuar si gjithmonë në emër të së drejtës së autorit, por pas tyre nuk ka asnjë bazë ligjore.
Le t’i marrim me radhë videot që qëndrojnë të bllokuara nga “Acromax” dhe prapavija politike e klienteliste që qëndron pas fshirjes së këtyre videove.
“Vijon protesta në mbështetje të Berishës/ Mesazhet e demokratëve”
Videoja e CNA-së e hedhur në “YouTube” është një nga videot e përnatshme, që publikohet në rrjetin social “Facebook” të kreut të PD-së, Sali Berisha. Përfaqësuesi kryesor i opozitës ndan videon në rrjetin e tij social, ndërsa Aldor Nini pretendon të drejtat e autorit. Pretendim që shkon në nivelet e absurdit! Në videon e 2 qershorit të kësaj proteste vetë qytetarët që protestonin kanë publikuar një kronikë në “Syri TV”, ndërsa “Acromax” e ka raportuar videon, me pretendimin se CNA ka cënuar të drejtat e autorit të “Syri TV”, në një kohë që vetë “Syri TV” ka njoftuar dy herë “Acromax”-in se CNA gëzon të drejtat e përdorimit të çdo materiali që publikohet nga “Syri TV”. (Lexo këtu)

Më poshtë do të rendisim 6 materiale të tjera të raportuara nga “Acromax”, në faqen tonë në “YouTube”:
1. Shpërthimet idiotike të Metës si grevëthyerje për skandalet e Erion Veliajt
2. HALLET E VËRTETA TË ERION VELIAJT/ Editorial nga Elvi Fundo
3. AFERA "5D"/ Dinjiteti që kërkohet nga zonjat e bashkisë
4. KOMENTUESIT E “MASAKROJNË”/ Veliaj flet nga televizioni i inceneratorëve
5. Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në skandalin e shekullit
6. Shënim/ Letër SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Çdokush mund të bëjë një pyetje të thjeshtë. Çfarë kanë të përbashkët këto video? Janë denoncimet e ditë pas dite, javë pas jave të CNA-së për aferat që kryebashkiaku Erion Veliaj ka kryer si kryebashkiak i Tiranës. “Acromax” ka pretenduar se CNA ka përdorur pamje, të as më shumë e as më pak sesa të mediave të paguara nga inceneratorët, siç është “Top Channel”.
Madje shkohet deri aty sa fshihen video të para 4 viteve, të tilla si: “Shënim/ Letër SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin”. (Lexo këtu)
Po të shihet në brendi të kësaj videoje ka foto të Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, çfarë të drejte pretendon në këtë rast “Acromax”?! Është shumë e thjeshtë, në këtë rast CNA ka bërë një denoncim për mediat që paguhen nga inceneratorët dhe Aldor Nini po mbron klientët e tij, duke synuar fshirjen e lajmit. (Lexo këtu)

Le t’u rikthehemi lajmeve të Veliajt. Dhe dy më konkretisht: “KOMENTUESIT E ‘MASAKROJNË’/ Veliaj flet nga televizioni i inceneratorëve”. “Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në skandalin e shekullit”. Në këto dy lajme Aldor Nini pretendon se CNA ka cënuar të drejtën e autorit, pasi ka marr materiale nga “Top Channel”. Ne kemi publikuar intervistën e Erion Veliajt dhënë në një media të paguar për inceneratorët, kjo pasi Veliaj ka zgjedhur të mos përgjigjet për një intervistë për CNA. (Lexo këtu)

Shtojmë faktin se çdo deklaratë e një politikani është e drejtë publike, pavarësisht medias në të cilën bëhet, mediat e tjera kanë të drejtën e përdorimit të kësaj interviste, për informimin e publikut. Të njëjtën gjë ka bërë edhe CNA me pasazhe nga intervista e Veliajt, duke ua shtuar citimin e tij kronikave tona, opinioneve, editorialeve, e gjithë kjo me synim informimin e publikut dhe ballafaqimin e fakteve për “bëmat” e kryebashkiakut. Thënë thjesht Veliaj del diku, ne kemi të drejtë ta komentojmë këtë deklaratë, ndërsa “Acromax” e bllokon, duke pretenduar se Aldor Nini ka të drejtën të jetë njëherësh prokuror i çështjes dhe gjykatës, pra ky vetë heton, vetë gjykon dhe vetë vendos. (Lexo këtu)

