Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Aldor Nini akuzohet si përndjekës, ndërkohë Xhulia Dauti për ndërhyrjen në jetën e një vajze tjetër. Këto janë të dhënat zyrtare që vijnë nga dokumentet e prokurorit drejtuar Gjykatës Penale në Tiranë. (Lexo ketu)
Lind pyetja për llogari të kujt ndërhyri Xhulia? Pyetja është shumë e thjeshtë për drejtësinë.
Xhulia ka qenë një punonjëse e “Acromax”. Për çfarë duhet ta përndiqte Sarën, viktimën e Aldorit, ish-të fejuarën e tij. Ajo thjesht u nda dhe donte të jetonte e lirë jetën e saj. Cili ishte krimi i Sarës që u përndoq? Përse duhet Xhulia të ishte pjesë e kësaj historie? Ajo është vetë e fejuar, bashkëjeton me një shtetas, fatkeqësisht e ka menduar shumë të lehtë.
Gjatë hetimeve e ka mohuar, thotë jo, nuk e di, por në fakt është provuar nga hetimet, nga prokurorët nga të dhënat e marra nga META se veprimet janë bërë në adresën e shtëpisë së saj, atje ku ajo pinte kafen, kamerat kanë treguar vendndodhjen, gjithashtu janë IP të siguruara, të dhënat, hapja e llogarive ku janë publikuar videot dhe dhjetëra e dhjetëra fakte të tjera.
Pse duhej që Xhulia të publikonte videot e asaj vajze? Ku i gjeti? Kush ia dha ato video? Cila ishte arsyeja që do ta denigronte, ta përndiqte?
E vetmja lidhje është Aldor Nini, i cili ka qenë eprori i saj. Xhulia nuk kishte si të gjente foto e video private të Sarës, ato vetëm Aldori mund t’i kishte. Xhulia e ka të publikuar punën e saj në rrjetet sociale.

Një pyetje është e thjeshtë: A duhet Xhulia t’i nënshtrohet Aldor Ninit, të gënjehet nga ky i fundit për veprimet që ajo ka bërë se mund të shpëtojë pa u dënuar?
Në fakt janë në shkelje të ligjit, dhe nuk shpëton, është thjesht çështje kohe. Do të ishte mirë që një vajzë, një nënë nesër, t’i bashkohet një vajze sot, pasi nesër mund të jetë vajza e Xhulias, mund të jetë vajza e viktimës që të përndiqet.
Gjithashtu nga ekspertët pretendohet se duhet të ketë dhe një regjistër për përndjekësit dhe kjo për sigurinë e vajzave edhe si Xhulia.
A duhet që Xhulia të heshtë apo duhet të sillet si nënë, si vajzë, duhet të sillet si një zonjë qytetare, qoftë dhe ndaj eprorit të saj përndjekës?
Xhulia nuk ka pasur asnjë gjë me viktimën, nuk ka pasur pse të japë llogari, nuk ka pasur pse të japë komente, apo të publikojë videon denigruese apo ta përndjekë. Të hënën është gjyqi, aty Xhulia do shohë veten përballë gjykatëses dhe shpresojmë shumë që të kuptojë të vërtetën dhe të reagojë si qytetare e nënë nesër.
Nuk është rasti i parë me Aldor Ninin, prandaj dhe Xhulia duhet të sillet me integritet. Ndoshta Aldor Nini mund t’i premtojë shumë para, siguri, ndoshta e gënjen duke i thënë se do të mbyllet kjo punë se s’kanë fakte e prova. Po të ishte kështu çështja merrte fund në prokurori dhe Xhulia e di mirë këtë.
Të bashkëpunosh me drejtësinë dhe të ndëshkosh një përndjekës, drejtësia dhe të shpëton, por së pari shpëton nderin dhe dinjitetin që nuk je bashkëpunëtore në një krim.
