Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Komisioni Xhafaj ka marrë pushimet! Pas mbledhjes së javës së fundit të korrikut, Xhafaj ka ndarë porositë dhe ka marrë pushimet. Takimet do të rifillojnë në shtator, kur Xhafaj të ketë hedhur në letër mënyrat se si do sigurojë pushtetin mbi administratën shtetërore dhe administratën e institucioneve të pavarura.
Kujtojmë se pas vetingut të drejtësisë më të cilin Xhafaj synonte të kapte dhe vinte nën urdhra magjistarët, Xhafaj iu vërsul policisë. Me nje proces të vjedhur në stil nga vetingu i drejtësisë, Xhafaj synonte kontrollimin personal të kupolës së policisë.
Domethënë vëllai i Geronit dhe shoqërisë së Geronit, kishte në plan të kapte gjithë piramidën e policisë. Procesi dështoi sepse askush nuk kishte në plan të vihej nën urdhrat e vëllait të Geronit. Ai "treg" ka më të fortë sesa vëllai i Fatmirit!
Komisioni i vetingut të policisë përfundoi punë pa nisur punë dhe të emëruarit nga Xhafaj në atë komision u kthyen nëpër pozicionet e mëparshme. Askush sot nuk përmend faturën, të paktën të rrogave, që morën anëtarët e asaj trupe, por kjo nuk e bën Fatmirin të ketë vrasje ndërgjegje ose më keq akoma, të ketë turp. (lexo këtu)
Fatmir Xhafaj provoi që të kapte sistemin e drejtësisë, por tani sa herë bie fjala te faji për arrestimet mes socialistësh, fajin nuk e ka Fatmiri. Me logjikën e ngjarjeve del se Fatmiri e paska kapur sistemin vetëm për hallin e vet personal, por jo edhe për grupimin politik ku përfaqësohet.
Fatmiri do që të tjereve t'u dalë tymi, por fijet e veta i përdor vetëm për bashkëpunëtorët e vet, si Lali Eri dhe për familjen e vet biologjike si dhëndri i vet, i përfshirë po aq sa drejtorët e tjerë të Veliajt në aferat e lejeve të ndërtimit. (lexo këtu)
Fatmir Xhafaj nisi një proces spastrimi të policisë me qëllimin e kapjes jo të katarsisit. Nëse do ishte katarsis, atëherë reformatori vështirë se do quhej "Fatmir Xhafaj". Sot vetingu i policisë mori vetem dy-tri jetë policësh periferie. Të mjerët i kaploi dëshpërimi, kur panë formularët e Fatmir Xhafajt ku u kërkohej të deklaronin edhe sa pula kishin pasur në oborr. Akoma më keq kur krahasuan atë që u kërkonin atyre, me të vërtetat që dinin. Dhe diku, dikush mori edhe vendimin e vet duke i drejtuar kokës armën e shërbimit. Dhe e mbyllën me nder, me-nder-vetingun e Xhafajt.
Tani zoti vetingbërës është zgjuar me ide të reja. Meqë SPAK-un nuk e kapi dot as me veting e as me komision reformash, ka zgjedhur që ta kapë gjithë administratën duke shpikur vetingun e kësaj të fundit. Fatmir Xhafaj tani po kërkon që të gjithë anëtarët e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligje të veçanta, të futen në vetingun e Fatmirit.
Të gjithë drejtorët e institucioneve të vartësisë të ministrive, do futen te vetingu i Fatmirit. Te vëllai i Geronit!
Ligji antimafia është aty edhe për vëllain e Fatmirit, por Fatmiri është aty veç për të vetuar gjithë dynjanë. Ai vetë si ndërtues pallatesh nuk ka emër në letra dhe pallatet nuk ndërtohen nga drejtorët e ministrive.
Fatmiri si pronar agroturizmi nuk ka emrin e vet në letra, sepse për këtë ka zgjedhur "komshiun" e vet të besuar, por ama Fatmiri është betuar t'u nxjerrë ujin e zi drejtorëve të Ramës? Si ata policët e mjerë edhe këta do duhet të kalojnë dilemën e atyre policëve të mjerë. (lexo këtu)
Nuk ka njeri që e njeh më mirë hajdutin me pushtet sesa nëpunësit e ministrive. Nuk ka ministri hajdute, ka ministra hajdutë.
Xhafaj me "vetingun" e vet të radhës po kërkon që gjithë administratën ta shpallë fillimisht me ligj si administratë hajdutësh dhe pastaj t'i marrë me radhë dhe të vendosë cilët janë ata që e meritojnë që ai (Fatmiri) t'ia heqë njollën. Këtij projekti po i shërben sot Komisioni i Fatmir Xhafajt./CNA
Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Ivi Kaso, iu kund...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Në një postim në "Facebook", deputetja demokrate, Jori...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pë...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo, ka r...
Në ndërkohën që Himara mblidhej për të bërë zgjedhjen ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Gazmen...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në nj...
Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga se...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi ga...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Ministria e Jashtme ka njoftuar se të gjithë ata qytetarë ...
Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës...
Mediat greke kanë publikuar disa artikuj në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e zgjedhj...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fitua...
Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dha një mesazh nga s...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...