web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD, kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn

27 Shtator 2024, 13:28, Aktualitet CNA
PD, kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn
Fotomontazh - Fatmir Xhafaj dhe SPAK

Partia Demokratike po përgatit një padi për të kërkuar hetimin pasuror ndaj deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, që sot drejton komisionin e posaçëm kundër institucioneve të pavarura.

Burime për CNA bëjnë me dije se padia do dorëzohet në SPAK dhe i referohet faktit se vëllai i ligjvënësit është dënuar për drogë në Itali dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit procedural sipas ligjit.

Gjithashtu, në media shpesh është raportuar për lidhjet e Xhafajt me biznesmenë ndërtimi në Tiranë dhe lidhjet e deputetit me kryebashkiakun Erion Veliaj për interesa klienteliste.

Sipas PD-së, Fatmir Xhafaj është subjekt i Ligjit Antimafia dhe do të kërkojë fillimin e hetimit pasuror./ CNA





Lajmet e fundit nga