
Gazetari Elvi Fundo u njoftua zyrtarisht nga gjykata të premten, më 27 shtator, edhe nëpërmjet studios ligjore që e përfaqëson, se “Acromax”, i përfaqësuar nga CEO i tij, Aldor Nini, ka humbur katër procese gjyqësore ndaj gazetarit në Köln në Shkallën e Parë të Gjermanisë.
Pak javë më parë, kompania “Acromax” po kërkonte të drejtën e autorit të disa sekuencave në video të ndryshme të përdorura nga media CNA, kundër gazetarit Elvi Fundo.
Në fakt, 1 prej çështjeve është tërhequr nga “Acromax” dhe ditën e djeshme Gjykata ka shpallur vendimin në favor të gazetarit Elvi Fundo për 4 çështje të tjera.
Gjykata e Köln-it u kërkoi palëve të arrinin një marrëveshje më parë. Zgjidhja e sugjeruar nga Fundo nuk u pajtua nga “Acromax” dhe “Acromax” kërkoi, ndër të tjera, që Fundo të binte dakord që në të ardhmen të gjitha mosmarrëveshjet ligjore mes tij dhe personalisht Aldor Ninit të silleshin para një gjykate gjermane në përputhje me ligjin gjerman.
Sipas avokatit të Fundos kjo është e paarsyeshme dhe shpërdorim i ligjit. Për më tepër, synimi i një kërkese të tillë ka të ngjarë të jetë i qartë: “Acromax” dhe CEO i tij donin të sulmonin personalisht gazetarin Elvi Fundo, megjithëse ai nuk kishte asnjë përgjegjësi ligjore për këtë çështje.
Sipas vendimit të Gjykatës, çështjet janë fituar nga gazetari Elvi Fundo dhe deri më tani në gjykatat/prokuroritë gjermane nuk ka asnjë gjykim penal të humbur apo dënim në lidhje me kompaninë “Acromax”. E kundërta është e vërtetë, “Acromax” ka hedhur akuza të padrejta ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe drejtori ekzekutiv i tyre ka gënjyer para gjykatës.
Nga ana tjetër, për shumicën e raportimeve të bëra nga “Acromax”, media CNA ka autorizime nga televizionet kryesore në vend si “TV Klan”, “Vizion Plus”, “ABC News”, “Euronews”, dhe “Syri TV” për të drejtat e përdorimit të përmbajtjes së tyre, gjë që mbështet dyshimin se “Acromax” nuk ishte i interesuar për të mbrojtur të drejtat e autorit në rastet e mësipërme.
Një tjetër fakt që e mbështet këtë dyshim është se sulmet nisën pasi CNA publikoi një material shumë të rëndësishëm në qershor 2024 për një incident të ndodhur me shtetasin Aldo Nini, një çështje e ndjeshme për vajzën e tij, ndërkohë që më parë CNA publikoi edhe faktin e një skandali për përndjekjen që CEO i “Acromax”, Aldor Nini, i ka bërë ish-të fejuarës së tij, shtetases S. B.
CNA ka sjellë edhe fakte se së shpejti pritet që gjykata e Tiranës të zhvillojë seancën gjyqësore për akuzën e përndjekjes ndaj shtetasit Aldor Nini.
Të gjitha këto publikime ndaj shtetasit Aldor Nini shkaktuan raportime abuzive të llogarive të CNA-së në rrjetet sociale nga “Acromax”, CEO i së cilës është Aldor Nini. Pra, për punët e tij personale po keqpërdorte besimin e klientëve të “Acromax” dhe kjo nuk është hera e parë që e bën.
Për disa kohë, llogaritë e CNA në rrjetet sociale kishin probleme dhe disa u mbyllën, por ishte sinergjia dhe ndërhyrja e fortë e disa prej organizatave më të rëndësishme evropiane dhe botërore të medias, shoqatave të gazetarëve, të cilat njoftuan “Meta” dhe Google për abuzimin. Veprimet e “Acromax” jo duke siguruar të drejtat e klientëve të tij, por duke u përpjekur të kërcënojnë fjalën e lirë të medias. Pas këtyre veprimeve, shumica e kanaleve të CNA-së u rivendosën. Tashmë pritet rikthimi i kanalit në “YouTube” pas vendimit të gjyqit.
Nga të gjitha këto zhvillime të fundit, tregohet edhe një herë se “Acromax” raporton në mënyrë abuzive për dëmtimin e fjalës së lirë të medias dhe për më tepër sulmon njerëzit personalisht, pa ndjekur rrugët e duhura ligjore.
Nëpërmjet disa fakteve mund të supozohet se lajmet e rreme dhe shpifëse janë iniciuar nga “Acromax” për disa portale anonime lokale, duke treguar qëllimin se i gjithë ky gjyq dhe pretendimet nuk kishin të bënin me mbrojtjen e klientëve, por sulmonin median e CNA-së dhe pronarin e saj, gazetarin Elvi Fundo me vetëm arsyen e asaj që publikohet për shtetasin Aldor Nini. Gjithsesi, me lajmet e rreme dhe portalet përkatëse do të shihen veçmas në instancat përkatëse, në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Në hapin e radhës do të publikohen dhe bëhen transparente për publikun të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të gjithë autorët e sulmit dhe akuzat e padrejta e të pavërteta ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe mediave të CNA-së do të vihen para drejtësisë.
Vetë media CNA është duke u konsultuar me disa organizata ndërkombëtare, janë bashkëngjitur edhe studiot profesionale në lidhje me ligjin e medias, të cilat pritet të ndërtojnë së shpejti raportet e duhura për kompaninë “Acromax” dhe për shtetasin Aldor Nini, i cili ka keqpërdorur detyrën e tij si CEO i “Acromax” për punët personale./ CNA
Formati i ri i UEFA Champions League duket se do të na bëj...
Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e dhënë një ditë më ...
Një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët digjit...
Nga 23 deri më 27 shtator 2024, Prezenca e OSBE-së në Shqi...
Po mbahet në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Central...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe m...
Në një kohë kur shumë vende po përballen me sfida të mëdha...
Gazetari Elton Qyno ka dalë në mbrojtje të deputetit t...
Deputeti Ervin Salianji një ditë më parë u dënua me nj...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili u dënua dje m...
Partia Demokratike po përgatit një padi për të kërkuar...
Pas Kuvendit të Shqipërisë, shkresa për ekzekutimin e ...
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër Kuvendit të Sh...
Teksa prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit, deputeti ...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka reaguar këtë të premte ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, prokur...
Në Prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti për të ca...
Një mbledhje komisionesh do të mbahet këtë të premte në Ku...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...