Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...

Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tri vitet e ardhshme, por i duhet të qeverisë mes të tjerash edhe qytezën në të cilën i humbi zgjedhjet.
Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë.
Rezultati final është që Tavo mori 5022 vota ndërsa Gjikuria, një emigrant në SHBA, mori 3545 vota. Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, nga të cilat, 1024 i fitoi në Horë Vranisht.
Tavo i përket minoritetit grek të Shqipërisë dhe shtëpia e tij është zona e Dropullit në jug. Ai u zhvendos në Himarë, fillimisht si prefekt i Qarkut Vlorë dhe tani, si kryetar bashkie. Ironikisht ai duket se do të qeverisë bashkinë me votat e Horës dhe Vranishtit.
Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe nën tensionin mes një grupi biznesmenësh të cilëve qeveria u referohet si “investitorë”, ndërsa opozita i referohet si “oligarkë”. Rama, i cili e mbështeti fushatën e tij nën argumentin se ajo duhet të jetë një çështje lokale dhe jo një çështje referendumi për qeverisjen e tij, duket se fitoi falë makinerisë së tij elektorale, për të cilën ndihet krenar, por kjo fitore duket se e lë atë pa të drejtë morale për të qeverisur Himarën.
Edhe kandidati i tij, Vangjel Tavo, dukshëm duke ndier humbjen në njësinë Himarë, ftoi në orët e fundit para zgjedhjeve kundërshtarin Petro Gjikuria që të bashkohet me të në rolin e nënkryetarit të bashkisë. Përgjigjja e Gjikurisë para zgjedhjeve ishte refuzuese.
Zyrtarisht shteti shqiptar nuk njeh minoritet grek në Himarë pavarësisht se në të shkuarën, një politikan, përfaqësues i këtij komuniteti, Vasil Bollano, doli fitues dy herë përballë kandidatëve të partive të mëdha PD apo PS. Votat kundër PS-së në Himarë duket se lidhen edhe me historinë e persekutimit të krahinës gjatë kohës së komunizmit, por persekutimi nuk ishte i njëtrajtshëm në të gjithë fshatrat pasi disa nga fshatrat përbërës kanë qenë dhe vijojnë të mbesin mbështetëse të forta të Partisë së Punës dhe pasardhëses së saj, Partisë Socialiste.
Partia Socialiste dhe aleatja e saj në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosi në vitin 2015 që Bashkisë Himarë t'i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës. Në kohën kur ky bashkim u krye, Horë-Vranishti dhe Himara nuk ishin ende të lidhura me një rrugë dhe lëvizja u pa si një gerrimanderim i hartës elektorale që synonte të balanconte votat kundër të Himarës, gjë që u vu re edhe në zgjedhjet e së dielës./BIRN
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga se...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi ga...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Ministria e Jashtme ka njoftuar se të gjithë ata qytetarë ...
Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës...
Mediat greke kanë publikuar disa artikuj në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e zgjedhj...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fitua...
Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dha një mesazh nga s...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës,...
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për ...
Procesi i numërimit për zgjedhjet e kryetarit të Bashk...
Në KZAZ-në Nr. 88 është duke u zhvilluar numërimi i votave...
Teksa po vijon numërimi, janë publikuar rezultatet e para ...
Rreth 6 orë nga mbyllja e votimit ka nisur numërimi i vota...
Në KZAZ-në Nr.88, në stadiumin e Himarës, kanë mbërritur g...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gji...
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Hi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejt...
Në orën 19:00 u mbyll zyrtarisht procesi i votimit në Hima...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...