Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Prokurorët e SPAK-ut nuk janë shenjtorë, ata nuk janë më pak mëkatarë se njerëzit e tjerë, kjo jo thjesht dhe vetëm në punën e tyre.
Edhe prokurorët kanë jetuar në atë shoqëri që ka kaluar tranzicion të gjatë korrupsioni dhe krimi, veçanërisht prokurorët e SPAK-ut, Strukturës së Posaçme që shihet tashmë si institucioni më shpresëdhënës në vend, shihet si ndryshimi i madh.
Kur te qeveria nuk ka më besim pas gati 11 vitesh në pushtet dhe konsumi është normal, kur tek opozita e përçarë nuk ka sinjale shprese se mund të sjellë ndryshim, atëherë një strukturë me prokurorë, ku brenda është një amalgamë e ndryshme karakteresh, si në SPAK, ka këndvështrimin bindës te shumica e shqiptarëve se mund të sjellë diçka të re.
Prokurorët nuk janë shenjtorë, mes tyre ka edhe fajtorë. Mund të ketë mëkatarë, por ka edhe tinëzarë gabues, të qëllimshëm ose jo.
Janë sulmuar ashpër në disa fronte, i sulmon mazhoranca nëpërmjet mediave të saj, nëpërmjet njerëzve të saj, me gjobaxhinj të blerë, nëpërmjet fituesve të koncesioneve apo duke tentuar të mbrojë zyrtarët e saj.
I sulmon opozita, duke pretenduar se nuk ka hetime të plota se ka një hakmarrje ndaj lidershipit të PD-së së Sali Berishës.
I sulmojnë mediat, mediat e lidhura me krimin, të paguara prej tij, mediat e lidhura me korrupsionin, të paguara prej tij, i sulmojnë gjobaxhinjtë mediatikë.
Pra, për të analizuar sulmet e prokurorëve dhe për të dalë në një përfundim është mjaft e vështirë, megjithëse disa nga pikat e mësipërme e kthjellojnë ujin që turbullohet shpesh ndaj prokurorëve.
Rasti i fundit ka qenë ai i Mirel Mërtirit me sulmin ndaj prokurorit Klodian Braho, pas "trurit të inceneratorëve" në sulm janë hedhur marjonetat e tij dhe bashkisë Tiranë. Hall të madh duket se kanë, frikë, panik dhe lëvizje tipike mafjoze.

Mërtiri u shfaq nga arratia për të akuzuar një prokuror të SPAK-ut, i cili në fakt i kishte marrë të pandehur dhe e kishte dënuar gjykata me fakte dhe me prova bashkëjetuesen Stela Gugallja për inceneratorin e Elbasanit dhe gjithashtu kishte marrë Mirel Mërtirin nën akuzë si trurin e inceneratorit të Elbasanit dhe të Tiranës, apo skenaristin e skemës së inceneratorëve.
Pra, sulmi ndaj Brahos ishte një sulm mafioz kriminal, nga një person i akuzuar për korrupsion dhe krim.
Nga ana tjetër, Dritan Prençi, një tjetër prokuror, u sulmua. Nuk është më shenjtor apo i pamëkatë sesa Braho, por çuditërisht Mërtiri nuk e sulmon, megjithëse Prençi ka në dorë dosjen e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës.
Nga opozita pretendohet se nuk i ka kryer mirë hetimet, nuk i ka dërguar deri në fund dhe për këtë kanë shfrytëzuar edhe një vendim gjykate, hetime të ngadalta dhe pa rezultat.
Dikush pretendon se Braho është nën kontroll, dikush tjetër thotë se Dritan Prençi paraqet forcën te një biznesmen i fuqishëm pranë pushtetit, dikush tjetër akuzon një tjetër prokuror e kështu me radhë, por gjithçka është një amalgamë, siç e theksuam më lart.
Shkojmë tek emra të tjerë, tek Edvin Kondili, i cili megjithëse prokuror i SPAK-ut, tentoi të nxirrte të pafajshëm Ilir Beqajn. As emrin nuk ia dërgoi në gjykim për çështjen e sterilizimit. E hetoi përciptazi.
Pa folur këtu më pas për prokurorë të tjerë si Arben Kraja, i cili në krye të SPAK-ut vonoi pafundësisht hetimet për inceneratorët.
