Tabaku, thirrje Petrit Malajt: Rikthe pagesën e taksës antikushtetuese për profesionistët
Në një postim në "Facebook", deputetja demokrate, Jori...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, u shpreh në një deklaratë nga selia blu se Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin e projektit fantazmë "Let’s talk together about US 2024".
Sipas saj, ministria, në kundërshtim me çdo përgjegjësi dhe detyrim ndaj publikut, zgjedh të braktisë qindra nxënës, dhjetëra mësues, prindër dhe të mbrojë zyrtarët e saj, militantë, të paaftë e të korruptuar.
Deklarata e plotë:
Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin "Klea-Rama".
Ashtu siç ka heshtur:
-për rrënimin e cilësisë së arsimit;
-për braktisjen e shkollës nga nxënësit;
-për zhbërjen e profesionit të mësuesit:
-për mosfinancimin e arsimit;
-për rrënimin e infrastrukturave shkollore;
-për degradimin e kurrikulave dhe teksteve shkollore;
-për politizimin e drejtimit të institucioneve;
-për shthurjen e sigurisë në shkolla….
Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin e projektit fantazmë "Let’s talk together about US 2024", ka zgjedhur heshtjen dhe mbulimin e këtij skandali!
Në këtë skandal të radhës e të njohur si rasti "Klea-Rama", ministria, në kundërshtim me çdo përgjegjësi dhe detyrim ndaj publikut, zgjedh të braktisë qindra nxënës, dhjetëra mësues, prindër dhe të mbrojë zyrtarët e saj, militantë, të paaftë e të korruptuar.
Partia Demokratike, në monitorim të këtij skandali, denoncon me forcë synimin e ministrisë për të ekspozuar si fajtorë mësues të veçantë, të cilët vetë i caktoi si koordinatorë dhe vetë i trysnoi dhe i detyroi të zhvillonin këtë skemë mashtrimi dhe korrupsioni.
Znj. ministre, heshtja dhe mosreagimi juaj ndaj shkeljes që zv.ministrja dhe zyrtarë të tjerë drejtues i bënë Urdhrit të MAS nr. 634, datë 25.10.2022, "Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve të organizatave/shoqatave joqeveritare dhe individëve që kërkojnë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në fushën e arsimit parauniversitar", tregon papërgjegjshmërinë ose përfshirjen tuaj në këtë skemë mashtrimi të nxënësve tanë!
Znj. Manastirliu dhe znj. Guga!
A jeni të vetëdijshme dhe kush mban përgjegjësi për zhgënjimin, traumën dhe pasojat që ky mashtrim i strukturuar ka krijuar te nxënësit dhe prindërit e përfshirë në këtë pseudoprojekt?
A jeni të vetëdijshme për nivelin qesharak ku i keni katandisur institucionet qendrore dhe ato vendore të përfshira në këtë skandal?
A keni përgjegjësi ndaj mësuesve, koordinatorëve, drejtuesve të shkollave, të cilët administrata juaj i detyroi të punonin për disa muaj dhe me orë të tejzgjatura dhe sot i kërcënoni që të mbyllin gojën?!
Përtej zezonave që i keni shkaktuar arsimit dhe edukimit të fëmijëve, edhe ky rast është i mjaftueshëm për dorëheqjen tuaj dhe ndjesën që u detyroheni nxënësve, prindërve dhe mësuesve që i mashtruat në projektin "Klea Rama".
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Partia Demokratike, siç e ka publikuar në programin për arsimin, zotohet për ndalimin e katastrofës që solli rilindja dhe rikthimin e arsimit në vlerat, dobinë dhe në interesin më të mirë të nxënësve, të mësuesve dhe të familjeve tona.
Garancia më e madhe për këtë, janë pikërisht mësuesit dhe nxënësit tanë të talentuar!/CNA
Në një postim në "Facebook", deputetja demokrate, Jori...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pë...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo, ka r...
Në ndërkohën që Himara mblidhej për të bërë zgjedhjen ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Gazmen...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në nj...
Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga se...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi ga...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Ministria e Jashtme ka njoftuar se të gjithë ata qytetarë ...
Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës...
Mediat greke kanë publikuar disa artikuj në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e zgjedhj...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fitua...
Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dha një mesazh nga s...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës,...
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për ...
Procesi i numërimit për zgjedhjet e kryetarit të Bashk...
Në KZAZ-në Nr. 88 është duke u zhvilluar numërimi i votave...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...