Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Mjedisi për të bërë biznes sa vjen e bëhet më sfidues. Konkurrenca është shtuar, teksa hapësirat e tregut janë ngushtuar. Presioni për të rritur pagat është i lartë përballë mungesës së fuqisë punëtore si rrjedhojë e ikjes, sidomos të të rinjve.
Emigracioni i fortë po ndikon dhe konsumin, që, përveçse për disa muaj kur kulmon sezoni turistik, nuk po arrin të zëvendësohet nga turistët në pjesën e mbetur të vitit. Rënia e euros ka favorizuar kryesisht importuesit dhe distributorët, por ka goditur rëndë eksportet, agroindustrinë, bujqësisë dhe turizmin.
Në raportet e tyre vjetore për vitin 2023, sipërmarrjet vënë në dukje problematikat kryesore me të cilat ato po përballen. Më kryesorja mbetet si paqëndrueshmëria e fuqisë punëtore, ashtu dhe mosgjetja e saj.
“Lëvizja e stafit dhe ikja jashtë kufijve e tyre ka krijuar vështirësi të shumta në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe dhënien e një shërbimi shëndetësor të një standardi të lartë”, theksohet në raportin vjetor të “American Hospital”.
I njëjti shqetësim për fuqinë punëtore konstatohet dhe nga “BALFIN Construction”, pjesë e një ndër grupeve më të mëdha në vend, BALFIN. Mungesa e fuqisë punëtore dhe produktiviteti i tyre është një nga faktorët kryesorë që po ndikon industrinë e ndërtimit, krahas rritjes së kostove.
“Mungesa e fuqisë punëtore për të përfunduar një projekt ose për të arritur qëllimet e produktivitetit është një rrezik i madh kur merren projekte të reja.
Mungesa e fuqisë punëtore për të kryer punën, mund të çojë me punë jashtë orarit dhe vonesat e mundshme në dorëzimin e projektit në kohë”. Kompania deklaroi në vitin 2023 një shkurtim prej 28% të numrit mesatar të punonjësve, duke e çuar në 242, ndërsa paga mesatare neto u rrit me rreth 17%, në 116.5 mijë lekë.
“Conad Albania”, që menaxhon rrjetin e supermarketeve me të njëjtin emër, thekson se forca punëtore në Shqipëri është në plakje dhe në rënie. “Të mos harrojmë faktin që tendenca e të rinjve është të largohen nga vendi i tyre, të shkollohen e punojnë jashtë”.
“Mungesa e theksuar e punonjësve ka sjellë vonesa në dorëzimin e projekteve”, thuhet në raportin vjetor të “Coral”, një sipërmarrje në industrinë e përpunimit të peshkut. “Rritja e përgjithshme e kostove po ashtu ka qenë një problematikë e madhe”.
“Pritshmëritë e reja në lidhje me mjediset e punës duhet të shihen si strukturore dhe jo të përkohshme. Në Shqipëri, situata e fuqisë punëtore ndërlikohet më tej nga efekti i emigrimit të fortë të shqiptarëve në moshë madhore drejt vendeve perëndimore, duke reduktuar fuqinë punëtore në dispozicion.
Bizneset dhe shoqatat tregtare kanë shprehur vazhdimisht vështirësinë në gjetjen e fuqisë punëtore, e cila në mënyrë të pashmangshme çon në uljen e planeve të rritjes së vetë kompanive”, ka pohuar më herët Alessandro Rosa, administrator i “Conad Albania”.
Problematika me fuqinë punëtore ka rritur theksin ndaj burimeve njerëzore, e reflektuar dhe në raportet e aktivitetit, ku tregohet një vëmendje e shtuar te trajtimi i burimeve njerëzore, trajnimi, shpërblimi, motivimi etj. Kompanitë deklarojnë se po investojnë vazhdimisht në trajtimin dhe kualifikimin e punonjësve, ndërsa pagat kanë vijuar rritjen.
Rënia e Euros është një tjetër shqetësim për shumë sipërmarrje në vend, sidomos atyre që e kanë të përqendruar gjithë aktivitetin, ose një pjesë të tyre në eksport, duke çuar në rënie të fitimeve.
