I quajtur enveristi i fundit, Fatmir Xhafaj, njeriu që drejtoi Komisionin e Reformës në Drejtësi në vitin 2015, tashmë ka propozuar një reformë mbi Reformën në Drejtësi.
Ka propozuar me materiale konkrete, me dokumente çuar ndërkombëtarëve, të cilat CNA i zbuloi sot, me draft-rezoluta, të cilat nëpër rreshta dhe detaje fshehin guximin e enveristit të fundit, atë që ai e pati të madh në parlament, gjë që nuk e kishte bërë as Plarent Ndreca dhe Toni Gogu, por e ka bërë me ndërkombëtarët dhe me dokumente ku në anglisht shkruan komisione bipartizane dhe në parlament shkon dhe përgatit draft-rezoluta ku opozita përjashtohet.
Nga ana tjetër, për hallet e familjes së tij, Fatmir Xhafaj, ato të hetimeve për ndërtimet e kullave në Tiranë gjatë kohës kur ka qenë në detyrë dhëndri i Fatmir Xhafajt, Ditjon Baboçi, apo për hallet e vëllezërve të tij, apo për hallet e Erion Veliajt, enveristi i fundit i bashkuar organizatës së hajdutëve të 99-çave në Bashkinë e Tiranës.
Fatmir Xhafaj, po kërkon të bëjë reformë mbi Reformën në Drejtësi dhe nuk po e kërkon si një hap të domosdoshëm që Agjencitë Shtetërore duhet të kenë në hapat që duhet të ndjekë Shqipëria drejt BE-së. (LEXO KETU)

Po e kërkon pikërisht në këto momente si një presion të hapur ndaj SPAK-ut për hallet e 99-çave dhe të Bashkisë Tiranë, për hallet e organizatës së hajdutëve, për hallet e tij.
Po e bën që të kontrollojë SPAK-un sepse Fatmir Xhafaj e di shumë mirë që pjesa më e madhe e atyre prokurorëve janë njerëz të pakapur prej tij, prej Edi Ramës, prej Erion Veliajt dhe prej kujtdo tjetër.
Po hetojnë me profesionalizëm dosjet që deri dje nuk mund të imagjinoheshin.
Fatmir Xhafaj e di shumë mirë që Altin Dumani nuk ia hap telefonin. E di shumë mirë, që as atij, as Veliajt, as Ramës & CO, e jo më 99-çave të tjerë.

Ashtu sikundër veprojnë dhe ata prokurorë, të cilët në vend që t’u jepet kurajë dhe mbështetje që të ecin përpara me hetimet, të zbardhin dosjet korruptive, për të shëruar një plagë thuajse të pashërueshme në Shqipëri, si korrupsioni, bëjnë skenarë me drafte kundër, me dokumente në gjuhën angleze dhënë ndërkombëtarëve me argumente të tjera, me rreshta kontrolli në të gjitha agjencitë ku nuk përjashtohet as SPAK-u, e kështu me radhë.
Është e thjeshtë dhe e kuptueshme.
Për shkak të zullumeve ku janë zhytur, për shkak të hetimeve që ka bërë SPAK-u, dhe Fatmir Xhafaj e di shumë mirë dhe është gati të bëhet kamikaz i Erion Veliajt dhe na thotë që 4 apo 10 drejtorë, nuk janë 200 drejtorë të Bashkisë Tiranë.
Në fakt, ky është një debat tjetër. Pse duhet të ketë 200 drejtorë Bashkia e Tiranës? Pse duhet të ketë 11 mijë punonjës? Mos është kjo një administratë e tejfryrë pikërisht për qoka, pikërisht për nepotizëm, pikërisht për korrupsion?
Poste të dubluara apo tribluara për të hapur vende pune për militantë, për patronazhistë, për 99-ça dhe neoenveristë, të cilët janë armata e tyre që sot sulmojnë SPAK-un dhe duan të na tregojnë se nuk janë problem nja 2, 3 a 4 drejtorë. (LEXO KETU)
Në fakt, ata 4 drejtorë apo 10 janë njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Erion Veliajt. Janë njerëzit, të cilët u denoncuan dhe Erion Veliaj i mbrojti dhe u kallëzuan në SPAK e Erion Veliaj sërish i mbrojti dhe sot ai që është krimi më i madh është se enveristi i fundit, në krah të 99-çave, është bashkuar së bashku me Plarent Ndrecën, Toni Gogun dhe 99-çat e tjerë në mbrojtje të hajdutërisë dhe këtë e bëjnë me gjithë devotshmërinë për të sulmuar SPAK-un.
Atë SPAK, që në fakt nuk duhet ta kishte lënë jashtë hetimeve Plarent Ndrecën, atë SPAK që nuk duhet të lërë jashtë hetimeve vëllezërit e Fatmir Xhafajt, pasi trimëria më e madhe e këtij të fundit është që ka dorëzuar njërin prej vëllezërve për të shkuar drejt burgut, por të tjera hetime, të tjera dosje, të tjera skandale përfliten se janë në hetim nga SPAK-u.

Dhe Fatmir Xhafaj nuk ka një hall, ka shumë, ndaj dhe ka zgjedhur të bëhet edhe më i devotshëm se shumë sharlatanë të tjerë politikë, a thua se është naiv dhe nuk e di se çfarë po bën.
Hallin duhet ta ketë kaq të madh sa dhe vetë nuk po ia del dot për të mbajtur vetën dhe për t’u treguar si një politikan karriere, por po sillet si një vartës i Erion Veliajt, po sillet si një 99-ç i lali Erit, enveristi i fundit po kthehet në një servil të kryebashkiakut të Tiranës, një bashkëpunëtor të disa hajdutëve që sipas tij s’i kishte takuar kurrë, por ka zgjedhur t’u bëjë avokatinë, edhe pse veten e ka shitur si babai i një Reforme në Drejtësi që do të luftonte korrupsionin.
Ky është Fatmir Xhafaj, i cili kërkon të bëjë reformë mbi Reformën në Drejtësi për të shpëtuar dhëndrin, vëllezërit, lali Erin, hajdutët e Bashkisë së Tiranës, 99-çat e organizatës së hajdutëve e kështu me radhë./ CNA
Në Ditën e Drejtësisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Man...
Në Ditën e Drejtësisë, në mbledhjen e përbashkët vjetore, ...
Nëse i hedh një sy kalimthi draft-rezolutës së raportuar p...
Analisti Neritan Sejamini ka kundërshtuar nismën e maz...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me rezo...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, megjithëse i zhytyr në ska...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e so...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka vijuar lajthitjen e tij...
Deputeti Agron Shehaj ka kundërshtuar me forcë rezolut...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në protestën e përn...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Badhi i ës...
Mazhoranca ka miratuar kredinë 50 milionë euro për Bashkin...
Një denoncim është bërë nga deputetja Ina Zhupa për dre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të...
Me rastin e Ditës së Evropës, Sekretarja e Përgjithshm...
Fatmir Xhafaj tregoi sot rolin si kamikaz kundër SPAK-ut d...
Sot, më në fund, Fatmir Xhafaj ka nxjerrë kokën dhe ka tre...
Një debat ka pasur sot në Kuvend mes kreut të Grupit P...
Ndryshime në PD, një vit para zgjedhjeve parlamantere....
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sfiduar publikis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...