web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij

17 Korrik 2024, 14:34, Acromax / Aldor Nini CNA

Aldor Nini, tashmë një personazh jo i panjohur, njeriu i cili përdor kompaninë e tij “Acromax” për të goditur fjalën e lirë dhe median, në shërbim të korrupsionit politik në Shqipëri.

CNA raportoi pak kohë më parë se si Aldor Nini kishte abuzuar me besimin e klientëve të tij duke i keqpërdorur ato dhe tregoi rastin e "Newsbomb". (Lexo këtu)

Sot po sjellim rastin tonë të detajuar, një material që tregon se si Aldor Nini raporton videot tona, investigimet tona, denoncimet tona për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për inceneratorët, për dosjen “5D”, për qeverinë. Ai është kthyer në një avokat të neveritshëm të tyre dhe këtë e bën gjoja në emër të së drejtës së autorit. (Lexo këtu)

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Lajmet për Veliajn, të bllokuara nga "Acromax"

Aldor Nini përdor “Acromax”-in në keqbesim dhe keqpërdorim të klientëve të tij. Raportimet për klientët i bën kur atij i intereson, kur nuk i intereson ai nuk i kryen.

Rastet janë konkrete. Ai ka raportuar video të vjetra të CNA-së, të kohëve shumë të shkuara, të cilat përmbajnë 5, 6 apo 8 sekonda, video të cilat janë totalisht opinione, investigime ose editoriale, pra nuk janë vjedhje të së drejtës së autorit. (Lexo këtu)

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Lajme të vjetra të bllokuara
Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Lajme të vjetra të bllokuara

Ai pretendon në disa sekonda pasazhe se ka të drejta autori që i mban ai, por në fakt CNA me dokumente zyrtare përballë organeve të drejtësisë, në Shqipëri dhe në Gjermani, do t’i tregojë Aldor Ninit se ai është një përndjekës i fjalës së lirë, ashtu siç ka bërë edhe me ish-bashkëjetueset e tij. (Lexo këtu)

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Lajme të vjetra të bllokuara
Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Lajme të vjetra të bllokuara

Faktet e keqpërdorimit të kontratave me klientët

Në fotot që shikoni janë dhjetëra raste të denoncuara nga Aldor Nini, i cili pretendon se ka të drejtën e autorit, pikërisht për ndonjë foto të Erion Veliajt në fushatë, apo pse ne shkruajmë për kryebashkiakun e Tiranës, pse nxjerrim fotot e drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt, pse ne denoncojmë dosjen “5D”, pse ne denoncojmë inceneratorët, por kjo është zgjedhja e tij, ka zgjedhur të jetë palë politike. (Lexo këtu)

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Emaili për bllokimin e lajmit të Veliajt nga "Acromax"

Nga ana tjetër, ne duam të tregojmë se si ai keqpërdor interesin e klientëve të tij.

Pse Aldor Nini nuk i raportonte këto video dhe materiale përpara datës 1 apo 2 qershor të këtij viti, kur ne raportuam një ngjarje që kishte ndodhur në Tiranë në lidhje me vajzën e tij, pa folur më tej se është ndoshta i vetmi baba në botë që përdor mediat që ua administron rrjetet sociale për të publikuar shkrime për vajzën e tij, për incidentet që i ndodhin në jetë, një baba që është një përndjekës në akuzë nga Prokuroria dhe ky është fakt. (Lexo këtu)

Ai keqpërdor besimin e klientëve të tij, sepse në rast se CNA do kishte shkelur këto të drejta një vit, 2 vjet apo video të 2020-ës që janë raportuar, pse Aldor Nini nuk i raportonte atëherë? Cila ishte arsyeja?

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Lajme të vjetra të bllokuara
Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Lajme të vjetra të bllokuara

Ne kemi dokumente, fakte dhe prova komunikimesh kur Aldor Nini na ka kërkuar me mesazhe të heqim fotot e Erion Veliajt. Ne kemi fakte dhe prova që Aldor Nini kurrë nuk ka paralajmëruar ose nuk ka kërkuar që t’i hiqet ndonjë video ose ndonjë pasazh videosh në lidhje me materiale të së drejtës së autorit të klientëve të tij dhe këtë nuk e ka bërë deri ditën që u publikuan këto shkrime. (Lexo këtu)

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt
Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt
Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt

Kemi fakte dhe prova që tregojnë se është i dyfishtë abuzimi, pra jo vetëm nuk i ka raportuar atëherë kur duhet t’i raportonte në rast se ne s’kishim pasur të drejtë, por i përdorte klientët e tij për të bërë marrëveshje me të tretë dhe i lëshonte të drejtat e tyre.