A do të pranojë Xhulia të marrë një ndëshkim ligjor të quhet e dënuar nga gjykata, kur faktet dhe provat janë aty dhe ajo e di shumë mirë? Ajo është kapur mat, ndërkohë që lehtësisht duhet të ngrejë gishtin. Ajo nuk ka përgjegjësi, sepse është keqpërdorur. Xhulia nuk është fajtore, dikush tjetër e ka urdhëruar. Xhulia ka bërë disa veprime se ia kanë kërkuar, rrethanat e tregojnë qartë, por ajo duhet të tregojë se kush ia ka kërkuar dhe për kë i ka bërë këto veprime.
Përndjekësi duhet të marrë ndëshkimin, pikërisht për atë që thamë më lart. Sepse nesër mund të jetë një vajzë tjetër një nënë tjetër e përndjekur dhe raste të tilla në Shqipëri po ndodhin rëndom dhe përndjekja duhet të ndëshkohet.
Nuk ka rëndësi emri është Aldor Nini apo një emër tjetër, rëndësi ka vepra dhe si nënë Xhulia duhet të reflektojë.
A do të pranojë ajo të marrë ndëshkim penal qoftë dhe burgun, qoftë dhe detyrimin me paraqitje, duke besuar gënjeshtra se i parashkruhen, shpëton?
Xhulia duhet të ngrihet në lartësinë e një nëne, e shpirtit të saj, e një nëne që nesër mund të ketë një vajzë e cila mund t’i përndiqet. Duhet të mendojë veten e saj sikur të ishte përndjekur.
Ndoshta ka gabuar, patjetër jo gjithmonë gabimet janë faj. Faj është të fshehësh të vërtetën dhe të ndihmosh një përndjekës. Ne nuk po përdorim foto të Xhulias, as të fejuarit apo bashkëjetuesit të saj, por i kemi detyrim një thirrje publike Xhulias dhe shumë të tjerëve.
Mos u ndalni mos kini frikë, denonconi, ashtu siç bëri Sara B. dhe nuk u ndal përballë Aldor Ninit dhe një hetim i thjeshtë, ndoshta mori pak kohë, por e tregoi të vërtetën, procedurat ligjore afatgjata del inati, nesër do të harrohet e të tjera si këto nuk pinë më ujë.

Qëllimi duhet të jetë një. Përndjekësit duhet të dënohen sipas ligjit dhe duhet një listë publike për ta.
Pse? Për të mbrojtur nesër vajzën e Xhulias, duke lënë të tillë njerëz, nesër të riskuar janë fëmijët e kujtdo në raste të tilla të ngjashme.
Prandaj dhe Xhulia nuk ka pse merr dënimin apo shkon bën burgun për dikë tjetër, ajo thjeshtë dhe vetëm ka gabuar dhe drejtësia mund të vihet në vend, duke treguar autorin e vërtetë dhe jo duke mohuar dhe fshehur me shpresën dhe gënjeshtrat se s’ka ndonjë problem dhe gjithçka do të zgjidhet. Xhulia duhet mbështetur të hënën në gjykatën e Tiranës për të na bërë të gjithëve krenarë, edhe vetë Aldorin që me daljen e së vërtetës do çlirojë shpirtin pasi drejtësia të vihet në vend./ CNA
Ish-drejtuesi i Forcave Operacionale, Oltian Bistri, k...
Ish-kryebashiaku i Kukësit, i dënuar me tri vite burg,...
SPAK-u po thellon hetimet për inceneratorin e Tiranës....
Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, ka ndarë me opi...
Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, është shfaq...
Mjedisi për të bërë biznes sa vjen e bëhet më sfidues. Kon...
Bizneset e tregtimit mbizotërojnë në listën e shoqërive më...
Tregtia me pakicë po riformatohet vitet e fundit, teksa zi...
Këtë të shtunë 28 shtator është ndarë nga jeta Gjenerali i...
Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të ti...
“PaPare Najt” është spektakli më i ri i humorit që do të n...
Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para...
Në datën 30 shtator, në orën 12:45, në Gjykatën Penale...
“Ka fuqinë të të bindë!” Kështu e përshkruan revista f...
Në podcastin “Flasim” ku kryeministri, Edi Rama kishte...
Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit...
Një anketë e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit, tregoi s...
Nominimi i presidentit Biden David Kostelancik për ambasad...
Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes sa...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e P...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...