
SPAK-u po thellon hetimet për inceneratorin e Tiranës. Disa javë më parë mësuam se kishim të bënim edhe me një grup të strukturuar kriminal, ku ishin përfshirë dhe disa shtetas të huaj, personazhe të medies.
Në fakt, një drejtor që drejtonte televizionin “Top News” të Lori Hoxhës, e cila ka marrë dhe drejtimin e “Top Channel” prej më shumë se dy vitesh.
Lori Hoxha është po aq përfituese sa dhe nëna e saj, Vjollca Hoxha, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Janë fituar miliona euro, kompania e inceneratorit të Tiranës dhe Mirel Mërtiri kanë paguar me thasë me para “Top Channel”-in, ortakëri, disa biznese me nënën e saj, por dhe në biznese ku përfituese ka qenë Lori Hoxha.
Edhe pse Vjollca Hoxha u largua nga administratore dhe drejtimin e mori Lori Hoxha, bashkëpunimi vazhdoi, pagesat vazhduan. Me vajtjen e Lori Hoxhës në “Top Channel” u rikthye Endrit Habilaj në drejtimin e ”Top News”-it, i cili ishte larguar nga e ëma e saj, Vjollca Hoxha.

Bashkëpunimi me inceneratorët vazhdoi dhe gjatë kohës që u shpall në kërkim dhe u dha urdhër-arresti për Endrit Habilajn, ky i fundit ishte drejtues në “Top Channel”, ishte dirigjenti kryesor. Mëkëmbësi i Mirel Mërtirit vazhdon të bashkëpunojë me Lori Hoxhën.
Përflitet shumë për takimet e saj në Vjenë me Mirel Mërtirin. Lori Hoxha u pagua në kompanitë e saj nga afera e inceneratorëve. Lori Hoxha ishte po aq ortake me Mirel Mërtirin sa dhe vetë nëna e saj.
Lori Hoxha ishte po aq përfituese sepse së bashku si familje morën rreth 2.1 milionë euro nga kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos dhe më pas për blerjen e 51% të aksioneve të “Lori Caffe” e njohur si “Valtelina kafe”, por më pas, edhe pse paratë u paguan kompania iu rikthye sërish Lorit dhe Vjollcës.
Roli i Vjollca Hoxhës, dihet, është thirrur disa herë në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe burimet financiare. Justifikimet janë nga më të ndryshmet, biznes, tregti, shitje aksionesh, reklama e kështu me radhë. (LEXO KETU)
Por, të njëjtin rol ka dhe Lori Hoxha. Ajo që nuk tregohet është fakti pse janë sulmuar prokurorët e SPAK-ut? Pse janë mbrojtur inceneratorët?
Në rast se do të ishin thjesht reklama nuk do të kishte asgjë të keqe, por janë dhjetëra emisione kundër prokurorëve të SPAK-ut, janë dhjetëra emisione në mbrojtje të inceneratorëve, janë dhjetëra miliona euro të marra.
Kjo nuk tregon thjesht dhe vetëm para reklamash kjo tregon bashkëpunimin me një grup të strukturuar kriminal ashtu siç është Endrit Habilaj, i cili në fakt ishte një drejtues, ishte një punonjës i “Top Channel”.
A mund të merrte dot vendim Endrit Habilaj se sa para do të merrte “Top Channel” nga kompania e inceneratorëve?
A mund të merrte dot vendim Endrit Habilaj, si dhe sa do të shitej “Lori Caffe” apo sa dhe si do të shitej një reklamë?
A mund të merrte vendim Endrit Habilaj se në sa kompani do t’i jepte lekët inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston, pra Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, “Top Channel”-it?
Në sa kompani të ndryshme do t’i ndante paratë, të cilat një pjesë ishin në emër të Endritit, por që kishin emrat “Top News”, gazeta “Shqip”.
Ndonjë prej tyre në bashkortakëri edhe me shefen e marketingut të “Top Channel”.
Pra nuk vendoste dot gazetari, drejtori sado bashkëpunëtor i afërt dhe mik me Mirel Mërtirin, se cila do të ishte marrëdhënia ekonomiko-financiare e Mirel Mërtirit me Vjollca dhe Lori Hoxhën.
Se si do ta përdorte “Top Channel”-in për interesat e tij për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut, kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur aferën e inceneratorëve? Ky është fakt dhe askush nuk mund të fshihet.
Lori Hoxha është po aq përgjegjëse sa nëna e saj, pasi vazhdoi krimin duke rikthyer jo vetëm Endrit Habilajn, pagesat, por dhe shërbimin ndaj grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, i cili tashmë është i provuar, jo në një, por në dhjetëra e dhjetëra raste, ama jo në 100 euro, por në miliona e miliona euro./ CNA
Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, ka ndarë me opi...
Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, është shfaq...
Mjedisi për të bërë biznes sa vjen e bëhet më sfidues. Kon...
Bizneset e tregtimit mbizotërojnë në listën e shoqërive më...
Tregtia me pakicë po riformatohet vitet e fundit, teksa zi...
Këtë të shtunë 28 shtator është ndarë nga jeta Gjenerali i...
Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të ti...
“PaPare Najt” është spektakli më i ri i humorit që do të n...
Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para...
Në datën 30 shtator, në orën 12:45, në Gjykatën Penale...
“Ka fuqinë të të bindë!” Kështu e përshkruan revista f...
Në podcastin “Flasim” ku kryeministri, Edi Rama kishte...
Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit...
Një anketë e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit, tregoi s...
Nominimi i presidentit Biden David Kostelancik për ambasad...
Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes sa...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e P...
Drejtoria e Burgjeve ka shkelur çdo procedurë në shoqërimi...
Deputeti Luan Baçi është vënë në dispozicion të Ervin ...
Vijojnë replikat virtuale mes Gazment Bardhit dhe krye...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...