Më herët Aldor Nini ka keqpërdorur edhe një media publike si RTSH, duke na bllokuar në “YouTube” video, me pretendimin se të drejtat e autorit i takonin televizionit publik. Rasti konkret është bllokimi i videos për restaurimin e filmit “Gunat përmbi tela". Kjo video është bllokuar me "argumentin" se janë shkelur të drejtat e autorit. Në fakt, filmi "Gunat përmbi Tela" është prodhuar në vitin 1977 nga kinostudioja “Shqipëria e Re", i cili sot është në pronësi të QKK-së, "Qendra Kombëtare e Kinematografisë", e administruar nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Inovacionit. (Lexo këtu)
Pra, RTSH as nuk zotëron të drejtat e filmit. Ne kemi licencuar të drejtat nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Inovacionit, duke treguar mbështetjen dhe miratimin e tyre për ndarjen e këtij momenti historik e kulturor me publikun. Artikulli është bërë në kuadër të rregulloreve gazetareske me synimin për të promovuar restaurimin e filmit. Pasi ne e apeluam këtë veprim qesharak të kompanisë “Acromax”, videoja u rikthye në faqen tonë të “YouTube”.

Janë sa e sa raste të tjera, të cilat CNA i ka apeluar dhe do të vijojë t’i apelojë. CNA në bashkëpunim me një studio ligjore dhe ekspertë të të drejtave të autorit, tashmë ka përgatitur një dosje të plotë në lidhje me shtetasin Aldor Nini dhe kompaninë "Acromax", dosje e cila do t’u çohet jo vetëm gjykatave, por do t'u çohet të gjithë institucioneve përgjegjëse në Evropë, si edhe platformave, me të cilat Aldor Nini abuzon mbi të drejtat e autorit duke i përdorur ato për interesat e tij klienteliste, personale dhe duke vendosur një censurë mbi median.
Theksojmë se ky është maksimumi që mund të bëjë Aldor Nini, mund të mbyllë ndonjë “Facebook” a “YouTube”, por për ne kjo nuk është kosto financiare, për ne është kosto censura që synohet t’u bëhet mediave të pavarura, edhe pse Aldor Nini këtë betejë e ka të humbur me ne, pasi CNA gjithmonë do të synojë të vërtetën pa censurë, lajmin pa filtra, për qytetarët.

Ka një debat shumë të madh në Bashkimin Evropian, në vendet e zhvilluara si Gjermani dhe Francë, ku është kufiri dhe se si duhet rregulluar më mirë legjislacioni për të drejtën e autorit. Në Shqipëri të drejtën e autorin e “mbron” në kufijtë e shpërdorimit një kompani, e cila është krijuar në Gjermani, si “Acromax”, për të cilën pretendohet se shumë media japin shumë para. Në fakt ndodh e kundërta, Aldor Nini përfiton nga këto media dhe djersa e puna e ndershme e gazetarëve, teksa çdo ditë “vret” fjalën e lirë./ CNA
CNA prej javësh po përballet me një sulm të orkestruar...
Aldor Nini i “Acromax”-it njihet ndryshe si përndjekës...
Aldor Nini i “Acromax”, së bashku me kapter Alfred Pez...
Në një investigim dy mediat gjermane, netzpolitik.org ...
Censuruesi i mediave, Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax...
Ndoshta duket e pabesueshme, e paimagjinueshme, e dhim...
CNA raportoi një ditë më parë se Aldor Nini, drejtuesi...
Ka kaluar çdo limit skandali i “Acromax” dhe Aldor Ninit m...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, kanë “tredhur” s...
Censurë ndaj fjalës së lirë dhe informimit publik. Është p...
Aldor Nini i “Acromax” sot është paraqitur në Prokurorinë ...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax”, është paraqitur këtë të...
Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapë...
Kompania “Acromax”, me pronar Aldor Ninin, prej 5 ditësh k...
Aldor Nini, pronari i kompanisë “Acromax”, ka filluar një ...
Aldor Nini, pronari i kompanisë "Acromax", është një p...
Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, është n...
Përndjekësi i grave, Aldor Nini, i cili është faktuar ...
“Acromax” është kompania e famshme, e cila në Shqipëri ësh...
Përveç rastit kur mediat blihen dhe përdoren nga pushteti ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...