Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nënshkruan sot udhëzimin e përbashkët, që lejon transferimin gjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit të nxënësve drejt arsimit profesional. Ky ndryshim, është një tjetër mundësi për të rinjtë, që të kthejnë sytë nga arsimi profesional, në një treg që është gjithnjë e më shumë dinamik, që ka nevojë për profesionistë të fushave të ndryshme.
“Firmosim sot një udhëzim të përbashkët, që mundëson transferimin dhe regjistrimin e nxënësve përgjatë gjithë vitit në arsimin profesional. Ky udhëzim, është një tjetër instrument në paketën e reformës të arsimit profesional në garancinë që ne krijojmë, së pari që nxënësit të shkojnë aty ku kanë prirjet. Së dyti, i krijojmë lehtësi dhe një mbështetje të madhe familjeve, të cilët do ta kenë më të lehtë të dinë se ku do t’i orientojnë fëmijët e tyre”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Arsimi profesional po konsiderohet si një mundësi e artë për të rinjtë shqiptarë, duke ofruar perspektiva të reja, punësim të shpejtë dhe mundësi për të zhvilluar më tej karrierën e tyre akademike.
“Për vitin mësimor 2024-2025 është arritur një numër rekord i regjistrimit në klasën e 10-të me rreth 4400 nxënës, plus 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Regjistrimet janë të hapura deri në 30 shtator ndaj ky event do na ndihmonte që të bënim edhe njëherë thirrjen që kush ka për t'u regjistruar, të regjistrohet”, tha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u ndal edhe te rëndësia e mësuesve koordinatorë të këshillimit të karrierës, të cilët do të luajnë një rol kyç në orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional që nga klasa e gjashtë. Kjo mbështetje do të fuqizohet më tej me mundësinë e re të transferimit të nxënësve nga gjimnazi drejt arsimit profesional gjatë gjithë vitit të parë.
“Ne kemi ndërmarrë edhe një hap shumë të rëndësishëm për shkollën 2030 që është emërimi i dy figurave të reja në shkollë, ai i Mësuesit Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe Mësuesi Koordinator për Sigurinë e Cilësisë në Shkollë. Do të kemi 320 mësues koordinatorë për orientimin e karrierës brenda shkollës në ciklin 9-vjeçar dhe ata të mesëm, të cilët do të kujdesen për këtë element kaq të rëndësishëm, që ka të bëjë me identifikimin dhe orientimin e prirjeve të talenteve të nxënësve në shkollat tona. Dhe sot kemi një figurë të posaçme me një mbështetje të veçantë financiare që do të organizojmë këtë aspekt që lidhet me orientimin e karrierës”, tha Manastirliu.
Drejtues të shkollave, mësues të këshillimit të karrierës dhe nxënës që janë transferuar drejt arsimit profesional pjesëmarrës në këtë takim të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vunë theksin te rëndësia e orientimit drejt arsimit profesional, si një mundësi për të rinjtë për punësim të shpejtë dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës./ CNA
Në një kohë kur shumë vende po përballen me sfida të mëdha...
Gazetari Elton Qyno ka dalë në mbrojtje të deputetit t...
Deputeti Ervin Salianji një ditë më parë u dënua me nj...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili u dënua dje m...
Partia Demokratike po përgatit një padi për të kërkuar...
Pas Kuvendit të Shqipërisë, shkresa për ekzekutimin e ...
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër Kuvendit të Sh...
Teksa prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit, deputeti ...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka reaguar këtë të premte ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, prokur...
Në Prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti për të ca...
Një mbledhje komisionesh do të mbahet këtë të premte në Ku...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të do...
Përfundoi mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Falm...
Partia Demokratike ka vendosur që në 6 tetor opozita do të...
Sonte në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun ka qenë i f...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin "Opinion"...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...