Në qarqet politike dhe mediatike përflitej se ai kishte dhënë garancinë se dosjet do të mbylleshin. Gjithashtu, ka marrë nën akuzë Berishën. Fakti është se gjatë kohës së tij, në 3 vite nuk kishim rezultatet që ka SPAK-u në 6 muaj, çka tregon jo pak një “dështim” të tij në drejtimin e SPAK-ut.
Nga ana tjetër qëndron Altin Dumani, herë i sulmuar dhe herë i mbështetur.
Për më tepër dhe vetë njerëzit mediatikë të aferave korruptive të inceneratorëve dhe bashkisë Tiranë apo të skandaleve të tjera korruptive diku i drejtojnë tytën e sulmit, e diku i lëpihen duke tentuar intriga të vogla skemash dhe skenaresh në lidhje me bashkëpunëtorët e këtij të fundit.

Ka të tjerë prokurorë të SPAK-ut, siç është rasti i Behar Dibrës apo Eneid Nakuçit.
Ky i fundit u sulmua edhe nga “Top Channel” gjatë kohës që hetonte inceneratorin e Elbasanit, së bashku me Brahon. Të dy u sulmuan, arsyeja është mjaft e thjeshtë. “Top Channel” ka ortakëri me njerëzit e inceneratorëve, kanë dalë me dhjetëra fakte, dokumente që përfshijnë në aferë “Top Channel”-in dhe pronarët e tij.
Pra, gjithçka duet se është një përzierje e madhe interesash, që sulmet ndaj prokurorëve, apo akuzat ndaj tyre nga shumë të vërteta i bëjnë shumë të komplikuara, korruptive, të dirigjuara nga krimi apo sulme që vijnë nga politika për interesa të caktuara.
Ata prokurorë, nuk janë shenjtorë, janë mëkatarë, siç janë të ndershëm janë edhe të korruptuar.
Dikush mund të thotë se ka informacion për një prokuror apo për një tjetër dhe do ta sulmojë, do t’i publikojë faktet. Por lind pyetja: Pse këto sulme tani? Dhe përse nga ata që prokurorët i kanë në hetim? Mos vallë është kërkuar që t’u shërbejnë dhe ata nuk i kanë pranuar?
Shumë tension tek bashkia Tiranë dhe zarat e saj mediatikë që i paguan Mirel Mërtiri.
Rastet mund të jenë të ndryshme, por ajo e inceneratorëve është më flagrante. Ndaj duhet parë dhe analizuar thellësisht sjellja që kanë personat të cilët publikojnë, akuzojnë apo sulmojnë prokurorët.
Në rast se denoncimet janë të drejtpërdrejta, investigative, gazetareske dhe pa konflikte të pastra interesi, gjithçka është në të drejtën e medias, qytetarëve dhe këdo që i akuzon, por kur këto bëhen të përziera me krimin dhe korrupsionin janë akte mafioze kriminale. Dirigjohen nga zyrat e korrupsionit që i ka kapur paniku.
Kjo është kriminale. Në raste të ndryshme nuk ka më asnjë dyshim që akuzat dhe sulmet janë të ndryshme, por të dirigjuara diku tjetër me qëllime krejt mafioze./ CNA
CNA ka siguruar pamje nga Dardha, e cila është mbuluar nga...
Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçit, është ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës ...
Prej disa ditësh në Qarkun e Korçës ka pasur reshje dë...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur Qarkun e Kukësit në la...
Situata nga reshjet e borës në pjesën më të madhe të t...
Juglindja u shoqërua këtë të dielë me reshje dëbore. Mëso...
Kreu i partisë shqiptare në Malin e Zi, Unioni Demokratik ...
“Kush është përgjegjësi kryesor për aferën me inceneratori...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e sheh me optimizë...
Gazetari Klodian Tomori publikoi një koment të bërë ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunimin ...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili ka qenë dhe...
Dëbora ka përfshirë pjesën Juglindore të vendit. CNA ka s...
Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, 12 fshatra t...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se tre shtetasit shqipta...
Autoritetet malazeze kanë identifikuar tre prej autorë...
Dëbora ka “pushtuar” pjesën Juglindore të vendit. Në Vithk...
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Resh...
Reshjet e borës rikthehen në Juglindje të vendit. Gjatë na...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...