Shpopullimi, në nivel alarmant/ 16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar
Një anketë e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit, tregoi s...

Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit, mes të tjerash, ka sjellë një rritje të ndjeshme edhe në treguesin e primeve të sigurimit për frymë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 9526 lekë, në rritje me më shumë se 25% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e këtij treguesi është ndikuar në masë më të vogël nga zgjerimi i volumit të tregut të sigurimeve (primet e shkruara bruto u rritën me 9% vitin e kaluar) dhe në masën kryesore nga tkurrja e ndjeshme e numrit të përgjithshëm të popullsisë që tregoi Censi.
Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.
Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 18 878 lekëve për vitin e kaluar ose 98% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 32% krahasuar me një vit më parë.
Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 50% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.

Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 85% deri në 97% të primeve të shkruara bruto. Kjo shifër tregon qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.
Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7400 lekë për frymë.
E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7100 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7000 lekë për frymë dhe Korça, me pak më shumë se 6500 lekë për frymë.
Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3000 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 31% e mesatares kombëtare dhe më pak se 16% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekësh ose rreth 220 milionë eurosh./ Monitor.al
Një anketë e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit, tregoi s...
Nominimi i presidentit Biden David Kostelancik për ambasad...
Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes sa...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e P...
Drejtoria e Burgjeve ka shkelur çdo procedurë në shoqërimi...
Deputeti Luan Baçi është vënë në dispozicion të Ervin ...
Vijojnë replikat virtuale mes Gazment Bardhit dhe krye...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar dënimin e Ervin S...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi dje një t...
CNA TV do të transmetojë live dy netët magjike të Festival...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me dënim...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka reaguar pas ve...
Avokati i Ervin Salianjit Ledio Braho ka deklaruar për med...
Gjithnjë e më shumë vendimet e drejtësisë në segmente të c...
Ervin Salianji ka shkuar drejt Drejtorisë së Policisë me R...
Me një Range Rover 100 mijë euro Ervin Salianji është nisu...
Aktivistja dhe avokatja Adriana Kalaja ka bërë kallëzi...
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçë...
Gazetarja Glidona Daci ka zbuluar se, deputeti Ervin Salan...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...