web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Xhafaj fillon luftën kundër SPAK, pas thirrjes së Veliajt

4 Maj 2024, 21:19, Politikë CNA
Fatmir Xhafaj fillon luftën kundër SPAK, pas thirrjes së Veliajt
Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj

Njeriu që ndërtoi Reformën në Drejtësi tashmë është qartazi kundër saj. Pas intrigave, skenareve dhe lëvizjeve politike për të krijuar një komision “Ad-Hoc” për të kontrolluar SPAK-un, pas reagimit të fortë të ndërkombëtarëve, Fatmir Xhafaj u duk sikur u tërhoq dhe mazhoranca gjithashtu, por kjo duket se nuk ka ndodhur.

CNA ka mësuar nga burime zyrtare se Fatmir Xhafaj ka përgatitur një draft për Reformën në Drejtësi, për të goditur SPAK-un, institucionin që po lufton korrupsionin dhe po çon drejt bankës së të akuzuarve të korruptuarit dhe gjithashtu ka marrë në pyetje së fundmi Erion Veliajn, ndaj të cilit pritet të ngrihet edhe akuzë nga ky institucion.

Fatmir Xhafaj, i cili njihet si një nga njerëzit e Erion Veliajt, ka filluar të veprojë ashpër kundër SPAK-ut dhe të mbajë qëndrime të drejtpërdrejta kundër prokurorëve të këtij institucioni, duke e quajtur institucion të dalë nga kontrolli, që nuk duhet të kishte këto rezultate pas reformës, por duhet të kishte pasur një kontroll të caktuar mbi të.

Fatmir Xhafaj fillon luftën kundër SPAK, pas thirrjes së Veliajt
Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj

Drafti i përgatitur është një betejë e hapur dhe një kërcënim për SPAK-un nga ana e Fatmir Xhafajt, i cili qëndrimet e tij i ka mbajtur politikisht edhe në strukturat kryesore të PS-së.

Xhafaj mësohet se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PS-së ka folur ashpër ndaj SPAK-ut dhe prokurorëve të këtij institucioni, duke kërkuar që mazhoranca të gjejë vullnet politik me opozitën për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, për të ndalur prokurorët e SPAK-ut në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe për t’i detyruar ata që të jenë në një kontroll të caktuar politik.

Mesa duket, Fatmir Xhafaj nuk është tërhequr ende nga çmenduritë e tij politike, nga komisionet “Ad-Hoc”, nga lufta kundër prokurorëve të SPAK-ut.

Fatmir Xhafaj, i cili njihet si ministri i Drejtësisë që u largua nga detyra pasi vëllai i tij rezultonte një person i dënuar në Itali, por që nuk vuante dënimin dhe fshihej në Vlorë dyhe kishte mbrojtje politike të Fatmir Xhafajt, tashmë ndodhet i ekstraduar në burg në shtetin fqinj.

Gjithashtu, Fatmir Xhafaj njihet për veprimet e tij politike brenda PS-së si një nga mbështetësit e Erion Veliaj që kërkon goditjen e kryeministrit Rama dhe po përdor çdo instrument të mundshëm për të krijuar brenda mazhorancës një grup individësh kundër SPAK-ut, të cilët kryesisht duket të jenë deputetë mbështetës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Fatmir Xhafaj fillon luftën kundër SPAK, pas thirrjes së Veliajt
Enver Hoxha dhe Fatmir Xhafaj

Ky i fundit është pyetur nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve dhe është duke u vlerësuar jo vetëm për atë dosje, por edhe për dosjen “5D” dhe për disa kallëzime të tjera të bëra në këtë institucion në lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm, tashmë është qartazi i pozicionuar në krah të Erion Veliajt dhe së bashku kanë filluar veprimet e tyre kundër “kolegëve” të SPAK-ut, të cilët po i luftojnë haptazi.

Megjithatë, më shumë se një betejë kundër prokurorëve, duket një lëvizje për të shpëtuar nga burgu Erion Veliajn, apo një përplasje me ndërkombëtarët, me SHBA-në apo BE-në, të cilët janë të qartë në qëndrimin e tyre që lufta ndaj korrupsionit duhet të shkojë deri në krye dhe deri në fund./ CNA





Lajmet e fundit nga