Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që këta dy të fundit kanë caktuar ndaj tij për privatimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Berisha e cilësoi prokurorët e SPAK-ut si laro të kryeministrit Edi Rama dhe Ramën si bastard.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se Kraja dhe Millonai kanë shkelur Kushtetutën me masën e sigurisë, pasi theksoi se nuk kanë marrë leje nga Kuvendi.
Berisha deklaroi se do të nisë fillojë procesin e shekullit kundër Ramës dhe prokurorëve të SPAK-ut.
Deklarata e plotë:
E hapim këtë konferencë me këtë foto, ku paraqitet Edi Rama, bastardi i xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së Oruellit karshi në një bisedë frymëzuese me Edi Ramën për ta.
Të dashur miq, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur se Sali Berisha do të fillojë procesin e shekullit kundër Edi Ramës dhe larove të tij.
Dje, Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij, sipas të cilit, masa e sigurimit personal, e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit, të dhëna ndaj personit Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.
Kjo deklaratë nuk është bërë në Fenianin e Kimit, por në Tiranën e bastardit të xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së tij oruelliane, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit, dhe për rrjedhojë ndalimi i lëvizjes së individit jashtë shtetit nuk është formë e heqjes së lirisë.
Jo për Edi Ramën, edhe njëherë bastardin e xhelatit Kristaq Rama, as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në germë dhe frymë, por në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe në një proces gjyqësor shekulli kundër Edi Ramës, rikujtoj se Kushtetuta, në nenin 73, pika dy, sanksionon se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Mirëpo për Edi Ramën dhe mercenarët e tij, liria e lëvizjes jashtë shtetit, nuk përbën liri. Kjo ka qenë e vërtetë vetëm në diktaturën e egër të etërve të Edi Ramës, gjatë të cilës lëvizja jashtë shtetit ishte e ndaluar me Kushtetutë, por edhe me plumba. Ajo ishte privilegj që jepej vetëm nga regjimi dhe jo e drejtë bazë e garantuar nga ligji apo Kushtetuta.
Kurse sot, Kushtetuta e Shqipërisë në kapitullin e të drejtave politike, njerëzore, qytetare, në nenin 38, pika 2, sanksionon se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.
Liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë.
Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit.
Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë më themelore në bazë të BE.
Sigurisht, Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës oruelliane, larot Gjoka, Kraja, Millonai, kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj, por ata në hakmarrje të verbër politike, e injorojnë dhe e shkelmojnë atë./ CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Pas marrëveshjes me Italinë për ngritjen e një kampi e...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, u pyet nga gaz...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca, deklaroi gjatë konferencës ...
Zv/kryeministrja Belinda Balluku u shpreh gjatë prezan...
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, në një konferencë të...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, në një konferencë të...
Një situatë kaotike u krijua në seancën plenare të kësaj t...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Për herë të parë në historinë e pluralizimit shqiptar ...
Deputetja Jorida Tabaku reagoi ashpër ndaj qeverisë pë...
Mazhoranca votoi projektligjet pa u ndikuar nga rrëmuja që...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbylles së seancës plena...
Vetëm 17 minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të enjte...
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vijuar seancën plenar...
Situata në Kuvend shfaqet e tensionuar. Pas flakadanëve të...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në seancën plenar...
Opozita, për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pl...
Vijon kaosi në seancën e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, L...
Deputeti Saimir Korreshi ka ndezur disa tymuese në seancën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...