Si e pritën mediat greke fitoren e Vangjel Tavos në Himarë
Mediat greke kanë publikuar disa artikuj në lidhje me ...

Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Ai mori 5022 vota, ndërsa kundërshtari i tij, kandidati i opozitës, Petro Gjikuria, është mbështetur nga 3545 qytetarë, ose 41.38% e zgjedhësve. Diferenca mes dy kandidatëve është 1477 vota.
Sa i përket kandidimit në këtë bashki, Tavo u shpreh në një intervistë televizive se e mori propozimin nga Edi Rama dhe e pranoi pas një bisede me kreun e qeverisë. Për këtë garë ai dha dorëheqjen edhe si prefekt i Qarkut Vlorë.
Nëse bëjmë një krahasim me të shkuarën, marrëdhënia mes Ramës dhe Tavos aktualisht është rregulluar.
Madje Rama në një postim të fundit e ka quajtur spektakolare fitoren e Vangjel Tavos.
Theksojmë që më parë mes tyre nuk kanë munguar përplasjet, sharjet, akuzat dhe kundërakuzat në publik.
Akuzat e Tavos më 27 prill 2021
Vangjel Tavo, i pari në listën e LSI-së në Gjirokastër, reagoi pasi kjo forcë nuk mundi të sigurojë as edhe një mandat në këtë qark në zgjedhjet e 25 prillit.
Me një postim në "Facebook", Tavo tha se garoi në kushte të pabarabarta dhe pati blerje votash, duke shënjestruar kështu Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën.
"Ju kam shërbyer me gjithë zemër dhe kjo ka qenë kënaqësia më e madhe në jetën time publike. Siç jeni dëshmitarë, kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta. Ky nuk është aspak justifikim, por një fakt dhe një realitet që u pa dhe nga vetë ju. Në këto kushte të pabarabarta rrjedhimisht fitorja elektorale ishte e vështirë për t’u arritur", u shpreh ndër të tjera Tavo.
Ai tha se çmimi për blerjen e votës kishte shkuar deri në 500 euro.
“Flitet për 500 euro, është rritur çmimi. Tashmë lekët e akumuluara nga hashashi vitet e kaluara e kanë bërë të vetën dhe do të harxhohen. Unë u them njerëzve që t’i marrin lekët se të vjedhura janë apo lekë droge, por votat t’i hedhin aty ku mendojnë. Lekët e vjedhura më mirë t’i kenë të varfrit se ata që i kanë", denoncoi ai.
Përplasja e prillit 2021
Më 8 prill 2021, gjatë fushatës elektorale, kur Edi Rama përuroi rikonstruksionin e Kishës së Shën Marisë në Dropull, Vangjel Tavo, në atë kohë deputet i LSI-së, sulmoi Edi Ramën.
"O i paudhë, o i pamoral, o i padinjitet, o i pafe! Je panikosur për humbjen e pritshme dhe po bredh nëpër varreza, duke gënjyer dhe të vdekurit, por koha e regjimit tënd ka mbaruar", qe shprehur Tavo ndaj Ramës.
Nuk mungoi edhe një koment nga kreu i qeverisë, i cili tha: "Vangjo tepsixhiu i baba Likes dhe doktore Monës, kujton se do blejë përsëri vota me zarfe e presione greke në Dropull".
Vrasja e Kostandinos Kaçifas
Në fund të muajit tetor 2018, RENEA ekzekutoi me armë zjarri ekstremistin antishqiptar, Kostandinos Kaçifas, në fshatin Bularat të Dropullit.
Më 29 tetor, Vangjel Tavo akuzoi policinë shqiptare për vrasjen e ekstremistit Kostandinos Kaçifas, duke thënë se ai nuk donte të vriste askënd, por ishte duke mbrojtur kauzën si misionar i interesit të kombit të tij (grek).
Madje ai shkoi në familjen e ekstremistit të vrarë dhe doli kundër veprimit të shtetit të shqiptar.
"Po, po, e besoj dhe e kuptoj dhimbjen! Nëse do të donte ta bënte, do ta kishte bërë. Kacifas nuk donte të vriste njeri. Nuk di çfarë të them... Të vetmen gjë që dua, të bëj thirrje të vijë trupi i djalit në shtëpi. Sa më shpejt", u shpreh Tavo.

Ky ishte një qëndrim kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, ku Kacifas u quajt ekstremist.
Në lidhje me këto veprime nuk mungoi edhe një reagim në rrjetet sociale nga Rama, i cili tha se Kacifas erdhi për të provokuar, hyri, turpëroi veten e flamurin e tij dhe iku./CNA
Mediat greke kanë publikuar disa artikuj në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e zgjedhj...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fitua...
Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dha një mesazh nga s...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës,...
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për ...
Procesi i numërimit për zgjedhjet e kryetarit të Bashk...
Në KZAZ-në Nr. 88 është duke u zhvilluar numërimi i votave...
Teksa po vijon numërimi, janë publikuar rezultatet e para ...
Rreth 6 orë nga mbyllja e votimit ka nisur numërimi i vota...
Në KZAZ-në Nr.88, në stadiumin e Himarës, kanë mbërritur g...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gji...
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Hi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejt...
Në orën 19:00 u mbyll zyrtarisht procesi i votimit në Hima...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, sulmoi ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për...
Në një postim në "Facebook", kreu i PD-së, Sali Berish...
Për procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në Himarë, ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...