Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Ivi Kaso, iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama pas akuzave për pronën në Vuno.
Kaso theksoi se Rama nuk nxori dot asnjë asnjë dokument kadastre të vjetër apo të ri dhe asnjë dokument shpronësimi si dëshmi se 224 mijë metër katrorë tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregut të jugut ishin të klanit Rama.
"Ai tregon në Google Maps se ku është ‘Maja e Kolekajve’, për të dhënë përshtypjen se është larg nga deti, por nuk tregon asnjë nga hartat që kanë përdorur kushërinjtë e vet, dhe e ndjera nëna e tij palë në gjyq madje as Gjykata e Apelit për të pozicionuar pronën", u shpreh ai.
Kaso i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për këtë çështje.
Deklarata e plotë:
Kryeplakut të Surrelit dhe piratit të Gjipesë i ka djegur shumë denoncimi i medias dhe Partisë Demokratike për vjedhjen e radhës, kësaj here si ‘kryeministër strategjik’.
Në zbatim të porosisë së ‘kolegut’ të tij në SPAK, ai ka bërë një punë të paqme ‘intelektuale’ për të fshehur krimin, por në vjedhje gjithmonë ngelet një këmbë jashtë. Sidomos kur hajdutët janë mbi 2 metra.
Në një deklaratë që zgjatej shumë, Edi Rama mundohej të mbulonte diellin me shoshë, por në fakt binte brenda me të dyja këmbët. Siç bën zakonisht, ai citonte veten, por asnjë dokument kadastre të vjetër apo të ri, dhe aq më pak ndonjë dokument shpronësimi nuk nxori dot si dëshmi se 224 mijë metër katrorë tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregut ishin të klanit Rama.
Në këtë mënyrë ai pranon se nuk ekziston asnjë akt regjistrimi kadastral që të faktojë se toka prej 224 mijë metër katrorë në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut është e gjysh Petros dhe baba Pilos. Po kështu ai pranon se nuk ekziston asnjë akt shpronësimi të 224 mijë metër katrorë toke të Petro dhe Spiro Kolekës që të provojë se kjo tokë ka qenë ndonjëherë e tyre.
Rama lodhet shumë për t’i mbushur mendjen vetes se edhe familjarët po ‘i hanë kumbulla pas shpine’, por nuk lodhet fare duke dezinformuar.
Aty ku thotë se qeveria e tij ka miratuar ligjin e pronave, i cili nuk e njeh vendimin e gjykatës si dokument orgjinë, mashtron. Ky parashikim ligjor është futur qysh në vitin 2006, me një amendim të ‘qeverisë Berisha’.
Ai tregon në Google Maps se ku është ‘Maja e Kolekajve’, për të dhënë përshtypjen se është larg nga deti, por nuk tregon asnjë nga hartat që kanë përdorur kushërinjtë e vet, dhe e ndjera nëna e tij palë në gjyq, madje as Gjykata e Apelit, për të pozicionuar pronën.
Vetëkuptohet se Rama fsheh hartat se i del në shesh maja e mashtrimit.
Ai thekson me forcë faktin që është pyll dhe kullotë, ndërkohë që zëri kadastral i të gjitha pronave aty, sipër dhe poshtë rrugës deri në det, është pyll dhe kullotë.
Edhe këtu devijon dhe gënjen sepse, edhe nëse janë pyll dhe kullotë, nuk do të thotë se janë larg bregut. Shumë prej resorteve në bregdetin e Jugut janë ndërtuar pikërisht aty ku më parë kanë qenë pyje dhe kullota.
Në 224 mije metër katrorë tokë të marrë nga Rama, nëpërmjet nënës së tij të ndjerë apo Endrit, mbi 13 hektarë sipas VKM janë poshtë rrugës kombëtare, pra afër detit. Ajo që dihet është se në të gjithë shtrirjen e bregut 13 hektarë poshtë rrugës nacionale Vlorë-Himarë, të kategorizuar si kullota e pyje, kanë mbetur te kanioni i Gjipesë.
Edi Rama mund të angazhohet me fjalor ordineri për të mbuluar vjedhjet si kryeministër. Me sa duket, ashtu siç u fut, nëpërmjet sharjeve dhe mashtrimeve, edhe do të dalë nga politika. Me ndryshimin e vetëm se u fut duke sulmuar pushtetin e të tjerëve dhe do të dalë duke mbrojtur korrupsionin e vet dhe të familjes biologjike e politike.
Partia Demokratike i ka bërë publike dokumentet dhe i mbetet SPAK-ut që t’i marrë ato dhe të nisë hetimet. Nëse përtojnë, nuk ua mban, apo e konsiderojnë krim intelektual të vështirë për t'u hetuar, apo siç pretendojnë ‘nuk kanë staf’, ua bëjmë ne gati siç kemi bërë me qindra dosje të tjera.
Nëse shpresojnë se do t'ua çojë Taulanti edhe këtë denoncim, është tjetër punë…/CNA
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Në një postim në "Facebook", deputetja demokrate, Jori...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pë...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo, ka r...
Në ndërkohën që Himara mblidhej për të bërë zgjedhjen ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Gazmen...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në nj...
Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga se...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi ga...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Ministria e Jashtme ka njoftuar se të gjithë ata qytetarë ...
Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës...
Mediat greke kanë publikuar disa artikuj në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e zgjedhj...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fitua...
Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dha një mesazh nga s...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës,...
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...