Tani kur shkruhet për të sulmon një media, një fjalë të lirë, thjesht dhe vetëm sepse kjo media nxjerr skandalet e tij siç ka ndodhur me "Newsbomb" dhe siç ka për të ndodhur edhe me mediat e tjera.

Të gjitha raportimet e “Acromax”-it janë bërë në një kohë, pasi ne kemi shkruar për historitë rozë të Aldor Ninit dhe për një kohë të gjatë ai nuk ka bërë asnjë raportim ndaj CNA-së.

Pse filloi të kërkojë të drejtat me disa sekonda në 10 apo 15 video nga mbi 11 mijë video të publikuara në kanalin tonë në “YouTube”, në momentin kur dolën shkrimet e Aldor Ninit si përndjekës? Ku ishte Aldor Nini më parë? (Lexo këtu)

Pra, besimi i klientëve të tij është i tradhtuar, është i keqpërdorur. Mediat kryesore në Shqipëri këtë e dinë, por duket se janë peng i një kompanie, e cila mund t’u krijojë probleme pasi ka të drejtat nga “YouTube”.

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Në fakt, të gjitha kompanitë, televizionet dhe mediat që përdorin të drejtat e autorit, ata mund ta bëjnë vetë, pa pasur interesin e “Acromax’. Ai thjesht dhe vetëm ka krijuar një situatë monopoliste dhe mbi këto të drejta ai abuzon duke censuruar fjalën e lirë, por duke fituar dhe shuma të majme.

Fotot tregojnë shkrimet e Erion Veliajt, të inceneratorëve, e-mailet tregojnë qartësisht se çfarë ka bërë Aldor Nini dhe platforma e tij, por ne nuk do të tërhiqemi. Ai ka në dorë maksimumi të mbyllë rrjetet sociale, të kërkojë të drejtë autori dhe të shkojë ku të dojë ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje. (Lexo këtu)

Aldor Nini nuk censuron dot CNA-në

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Aldor Nini në sallën e gjyqit. Burimi: CNA

Aldor Nini duhet ta kuptojë se CNA nuk bën pas në asnjë rast, as për dosjen “5D”, as për inceneratorët, as për Mirel Mërtirin, as për Klodian Zoton, as për Arben Ahmetajn, as për Erion Veliajn, as për shumë të tjerë dhe as për Aldor Ninin, i cili mendon se ka të drejtën e tij që ne të na raportojë dhe të na dëmtojë në rrjetet sociale, sepse ka disa sekonda abuzim, të cilat nuk i kryen sipas rregulloreve të “YouTube”, por sipas interesave të tij personale. (Lexo këtu)

E në rast se do ishte gjithçka sipas rregulloreve të rrjeteve sociale dhe normave të miratuara të BE-së, patjetër që Aldor Nini do të kishte të drejtë.

Aldor Nini ka zgjedhur që të jetë në mbrojtje të së keqes duke sulmuar fjalën e lirë dhe ne nuk do të ndalemi, jo më për të denoncuar atë, me çdo kosto dhe dëm të shkaktuar, por ai është te fija e perit midis të vërtetës, të drejtës së autorit, fjalës së lirë dhe luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri. (Lexo këtu)

Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Ne do t’i tregojmë me fakte dhe prova se cila është fytyra e vërtetë e përndjekësit që dje ndiqte ish-bashkëjetueset e tij dhe sot përndjek mediat. CNA nuk është rasti i parë, është një nga rastet, por beteja jonë me Aldor Ninin do të vazhdojë deri në ditën e fundit pa ndalim dhe kthim pas nuk ka.

Çdo skemë, skenar apo kërcënim i ardhur nga Aldor Ninërat e llumit politik dhe mediatik të Shqipërisë ne e neverisim dhe do të vazhdojmë rrugën pa ndalim deri ditën që do të marrim përgjigje ligjore./ CNA





Lajmet e fundit nga