web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të ishte gjyqtar në kampionatin e 8-të të sporteve të ajrit/ Alket Islami ndan lajmin e hidhur

29 Shtator 2024, 12:26, Aktualitet CNA
Do të ishte gjyqtar në kampionatin e 8-të të sporteve
Drejtori Aeronautikës, Alket Islami

Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, ka ndarë me opinionin publik lajmin e trishtë për humbjen e Pedro Tirados, i cili do të ishte një nga gjyqtarët në kampionatin e tetë të sporteve të ajrit që do të zhvillohet në muajin tetor në Gjirokastër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alket Islami shkruan se ikja nga jeta e Tirados është një boshllëk i madh në familjen e përbashkët të sporteve të ajrit.

"JEMI PA FJALË !

Sapo morëm lajmin e tmerrshëm që miky ynë Amerikani PEDRO TIRADO ndërroi jetë në këtë mëngjes në Francë.

Mezi po prisnim ta shihnim Pedron në Gjirokastër si një nga gjyqtarët e Kampionatit të 8 Europian EURO 2024 ALBANIA.

HUMBJA E PEDROS ËSHTË NJË BOSHLLËK I MADH NË FAMILJEN TONË TË PËRBASHKËT TË SPORTEVE TË AJRIT.

ORGANIZATORET E 8TH FAI PGACH EURO 2024 ALBANIA - I SHPREHIN NGUSHËLLIMET MË TË SINQERTA FAMILJES SË TIJ!", shkruan Islami./ CNA





Lajmet e fundit nga