
Fatmir Xhafajt tashmë i është zbuluar fytyra e vërtetë publikisht. Njeriu që është në krye të një komisioni që detyrën e tij të vetme ka pengesën e punës së institucioneve të drejtësisë, nuk e fsheh më se e gjithë lëvizja është të godasë SPAK-un, duke drejtuar një komision që do të thërrasë në Apel institucionet e drejtësisë.
Hajdutët e Rilindjes të dënuar nga Gjykata dhe hetim nga SPAK-u janë një "hambar" i madh mushkonjash që Fatmir Xhafaj si doktor ligjesh kërkon t’i shërojë me kininat e tij të skaduara.
Kjo lëvizje ka nisur muaj më parë, konkretisht që në 17 janar të vitit 2024, ku socialistët mblidheshin fshehurazi në vila për të hartuar draftet se si të kontrollonin SPAK-un me pretendimin e integrimit në BE.
CNA gjatë gjithë kësaj kohe ka paralajmëruar lëvizjet e këtij komisioni, të cilat u konfirmuan kur në Kuvend ngritja e këtij komisioni mori dritën jeshile.
Sot, enveristi i fundit, njeriu që drejtoi Komisionin e Reformës në Drejtësi në vitin 2015, po kërkon të bëjë një reformë mbi Reformën në Drejtësi, si një formë presioni ndaj SPAK-ut për hallet e Erion Veliajt dhe 99-çave apo hajdutëve të kryebashkiakut, të cilët ndodhen pas hekurave pasi kanë vjedhur milionat e eurove përmes tenderëve.(LEXO KETU)

Xhafaj nuk ka asnjë formë tjetër për të ndalur punën dhe goditjet e SPAK-ut ndaj të paprekshmëve, por edhe vetes së tij.
Sot, enveristi i fundit, Fatmir Xhafaj, kthehet në mburojën e të korruptuarve dhe nxjerr kokën duke e pranuar pa asnjë rezervë se misioni i tij është të ndalojë dhe pengojë SPAK-un të vazhdojë punën me dosjet e nxehta korruptive që dikur nuk imagjinohej se mund të arrihej deri në arrestimin e ministrave, deputetëve, zëvendëskryeministrave, apo se kryebashkiaku i Tiranës do të hetohej për afera korruptive.
Fatmir Xhafaj është kthyer në hambarin e mushkonjave që përpiqet të infektojë institucionet e drejtësisë për t’i ndalur në detyrën e tyre për të pastruar vendin nga krimi dhe korrupsioni.(LEXO KETU)
Por e kemi një zgjidhje, për Xhafajn e hambarit të mushkonjave. I sugjerojmë të përdorë kininë dhe të shërohet nga helmi.
Enveristi i fundit në shërbim të Erion Veliajt do të vazhdojë me goditjet e tij poshtë brezit ndaj SPAK-ut dhe këtë e tregoi publikisht një ditë më parë në Kuvend thjesht dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tijën në skandalet që janë përfshirë./ CNA
"Tërbohet" Ermonela Felaj për pyetjet që deputetët e o...
Në seancën e sotme plenare, projektligji i ri për armë...
Deputetet demokrate, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin me armë...
Komisioni i Burgjeve i mbledhur pasditen e së shtunës ...
Kryetari i PD-së Sali Berishanë daljen e tij të radhës...
Komisioni i Burgjeve është mbledhur pasditen e kësaj t...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka i ftua...
PDK nuk do të bëjë koalicion me partinë e Lulzim Bashë...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Telit...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë një ...
Gjashtë muaj pas dënimit me ‘arrest shtëpie’, kryetari...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij të mbaj...
Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi u përgjigj ndaj një deklar...
PD dhe opozita zhvilluan të enjten në mbrëmje protestë...
Një delegacion i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë ...
Kreu I PD-së Sali Berisha ka reaguar një ditë pas pas...
Roland Bejko, një nga ushtarët më besnikë të Lulzim Ba...
Vangjel Tavo është kandidati i PS-së për zgjedhjet në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...