web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shuplakat” për Aldor Ninin e “Acromax”-it, përndjekësin e mediave që i shërben Veliajt

21 Qershor 2024, 19:33, Acromax / Aldor Nini CNA
“Shuplakat” për Aldor Ninin e “Acromax”-it,
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Aldor Nini i “Acromax”-it njihet ndryshe si përndjekësi i grave që është nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, apo edhe si përndjekësi i mediave. (Lexo këtu)

Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapësirat e platformave digjitale për interesat e tij personale dhe politike. Me kompaninë e tij “Acromax”, e cila është bashkëpunëtore dhe partnere me shumë nga rrjetet e rëndësishme “online”, ai sulmon mediat për interesat e klientelës duke pretenduar të drejta autori. (Lexo këtu)

Të njëjtën gjë që ka bërë me shumë media, Aldor Nini e ka bërë së fundmi edhe me CNA-në. Ai është vënë në shërbim të kryebshkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ka raportuar lajmet dhe kronikat në rrjetet tona sociale. (Lexo këtu)

“Shuplakat” për Aldor Ninin e “Acromax”-it,
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Ky sulm ndaj CNA-së është dënuar me forcë nga politika, por edhe nga Këshilli Shqiptar i Medias.

Në një intervistë për CNA TV, kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, denoncoi pak ditë më parë se “Acromax” ka “shënjestruar” disa herë mediat, për të censuruar raportime që bien ndesh me interesat e politikës. (Lexo këtu)

“Kjo është histori e vjetër me ‘Acromax’, që në emër të mbrojtjes së të drejtës së autorit, de facto censuron media të ndryshme në momente të caktuara, në lidhje me lajme të caktuara. Problemi qëndron tek ato parti politike kanë bërë kontrata për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Nuk e kuptoj, çfarë mund të mbrojë një parti politike? Një parti politike është pronë publike, mbështetet në para publike. Çdo deklaratë e kryeministrit, çdo deklaratë e një kryetari bashkie, apo kryetari partie. Një nga arsyet e dhëna vazhdimisht për censurën në ‘YouTube’ është sepse është imazh i filan televizioni. Jo! Kur kryeministri bën një deklaratë publike, pavarësisht se e bën në një ent privat, ajo deklaratë është publike”, u shpreh ai më 11 qershor.

“Shuplakat” për Aldor Ninin e “Acromax”-it,
Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali. Burimi, CNA

Cukali theksoi se Aldor Nini ka bllokuar me pa të drejtë lajmet e CNA-së dhe ka vepruar si një vegël e pastër censurë në shërbim të klientelës. (Lexo këtu)

“Më bëri shumë përshtypje. Ju keni bërë një lajm mbi diçka të thënë në një televizion, pa shkëputur asnjë video nga ai program. Ky është lajm, nuk ka asnjë shkelje autorësie. De facto ka vepruar pastërtisht si një vegël censure dhe dyshimi shkon se ka shkuar në shërbim të njerëzve, të cilët prekeshin nga ai lajm”, theksoi kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe avokatja Adriana Kalaja, në një intervistë të dhënë për CNA TV më 12 qershor. (Lexo këtu)

Kalaja tha se censura lidhet direkt me publikimin e lajmeve që nuk i shkojnë për shtat pushtetit.

“Shuplakat” për Aldor Ninin e “Acromax”-it,
Avokatja Adriana Kalaja, burimi CNA

"Censura lidhet me atë që e vërteta që ju jepni, i dhemb kryetarit të bashkisë edhe Kryeministrisë. Nëse ka një media që është nga të parat me fakte dhe prova që ka denoncuar inceneratorët e së fundmi edhe aferën e kompanisë ‘5D’, është CNA dhe për këto lajme kurrsesi nuk mund të ketë një bllokim nëpërmjet ‘Acromax’-it, aq më shumë, siç e thashë, çdo marrëveshje që bëhet me një institucion publik, është detyrim i këtij institucioni publik të bëhet transparent. Ne duam të dimë se cila është marrëveshja, kur cenohet e drejta e autorit nga publikimi i lajmeve apo denoncimeve të ndryshme", u shpreh ajo.

Avokatja denoncoi edhe shërbimin e Aldor Ninit me kompaninë “Acromax” ndaj Erion Veliajt.  (Lexo këtu)

Ajo theksoi se ka konstatuar se Nini dhe Acromax “censurojnë lajme të cilat kanë në fokus kritikat, denoncimet dhe dhënien e fakteve të vërteta për mënyrën se si funksion drejtimi i Bashkisë Tiranë”.

Në mbështetje të CNA-së doli edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi. Në një intervistë për CNA TV më 20 qershor, Boçi tha se veprimtaria e "Acromax"-it është abuzive.

“Shuplakat” për Aldor Ninin e “Acromax”-it,
Luçiano Boçi, burimi LSA

Ai e cilësoi kompaninë e Aldor Ninit si kobure të propagandës së qeverisë për të bllokuar media që thonë të vërtetën. (Lexo këtu)

"'Acromax'-i është një kobure e propagandës së qeverisë. Është një shoqëri gjermane që ka realizuar kontrata me qeverinë shqiptare, por edhe me një pjesë të madhe të televizioneve gjoja mbi të drejtat e autorit, por pas saj fshihen të gjitha sulmet politike që u bëhen opozitës dhe mediave opozitare, mediave që transmetojnë të vërtetën, media që dëshmojnë për afera dhe korrupsionin masiv që ka ndodhur në Shqipëri. Madje veprimtaria e 'Acromax'-it është shumë e dyshimtë, është kritikuar edhe nga 'Reporterët pa Kufinj'. Ka goditur, ka bllokuar aktivitetin e shumë medieve që janë kritike ndaj qeverisë siç është edhe rasti i CNA-së. Sulmet e saj janë jo thjesht bllokuese, por edhe filtruese. Luhet me diabolizëm në këtë rast nga qeveria shqiptare për të goditur mediat opozitare në vend, pra për të censuruar median dhe fjalën e lirë. Unë pretendoj që të gjitha mediat që goditen nga 'Acromax', të fillojnë çështjet gjyqësore ndaj kësaj kompanie. Mendoj që duhet të vihet para përgjegjësisë si një kompani që fsheh të ardhurat që siguron në Shqipëri, por edhe që realizon një luftë të tillë censuruese të denoncuar edhe nga institucionet që mbrojnë punën e gazetarëve dhe lirinë e gazetarëve", tha ai. 

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, theksoi ndër të tjera se prej vitesh opozita ka kundërshtuar mënyrën e funksionimit të "Acromax"-it edhe në Komisionin e Medias.

Të gjitha këto deklarime vijnë në një kohë kur raportet ndërkombëtare tregojnë se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar. Megjithatë, CNA nuk do t’i nënshtrohet asnjë sulmi dhe përpjekjeje për të heshtur ndaj së vërtetës, por do të vijojë të informojë publikun me transparencë dhe paanshmëri./ CNA





Lajmet e fundit nga