“Një vëmendje të veçantë në ecurinë e kompanisë ka dhënë luhatshmëria e kursit, që ka implikim si nga ana ekonomike, edhe ajo financiare.
Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e shitjeve kryhet në eksport, përkthimi i tyre në lekë është kryer sipas kursit ditor dhe kjo ka shkaktuar zhvlerësimin e shitjeve të paraqitura në monedhën vendase.
Si rrjedhojë e kësaj, edhe fitimi neto është ulur me 37.3% krahasuar me 2022”, thuhet në raportin vjetor të “Billa”, me aktivitet në tregtimin e materialeve hidrosanitare.
Informaliteti mbetet një shqetësim i përhershëm. “Problemi tjetër që përbën rrezik për ‘Brunes’ sh.p.k. është niveli i lartë i informalitetit në Shqipëri, duke shkaktuar si rrjedhojë konkurrencë të pandershme.
Situata është më e pranishme në rrethet e tjera të Shqipërisë”, thuhet në raportin vjetor të “Brunes”, me aktivitet në tregtimin e materialeve hidrosanitare e të ndërtimit.
Ky ambient jo i qëndrueshëm dhe ulja e konkurrueshmërisë, për shkak të shtimit të kostove, po pengon planet e bizneseve për investime, ndërsa operatorët, sidomos ata prodhues, ndiejnë mungesën e politikave mbështetëse nga qeveria.
“Problem serioz në rritjen në tregjet europiane apo edhe më gjerë mbetet kursi i këmbimit, kur në çdo vit po bëhemi jokonkurrues në tregjet e huaja për shkak të zhvlerësimit të vazhdueshëm të monedhës europiane. Megjithatë, për vitin 2024, parashikojmë rritje të moderuar të shitjeve. Por edhe një ulje në normën e fitimit, për shkak të rritjeve së kostove.
Vend për përmirësime ka ende në eksporte, ku presim zgjerim të tregut të eksporteve, por kjo gjë do të jetë e varur kryesisht nga tregjet ndërkombëtare, politikat mbështetëse nga qeveria për prodhuesit, luhatjet e kursit të këmbimit, si dhe stabiliteti politik dhe ekonomik në vend”, thuhet në raportin e aktivitetit të “Elka sa”, e cila përveç tregtimit të produkteve, ka aktivitet në prodhimin e produkteve ushqimore.
Aksionerët, probleme me pagimin e kredive
Për herë të parë në specialet e përvitshme të “Monitor” me 200 kompanitë më të mëdha në vend u identifikuan të paktën dy raste, ku aksionerët e shoqërive ishin detyruar që të “dhuronin” aksionet, që kishin lënë si kolateral në banka, tek individë të tjerë, për shkak të mospagimit të kredive, teksa blerësit kanë marrë përsipër dhe detyrimin e kredisë në banka.
Ky është një tregues që vështirësitë për të bërë biznes në disa raste kanë arritur në një pikë që po detyrojnë aksionerët të shpallin falimentim të heshtur./ Monitor.al
Bizneset e tregtimit mbizotërojnë në listën e shoqërive më...
Tregtia me pakicë po riformatohet vitet e fundit, teksa zi...
Këtë të shtunë 28 shtator është ndarë nga jeta Gjenerali i...
Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të ti...
“PaPare Najt” është spektakli më i ri i humorit që do të n...
Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para...
Në datën 30 shtator, në orën 12:45, në Gjykatën Penale...
“Ka fuqinë të të bindë!” Kështu e përshkruan revista f...
Në podcastin “Flasim” ku kryeministri, Edi Rama kishte...
Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit...
Një anketë e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit, tregoi s...
Nominimi i presidentit Biden David Kostelancik për ambasad...
Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes sa...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e P...
Drejtoria e Burgjeve ka shkelur çdo procedurë në shoqërimi...
Deputeti Luan Baçi është vënë në dispozicion të Ervin ...
Vijojnë replikat virtuale mes Gazment Bardhit dhe krye...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar dënimin e Ervin S...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi dje një t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...