Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili ka qenë dhe njeriu që ka hetuar dosjen e inceneratorit të Fierit është kallëzuar te kolegët e tij në SPAK.
Burime zyrtare nga grupi i ekspertëve të opozitës i thanë CNA se prokurori Dritan Prençi ka kryer shkelje ligjore gjatë hetimeve që ka kryer për inceneratorin e Fierit.
Ai ka shpërdoruar detyrën dhe ka fshehur aktet, duke mos çuar deri në fund hetimin pra duke e lënë atë të pjesshëm dhe nuk i ka dhënë përgjegjësinë ligjore deri në fund, për të gjithë personat e përfshirë në aferën e këtij inceneratori.
Të njëjtat burime i theksuan CNA se Dritan Prençi është kallëzuar në SPAK dhe dokumentin e kanë firmosur 10 deputetë të opozitës, të cilët pasi i kanë lexuar materialet e mbledhura nga ekspertët kanë vendosur firmën e tyre duke theksuar se prokurori Dritan Prençi, nuk e ka hetuar dhe zbardhur plotësisht aferën e inceneratorit të Fierit.
Kallëzimi i Dritan Prençit, vjen pak javë pas ndalimit dhe nxjerjes përpara drejtësisë të disa zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës në lidhje me inceneratorin e munguar në kryeqytet, pra projektin e zhvillimit të landfillit të Tiranës.
Të njëjtat burime i thanë CNA se, janë përgatitur dhe materiale të tjera, pra kallëzime të cilat do të çohen në SPAK në lidhje me zyrtarë të bashkisë së kryeqytetit, të tjerë individë të përfshirë në aferën e inceneratorëve por, gjithashtu do të çohet dhe kallëzohet çdo person i cili konstatohet pas vlerësimit të dokumenteve dhe procedurës së ndjekur për hetimin se nuk e ka çuar atë deri në fund dhe nuk i ka shërbyer zbardhjes së të vërtetës.
CNA mëson gjithashtu se prokurori Dritan Prençi, i cili ka pasur në dorë dosjen e hetimit të inceneratorit të Fierit dhe Tiranës, është duke vazhduar hetimet në lidhje me landfillin e kryeqytetit ku ende hetimet nuk kanë përfunduar por vazhdojnë dhe janë dhjetëra persona të përfshirë në këto hetime./ CNA
Dëbora ka përfshirë pjesën Juglindore të vendit. CNA ka s...
Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, 12 fshatra t...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se tre shtetasit shqipta...
Autoritetet malazeze kanë identifikuar tre prej autorë...
Dëbora ka “pushtuar” pjesën Juglindore të vendit. Në Vithk...
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Resh...
Reshjet e borës rikthehen në Juglindje të vendit. Gjatë na...
Reforma për rritjen e pagave në sektorin publik thello...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas bisedës me homolo...
Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç ka reaguar ...
Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ...
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhun...
Tre shtetas shqiptarë janë dhunuar ditën e sotme në Mal të...
Nënkryetari i PD së Berishës, Luçiano Boçi paralajmëro...
Tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi. Sipa...
Deputeti Edmond Spaho ka bërë me dije se protestat do ...
Ish-kryeministri Sali Berisha po mban fjalimin e tij n...
Edhe pasditën e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka mbajtur leksione në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...